Gashi: Do ta kalojmë grupin!

Intervista - - SPORT -

Ai është emri më i komentuar i Ko mbëtares së Shqipërisë. Shkëlzen Gashi ka qenë dhe është një ndër lojtarët më të mirë dhe më të suksesshëm të kësaj përfaqësuesje. Sulmuesi ka pasur shumë probleme me Bazelin, që e detyruan të ndërronte ambient në janar, duke u transferuar te Kolorado Rapids. Mesfushori me tipare sulmuese nuk ka gabuar, pasi me kalimin në këtë skuadër, ai ka hyrë menjëherë në listën e lojtarëve më të paguar. Dikush mund ta kritikojë, por në fund, të gjithë për para luajnë dhe Gashi nuk do të jetë as i pari, as i fundit që do të preferojë të hollat përpara karrierës. Sidomos sot, që Amerika dhe Azia janë bërë një tokë e premtuar për futbollistët. Ai tregon se Shqipëria do ta kalojë grupin, megjithatë artikulimi tij nuk është aq i mirë sa loja në fushën e blertë. Ne kemi arritur t’i shkëpusim këtë intervistë Gashit, në grumbullimin e tij me Kombëtaren...

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje Gashi! Si po i prisni emocionet e “Euro 2016”?

Shkëlzen Gashi: - Përshëndetje! Tani kanë filluar emocionet. Jam i gëzuar që do të shkojmë në Francë. Është hera e parë që shkojnë në një event kaq madhor, ndaj duhet të japim mak- simumin.

- Cila ndeshje prisni të jetë më emocionuese për ju?

- Mendoj se ajo me Zvicrën, që dihet se disa nga lojtarët i ka shqiptarë. I njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë... Me katër lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Bazeli dhe i kam shumë miq, por kur të bjerë bilbili, do të jap maksimumin për t’i mundur.

- Mendoni se do të jeni në formacion?

- Është trajneri ai që e përcakton formacionin dhe të gjithë lojtarët duhet t’i bindemi e të japim maksimumin. Kështu siç kemi luajtur gjatë eliminatoreve, duhet të luajmë sërish.

- Cili ka qenë momenti më emocionues për ty?

- Për mua, goli i parë në Elbasan ka qenë shumë emocionues, sepse ishim duke humbur, ndërsa në fund e përmbysëm rezultatin duke fituar 2- 1. Kur i pashë të gjithë shqiptarët të gëzuar, u emocionova më shumë. Ai moment më dha shumë vullnet.

- Po ndeshja në Armeni, ju kujtohet?

- Sigurisht që po. Në Armeni duhet të fitonim dhe kur më erdhi momenti, nuk hezitova për ta shtyrë topin në rrjetë.

- Kur e besuat se do të shkonit në Francë?

- Në momentin e golit të tretë në Armeni.

- Gashi, ju tashmë keni shkuar te Kolorado. Si po e ndieni veten aty?

- Po kaloj një moment të mirë me Koloradon dhe duhet të falënderoj te gjithë shqiptarët që më mbështesin.

- Si e gjetët veten në Amerikën e largët?

- Kështu është futbolli, mund të të çojë edhe në një vend të largët. Jam shumë mirë. Këtu në Amerikë, kam luajtur në të gjitha ndeshjet.

- Mendoni se do ta kalojmë grupin me Kombëtaren e Shqipërisë?

- Është shumë e rëndësishme ta nisim mbarë e me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë.

- Sa pikë mendoni se mund të grumbullojmë?

- Unë shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim maksimumin dhe duke besuar, në të tria ndeshjet.

- Çfarë u premtoni të gjithë shqiptarëve?

- Iu premtoj gjithë të mirat dhe besoj se do t’i gëzojmë. Më falni, por nuk mund të flas më, pasi kemi rregulla... Ndjesë. Gjithë të mirat dhe faleminderit.

- Suksese Gashi dhe na bëni krenarë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.