Përgjigjet

Intervista - - TEST -

5. Burrat joshen më shumë nga gratë që janë në fazën e ovulimit. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Kur gratë janë në fazën e ovulimit, joshen nga burrat me... a. Nofull katrore b. Sens humori c. Mollëza të dala d. Të gjitha së bashku

7. Cila është afrodiziak si për burrat, ashtu edhe për gratë? a. Stridhet b. Çokollata c. Testosteronet d. Të gjitha së bashku 8. Të jesh i dashuruar, është njësoj si të jesh i droguar. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 9. Çfarë roli kanë “hormonet e afërsisë”? a. I bëjnë njerëzit si të hutuar. b. Parandalojnë varësinë nga seksi. c. I ndihmojnë njerëzit të lidhen më shumë.

10. Burrave u pëlqen më shumë trupi i grave me ije të gjera dhe bel të hollë. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 11. Zëri që kemi, mund të jetë tregues i: a. Formës së trupit b. Personalitetit c. Aftësive seksuale

12. Truri mund të reagojë ndryshe ndaj hormoneve seksuale, nëse personi është gej, lesbike, apo heteroseksual. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Një fytyrë e ekuilibruar është joshëse seksualisht. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

14. Është provuar se feromonet njerëzore janë eksituese.

a. E vërtetë

15. Kur vjen puna te zgjedhja e partnerit/es, të kundërtat tërheqin njëra-tjetrën. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 1. Përgjigjja e saktë është a-ja. Mbase nuk mund të jetë dashuri e zhvilluar plotësisht, por një përgjigje e shpejtë e pasionante, ka mundësi të jetë. Truri ynë mund të lëshojë substancat kimike të dashurisë në një të qindtën e sekondës pasi kemi parë dikë që na pëlqen. Një studim i vitit 2010 tregoi gjithashtu se një dashuri e re është si drogë. Ajo shkakton të njëjtën ndjenjë euforike si kokaina, në të njëjtën pjesë të trurit. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja. Kalvin Klein, emrin e fazës së parë të dashurisë, obsesionit, ia vuri një parfumi të tij të njohur. Shkencëtarët italianë kanë gjetur një lidhje biologjike mes njerëzve me sjellje obsesivo-kompulsive (një tip fiksimi që trajtohet me ilaçe) dhe atyre që janë të sapodashuruar (në 6 muajt e parë të lidhjes). Që të dyja palët kishin nivel më të ulët serotonine se normalja. 3. Përgjigjja e saktë është d-ja. Kur biem në dashuri, truri ynë është i mbushur me dopaminë dhe norepinefrinë, që shkaktojnë një gjendje euforike. Ja, pse të sapodashuruarit flasin gjithë natën me njëri-tjetrin, adhurojnë çdo gjë te tjetri, ose udhëtojnë nga njëri cep i vendit në tjetrin për të kaluar një fundjavë së bashku. Rënia në dashuri shkakton edhe prodhimin e andrenalinës, që e bën zemrën të rrahë më fort dhe gjunjët të dridhen kur je pranë të dashurit/ës. 4. Përgjigjja e saktë është b-ja. Mbase nuk ju ka shkuar kurrë nëpër mend t’i mbani erë bluzës së djersitur të një djali për të parë nëse është ai i duhuri! Por, studiuesit ia bënë disa grave këtë test nuhatjeje dhe u pa se disa prej tyre eksitoheshin nga era e djersës së burrave që kishin sistem imunitar të ndryshëm nga i tyri. Kjo mund të ketë arsye biologjike: Është vërtetuar se fëmijët që kanë gjene të ndryshme për luftimin e sëmundjeve, sëmuren më pak. Por kjo mund të ndikojë edhe në lidhje: Gratë që kanë gjene imunitare të ngjashme me ato të partnerëve, kanë më shumë prirje të tradhtojnë. 5. Përgjigjja e saktë është a-ja. Në disa studime burrat preferonin aromën e bluzave të grave në fazën e ovulimit. Gjithashtu, në një studim tjetër të bërë në një klub striptizi, u vërtetua se burrat u jepnin pothuajse dyfishin e bakshishit grave që ishin në fazë ovulimi, sesa atyre që ishin me menstruacione. 