Një 30 vjetor si ai i Anxhela Martinit

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Është pak e vështirë të besohet, por Anxhela Martini ka festuar përvjetorin e saj të 30-të! Ky 30 vjetor e ka dërguar atë në Maldive, aty ku fjala pushim mbart gjithë kuptimin që duhet. Në një atmosferë thuajse magjike, Anxhela ka përjetuar njëra pas tjetrës surprizë pas surprize, gjë e ka treguar përmes fotove të publikuara për miqtë dhe fansat. Nga gdhendja në rërë e fjalëve “Birthday Girl” e deri te shtrimi i një tavoline me petale për një mbrëmje romantike në breg të detit, detaje që tregojnë se i dashuri miliarder rumun, di si ta impresionojë të dashurën seksi nga Shkodra. E rrethuar me këtë vëmendje dhe atmosferë përrallash, Anxhela ka zgjedhur këto fjalë për të shprehur magjinë e përjetuar: “Surpriza më e bukur për ditëlindjen time. Përtej përrallës” dhe më saktë se kaq, nuk mund ta përshkruante.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.