Sa herë hani Raffaello, mendoni për Dua Lipën

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Nëse i keni dashur gjithmonë bonbonet Raffaello, tani do të keni një arsye më shumë; sepse këtë herë ato shijojnë edhe pak shqip. Sukseset e njëpasnjëshme të Dua Lipës nuk kanë lënë indiferente as firmat e njohura në botë. E themi këtë pasi mësojmë që kompania e njohur e ëmbëlsirave, sapo ka zgjedhur këngën “Be The One” të këngëtares me origjinë nga Kosova, si kolonën zanore të reklamës së Raffaello- ve të famshme. Reklama e shumëpritur do të transmetohet në të gjitha televizionet gjermane. Kështu, për 25 sekonda, ju do të mund të sillni ndërmend shijen e një Raffaello-je, që me siguri shijon ndryshe nën tingujt e Dua Lipës. Pas një përvoje si kjo, nuk ka dyshim se veshët edhe qiellza juaj do t’ju jenë mirënjohës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.