Sarasi vendos të martohet me Kumudin

Intervista - - TELENOVELA -

Kumudi dhe Sarasi lidhen me njëri-tjetrin dhe kalojnë momente romantike, duke shijuar dashurinë e tyre. Ndërkohë, Vidiaxhaturi i inkurajon Laksminandanin dhe Sarasin që të afrohen edhe më shumë dhe ta konsiderojnë njëri-tjetrin si miq të mirë. Laksminandani ndihet shumë mirë në këtë marrëdhënie të re që ka krijuar me të birin dhe i bën atij dhuratë një orë. Por, a mund ta pranojë Gumani rregullimin e marrëdhënieve të tyre?

Gumani ia arrin qëllimit

Umeshi hiqet në telefon sikur është i sëmurë, në mënyrë që Kumari të dalë nga shtëpia për ta takuar. Gumani i thotë Laksminandanit se, tani që Sarasi ka refuzuar martesën me Kumudin, nuk ndihet mirë duke qëndruar në atë shtëpi. Ajo i sugjeron që t’ia kthejnë Vidiaxhaturit paratë me të cilat e ndihmoi në çështjet e tij financiare, e bindur se kjo do të prishë marrëdhënien mes dy miqve dhe rrjedhimisht edhe atë të Kumudit me Sarasin. Laksminandani bindet dhe e bën këtë, gjë që e ofendon pa masë Vidiaxhaturin. Ata të dy nisin të grinden dhe të ofendojnë njëri-tjetrin, zënkë që përfundon keq dhe që i bën Kumudin e Sarasin të përballen me njëri-tjetrin, duke mbrojtur secili babain e vet. Gumani është shumë e lumtur që e arriti qëllimin e saj.

Vidiaxhaturi kërkon të falur

Dugba është e shqetësuar se Kumudi mund të ndahet nga Sarasi, vetëm për hir të të atit. Pavarësisht gjithçkaje të rëndë që ka ndodhur, Laksminandani është i lumtur që i biri i doli në krah atij dhe i thotë se ia di për nder Sarasvatit që i dha një djalë si ai. Gumani nis të tallet me Dugbën, duke i kujtuar grindjen mes dy miqve të vjetër. Duke dashur t’i kthejë gjërat ashtu si ishin, ajo nxiton të blejë biletat për t’u kthyer në Dubai. Dugba, u kërkon Vidiaxhaturit dhe Laksminandanit të pajtohen. Kështu, Laksimandani, me shumë vështirësi, i kërkon të falur shokut të tij, në sy të të gjithëve...

Kumudi pajtohet me Sarasin

Dy shokët e vjetër e falin njëri-tjetrin dhe pajtohen sërish, madje planifikojnë dasmën e Sexhalit në këtë shtëpi. Edhe Sarasi i kërkon të falur babait të Kumudit, por ai i thotë se e mirëkupton sjelljen e tij. Kumari, Kusumi dhe Suni arrijnë të ribashkojnë Kumudin me Sarasin dhe Gumanit i duhet të mendojë një plan tjetër për t’i ndarë ata të dy.

Dugba mbyll Kumarin në dhomë

Sexhali është nervoze për dasmën dhe Kumudi përpiqet ta qetësojë. Suni e këshillon Sarasin ta bëjë xheloze Kumudin, duke u shoqëruar me një vajzë me emrin Rada. Dugba merr një letër nga babai i Kumarit, i cili thotë se do të kthehet shumë shpejt. E terrorizuar dhe në përpjekje për ta mbrojtur Kumarin prej tij, ajo e mbyll atë në dhomë, pa i dhënë shpjegim askujt se pse po e bën këtë.

Sarasi zgjedh bizhu për Radën dhe nervozohet kur sheh se Kumudi jo vetëm që nuk bëhet xheloze, por as që re- agon. Dugba pendohet që e ka dënuar aq rëndë Kumarin dhe e nxjerr atë nga dhoma.

