Sekreti që fshihej në gotën e Aushvicit

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Punonjësit e muzeut të Aushvicit gjetën këtë javë një unazë të artë dhe një varëse të mbështjella me kujdes me një cohë dhe të vëna në fundin e dyfishtë të një kupe të konfiskuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky sekret priti 70 vjet para se të dilte në dritë. Bëhet fjalë për një nga objektet e fundit të konfiskuara në kampin e përqendrimit Aushvic-Birkenau, një nga më të mëdhenjtë e krijuar nga ushtria naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Fshehja e objekteve të çmuara tregon nga njëra anë ndërgjegjësimin e viktimave për vjedhjet dhe, nga ana tjetër, tregon se familjet çifute kishin vazhdimisht një fije shpresë se këto objekte do t’i rezistonin kohës”, deklaroi Pjotër Civinski, drejtor i muzeut shtetëror Aushvic-Birkenau.

“Nazistët u kishin premtuar çifutëve që deportoheshin në kampet e përqendrimit se ishte thjesht një zhvendosje e tyre dhe u premtonin një jetë të re në një vend të ri. Të deportuarit kishin mundësi të merrnin me vete disa valixhe”, deklaroi Civinski. Ushtarët ishin të sigurt se brenda valixheve, që kishin brenda rroba dhe objekte të jetës së përditshme, do të gjenin edhe objekte me vlerë të familjeve të deportuara. Këto objekte me vlerë u gjetën kur punonjësit e muzeut po merreshin me mirëmbajtjen e 12 mijë enëve të emaluara të gatimit në muze. Restauruesit i regjistrojnë të gjitha gjetjet, por shpesh nuk ekziston asnjë mënyrë për të identifikuar pronarët e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.