Ozani shkon të vrasë Gylserenin

“Fate të kryqëzuara”

Intervista - - TELENOVELA -

Xhandani, sipas planit që ka bërë me Harunin, e fton Dilarën të shkojnë në lokalin e këtij të fundit. Gjatë drekës, Xhandani hiqet sikur merr një telefonatë dhe i kërkon të falur Dilarës që duhet të ikë. Kështu, Dilara ngelet vetëm dhe Haruni, që po e ndjek me sy nga ana tjetër e lokalit, i afrohet tavolinës së saj...

Haruni takohet me Dilarën

Haruni shkon në tavolinën e Dilarës dhe bën sikur është habitur që e sheh aty. Që të dy mbeten pa fjalë përballë njëri-tjetrit. Dilara përpiqet të shmanget, por Haruni i kërkon të bisedojnë si miq të vjetër dhe ata ulen bashkë. Haruni i shmanget pyetjes së Dilarës për Hajalin. Meqenëse Haruni i tregon se ka qenë në Dubrovnik, Dilara i kërkon ndihmë për klinikën që i ka treguar Xhandani për Hazallin dhe Haruni tregohet i gatshëm ta gjejë atë klinikë dhe madje t’i shoqërojë atë e Hazallin deri në Dubrovnik. Hazalli tashmë është shëruar plotësisht, por këtë nuk e di askush tjetër përveç saj.

Xhansuja vazhdon të jetojë në shtëpinë e Ozkanit. Ozani shkon ta takojë për t’i kërkuar të kthehet në shtëpi, por ajo i thotë se nuk kthehet më në një shtëpi ku jeton Hazalli, pasi e vret ndërgjegjja që i shkatërroi jetën asaj. Engini, të cilit i vjen keq për Ozkanin dhe gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet ai, i jep para që të blejë ushqim për në shtëpi, por Ozkani, i dëshpëruar, shkon në një lokal dhe i jepet pijes. Kur del, ai e harron telefonin atje...

Ozkani i kërkon Xhihanit ta marrë Xhansunë

Në apartamentin e Ozkanit ndodh një problem dhe të gjithë banorët e pallatit nxirren jashtë nga policia. Xhansuja me Kerimanin, Nurajin dhe Xhanin e vogël ngelen jashtë, ndërkohë që Ozkani nuk u përgjigjet në telefon. Dilara i tregon Xhihanit për klinikën në Dubrovik dhe Xhihani acarohet kur ajo i tregon se kjo ishte një këshillë nga Xhandani. Xhihani i kërkon të mos i besojë më asaj gruaje dhe i thotë se vajza e tij nuk ka për të shkuar në Dubrovnik. Edhe Ozani habitet me të ëmën se si e ka falur aq shpejt Xhandanin.

Ozkani shkon në punën e Xhihanit dhe takohet me të. Ai i tregon se tashmë është i varfër dhe se, sado që e do Xhansunë, nuk e mban dot atë. Me lot në sy, Ozkani i kërkon Xhihanit ta marrë Xhansunë, pasi ai nuk mund të jetë një baba i mirë për të. Xhihani e mirëkupton dhe i dhimbset. Ai i kërkon që, kurdo që të ketë nevojë, të shkojë ta takojë. atij edhe më shumë inatin ndaj Gylserenit, gjë që e shtyn Ozanin të marrë një vendim. Engini mëson se çfarë ka ndodhur në pallatin e Ozkanit dhe shkon atje. Ai u tregon se Ozkani tashmë ka ngelur pa para dhe Kerimani e Nuraji i humbin shpresat për të shkuar në hotel. Ato mbeten në mes të shiut, ndërkohë që gjithë të tjerët kanë ikur.

Gylsereni mëson se pallati i Ozkanit është boshatisur nga policia dhe vrapon për atje. Xhansuja kthehet në shtëpi dhe Dilara lumturohet kur e sheh, gjë që e tërbon më keq Hazallin, e cila vazh- tëpi njerëzit që urren më shumë. Xhansuja, nga ana tjetër, ia bën të qartë Di- tëpi, Kerimani shkon fshehurazi në dhomën e Hazallit dhe e gjen atë në këmbë. Hazalli, i lutet të mos i tregojë askujt për këtë dhe Kerimani, e lumtur që tani mund t’i bëjë shantazh asaj, i premton se do ta mbajë sekret.

Xhihani bisedon me Xhansunë dhe i tregon asaj për bisedën që ka bërë me Ozkanin. Xhansuja shkon në ofiçinë dhe e gjen Ozkanin duke fjetur aty. Ajo i kërkon llogari se pse nuk e ka pyetur fare atë se çfarë dëshiron, por ka shkuar te Xhihani për t’i kërkuar të vendosë për të. Ozkani i hap zemrën Xhansusë dhe të dy e mirëkuptojnë njëri- tjetrin.

Ozkanit nuk i vjen aspak mirë që familja e tij është stehuar në shtëpinë e Xhihanit dhe shkon t’i marrë ata me zor, por Dilara u del grave në mbrojtje dhe i thotë Ozkanit se ata janë mysafirët e saj dhe se, nëse do, mund të urdhërojë edhe ai. Ozkani, i nervozuar dhe i pafuqishëm, ikën prej aty. Gylsereni, e cila ka biseduar një natë më parë me Xhihanin për faktin se sa keq ndihej Ozkani, shkon ta takojë atë në punë. Ozkani habitet me vizitën e saj, por Gylsereni i thotë se vajza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.