Sarasi bëhet xheloz për Kumudin

Kumudi i mëson Sarasit kërcimin dandija, por ai rrëzohet dhe Kumudi qesh me të. Sarasi bëhet xheloz kur e sheh Kumudin duke kërcyer me Ragavin. Kumudi shkon që të flasin, por ai sillet ashpër me të. Kumudi ndihet e pafuqishme përballë ashpërsisë së tij dhe ikën.

Gumani shkon te Kumudi dhe i kërkon asaj t’ia ruajë bizhuteritë në dollapin e vet, pasi dollapi i saj nuk mbyllet. Dugba ndërhyn, duke i kërkuar Gumanit të kujdeset vetë për gjërat e saj. Sarasi përpiqet të pajtohet me Kumudin dhe i tregon asaj se u bë xheloz për Ragavin. Kumudi i thotë se në dashuri nuk ka vend për xhelozi, gjë që e bën të lumtur Sarasin. Ai i shpreh dashurinë dhe shkruan në pëllëmbën e saj me këna inicialin e tij “S”, duke i thënë se është e tija dhe vetëm e tija.

Burri i Dugbës del nga burgu

Dugba i tregon Vidiaxhaturit letrën dhe i thotë se burri i saj ka dalë nga burgu. Ky i premton se ka të gjithë mbështetjen e tij dhe se i shoqi nuk ka për t’ia marrë kurrë Kumarin. Gjatë ceremonisë, burri i saj i del përpara për ta pyetur se si është dhe më pas zhduket. Dugba, që në atë moment nuk ka afër asnjeri të sajin, ndihet e pambrojtur dhe e tmerruar. Kumari, nga ana e saj, i rrëfen Umeshit për faktin që e ëma është e shqetësuar për martesën e saj.

Suni i kërkon Sarasit t’i propozojë Kumudit

Sarasi lyen me shafran fytyrën e Kumudit, një rit që presupozon martesë dhe i kërkon asaj që ta bëjë edhe ajo me të, por Kumudi largohet e emocionuar. Kur shohin fytyrën e saj me pastën e shafranit, shoqet e pyesin Kumudin nëse e ka marrë propozimin për martesë. Kumudi i kërkon Sarasit që t’i vënë një emër lidhjes së tyre dhe i rrëfen se ëndërron që propozimi që do t’i bëhet asaj, të jetë i rrallë.

Suni e këshillon Sarasin që t’i propozojë për martesë Kumudit dhe ai i premton se do ta bëjë. Sarasi nis të përgatitet për mënyrën se si do ta bëjë këtë propozim. Gumani i thotë Kumudit se do të qajë shumë nëse pranon propozimin e Sarasit dhe se duhet të zgjedëh një burrë tjetër. Ajo i thotë se ata u përkasin niveleve të ndryshme dhe se, sado të përpiqet, kurrë nuk ka për ta arritur dot Sarasin. Kumudi i thotë se asaj ajo me të shoqin nuk janë në një nivel, duke i shpallur në këtë mënyrë luftë të hapur asaj...

I ati i del në krah Sarasit

I ati i rrëfen Sarasit se ka qenë aq i ftohtë me të, pasi gjithmonë ka fajësuar veten për humbjen e gruas së tij. Laksminandani i kërkon Sarasit t’i japë një mundësi tjetër për të qenë një baba i vërtetë për të dhe të dy përqafohen. I ati e pyet Sarasin nëse i pëlqen Kumudi dhe ai e pohon. Atëhere ai i thotë se i ka të gjitha mundësitë që “jo”-në e tij ta kthejë në “po” dhe i premton se do ta ketë në krah.

Ndërkohë që Sarasi përgatit propozimin e tij, Gumani po bën gjithçka për ta nxjerrë Kumudin hajdute në sytë e të gjithëve, me ndihmën e Jashit dhe së ëmës. Sarasi lutet që gjithçka të shkojë mirë në propozimin që ka vendosur t’i bëjë Kumudit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.