Karota ka më shumë gjene se njeriu!

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Shkencëtarët kanë prezantuar për herë të parë gjenomën e plotë të karotës, duke hedhur dritë në zhvillimin e saj, në ngjyrën e saj portokalli dhe në vlerat e saj ushqyese. Kjo gjë do t’i ndihmojë në të ardhmen prodhuesit e saj që të përmirësojnë cilësinë e karotave dhe t’i bëjnë ato më rezistente ndaj sëmundjeve dhe thatësirës.

Ashtu siç zbuluan edhe shkencëtarët, karota ka më shumë se 32 100 gjene, afro 10 mijë më shumë se njeriu (bimët kanë afro 30 mijë gjene). Përveç kësaj, afro një e treta e gjeneve të karotës (10 530) janë të veçanta për të dhe nuk janë hasur asgjëkundi tjetër. Studiuesit e vendeve të ndryshme, me në krye profesorin e gjenetikës, Filip Sajmon, të universitetit të Uiskonsin-Madison, në SHBA, e publikuan studimin e tyre në revistën gjenetike “Nature Genetics”.

Ndërmjet të tjerave, shkencëtarët zbuluan një gjen që i jep karotës sasinë e lartë të betakaroteneve, që e zotëron në rrënjët e saj dhe prej nga prodhohet vitamina A, e cila ndërmjet të tjerave, është e dobishme për shikimin, sistemin imunitar, lëkurën, komunikimin mes qelizave, etj. Karotat bëjnë pjesë në të njëjtën kategori me selinonë, sallatën marule, majdanozin, koriandrën, etj., gjenomat e të cilave nuk janë zbërthyer ende. Prodhimi i karotave në botë është katërfishuar që prej vitit 1976 dhe ajo është kthyer në njërën nga 10 kulturat më të rëndësishme në botë.

Karotat e para të buta u shfaqën dhe u kultivuan në Azinë qendrore (sidomos në Afganistan) para afro 1100 vjetësh dhe kishin ngjyrë të verdhë-vjollcë, ndërsa karota portokalli nuk u shfaq në Evropë para shekullit të 16të, siç e tregojnë pikturat nga Spanja dhe Gjermania. Karotat e egra kishin ngjyrë si të bardhë. Studimi i ri tregon se nuk ka lidhje mes ngjyrës dhe shijes së karotës. Bujqit duket se u japin më shumë përparësi varieteteve të karotës me ngjyra më të forta, gjë që ka çuar në ndryshime gjenetike të vazhdueshme të tyre në dhjetëvjeçarët e fundit dhe shtim të karotenës dhe të vitaminave. Karotat e sotme me ngjyrë të theksuar portokalli, sipas studiuesve, kanë afro 50% më shumë karoten se ato të vitit 1970. Gjithashtu, në Azi, kultivohen varietete karotash me ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe vjollcë. makineri, vëreni në programin e brioshëve. Nëse jo, bashkoni dy përzierjet dhe punojeni masën derisa të dalë një brumë i butë, po jo që të ngjitet nëpër duar. Lëreni të vijë të paktën 1 orë në temperaturën e ambientit, derisa të dyfishojë volumin. Më pas hidheni në një formë të gjatë keku, lëreni prapë të vijë për 20 minuta dhe në fund piqeni në 180 gradë për afro gjysmë ore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.