Që partneri të jetë i mirë në shtrat, jepi... birrë!

Intervista - - INTIMITET -

Partnerin tuaj e zuri gjumi ndërsa bënit dashuri, për shkak se kishte pirë? Herën tjetër këshillojini të pijë... birrë! Një terapiste çiftesh mbron tezën se birra i ndihmon burrat të jenë më të mirë në shtrat.

Dihet që pija nuk është aleat i mirë i burrit, sa i përket seksit. Kur pi shumë, ai ndihet i lodhur dhe e ka të vështirë të ketë, ose të mbajë një ereksion, pa folur për dhimbjet e stomakut që mund ta ndërpresin këtë moment sensual. Kështu, pra, deri më sot mendonim se duhet të zgjidhje mes alkoolit dhe seksit, por këtë teori e kundërshton terapistja e çifteve, Kat Van Kirk. Ajo thotë se birra mund t’i ndihmojë burrat në shtrat, duke përmirësuar performancën e tyre. Në librin e saj “Zgjidhja për seksin në martesë: Një guidë realiste për të shpëtuar jetën tuaj seksuale”, ajo ekspozon idetë e saj, që duhet t’u pëlqejnë amatorëve të birrës.

Një gjysmë kilogrami birrë në ditë për të pasur një jetë seksuale të kënaqshme

Harroni verën dhe alkoolet e forta, më mirë pini birrë. Kjo pije e fermentuar, me sa duket, ka dhunti të fshehura. Së pari, falë sasisë së lartë të fitoestrogjeneve që ajo përmban, birra bën të mundur vonimin e momentit të ejakulimit, pra, lufton ejakulimin e parakohshëm. Sipas Kat Van Kirkut, birrat më të errëta shtojnë edhe libidon, sepse përmbajnë më shumë hekur. Duke pirë një birrë të zezë, shtohet sasia e hekurit në trup, gjë që stimulon prodhimin e rruazave të kuqe dhe qarkullimin e gjakut, pra, ndihmon ereksionin!

Nëse problemi kryesor i partnerit tuaj gjatë mbrëmjeve që pi shumë është që të evitojë dhimbjet e stomakut dhe të vjellat, ofrojini atij birrën Guiness!

Kjo e fundit është e pasur me minerale, substanca probiotike e vitamina dhe bën të mundur qetësimin, por edhe forcimin e stomakut (gjithashtu, do ta bëni të duket si një regbist irlandez). Në fund, mësoni se në qytetin e Edimburgut prodhohet një birrë pak e veçantë, e quajtur Innis& Gun, që quhet edhe “50 nuancat e Greit”, në homazh të sagës erotike. Terapeutja shpjegon se me përzierjen e saj me xhinseng, xhinko bilboa dhe damiana (substanca), kjo birrë mund “të shtojë dëshirën seksuale dhe të stimulojë sistemin nervor”. Sigurisht, këtu bëhet fjalë për një konsumim me masë. Një gjysëm litri në ditë mjafton për të marrë këto efekte pozitive. Kështu, pra, takimin e ardhshëm dashuror, lëreni në një pab! Për studimin e tyre, shkencëtarët u kërkuan 1000 pjesëmarrësve të mbushnin disa pyetësorë. Autorët dolën në përfundimin se xhelozia nuk është diçka që thjesht “mësohet”, por është një rezultat i evolucionit.

Për shembull, për burrat, tradhtia seksuale kërcënon shanset e tyre për të pasur fëmijët e vet. Në mënyrë të ngjashme, tradhtia emocionale e burrave përfaqëson për gratë një kohë dhe investim të reduktuar në kujdesin për fëmijët. Zbulimet janë publikuar në revistën Ndryshimet e Personalitetit dhe të Individualitetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.