6. Përgjigjja e saktë është d-ja. Nuk është çudi pse Xhorxh Klunei është një hajdut zemrash! Mund të ketë një arsye biologjike pse gratë që ovulojnë preferojnë burrat me nofulla dhe mollëza të dala: Këto janë shenja të nivelit të lartë të testosteronit, që tregon shëndet të mirë. Ndërkohë, sensi i humorit mund të jetë një shenjë inteligjence, një tipar plus kur mendon të bësh fëmijë me atë person. Studimet kanë treguar gjithashtu se në pjesën tjetër të muajit, gratë preferojnë burrat me fytyrë pak më femërore, e cila mund të përfaqësojë zemërbutësi, prirje për t’u lidhur seriozisht dhe aftësi të mira prindërore. 7. Përgjigjja e saktë është c-ja. Testosteroni, te burrat dhe te gratë, është e vetmja substancë e njohur që shton dëshirën seksuale. Stridhet kanë nivel të lartë dopamine, por nuk ka prova se ngrënia e tyre shton libidon. Çokollata, nga ana tjetër, ka nivele të larta feniletilamine (“molekula e dashurisë”), por nuk ka prova se ngrënia e saj e çliron hormonin njëlloj siç bëjnë prekja e duarve, ose e syve. 8. Përgjigjja e saktë është a-ja. E njëjta zonë e trurit që vihet në punë te njerëzit çmendurisht të dashuruar, vihet re edhe tek ata që përdorin kokainën, ose opiumin. Të dashuruarit gjithashtu shfaqin simptomat klasike të varësisë. Ndërkohë që krijohet lidhja, një i dashuruar ka nevojë gjithnjë e më shumë për “drogën e tij”, pra, për personin tjetër. Një ndarje mund të shkaktojë të njëjtat simptoma që ka lënia e drogës, si mungesë gjumi dhe depresion. Të dashuruarit e zhgënjyer, gjithashtu, mund të ribien pre e dashurisë së tyre, për shembull, kur dëgjojnë një këngë të preferuar. 9. Përgjigjja e saktë është c-ja. Gjatë orgazmës, rritet niveli i hormonit vazopresinë te burrat dhe ai i oksitocinës te gratë. Këto “hormone të afërsisë” mund t’ju mbushin me ndjenja dashurie për partnerin. Shkencëtarët besojnë se këto substanca kimike ndihmojnë në forcimin e lidhjeve emocionale mes të dashuruarve. Ndërkohë, substancat kimike të romancës mund të ulen dhe ekstaza të zëvendësohet me devotshmërinë. 10. Përgjigjja e saktë është a-ja. Gratë me bel të hollë dhe ije femërore, mund të tërheqin më shumë vëmendjen e burrave. Kjo u vu re nga një studim i vizatimeve të tyre. Për shembull, ata preferojnë një raport 70% mes ijeve dhe belit, për shembull një bel 65 cm dhe ije 91 cm. Kjo nuk është diçka e re, pasi këtë e kanë treguar edhe qindra vepra arti, nga kultura të ndryshme, disa edhe 32 000 vjeçare të lashta. Kjo gjë mund të jetë shenjë se gruaja është pjellore. Atëherë, duhet të shqetësohemi për trupin që kemi? Ka gjasë që jo, studimet flasin vetëm për pamjen ballore, ndërkohë që trupi i femrës ka plot forma dhe rrumbullakësi. 11. Përgjigjja e saktë është a-ja. Në një studim, disa burra dhe gra dëgjuan disa zëra njerëzish që numëronin deri në 10 dhe më pas i vinin një notë joshjes së tyre. Zërat që u vlerësuan më joshës vinin nga burrat me supe të gjera dhe ije të ngushta, ndërsa te gratë, u përkisnin atyre me bel të hollë dhe ije të gjera. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja. Në dy studime të vogla që janë bërë, studiuesit suedezë u kërkuan njerëzve t’u mbanin erë kimikateve të përbëra nga hormonet mashkullore dhe femërore. Hormoni mashkullor testosteron eksitoi trurin e burrave gej dhe të grave heteroseksuale, por jo të burrave hetero. Përgjigjet e trurit ishin më të ndërlikuara kur njerëzit u mbanin erë hormoneve femërore, por shumica e lesbikeve dhe burrave hetero thanë se u pëlqente hormoni femëror. 13. Përgjigjja e saktë është a-ja. Pse njerëzit me fytyrë të ekuilibruar kanë më shumë lidhje? Kjo është shenjë e një aftësie më të madhe për të luftuar sëmundjet. Studimet treguan se simetria i bën njerëzit më joshës. Burrat me fytyrë të tillë arrinin të bënin seks më herët me më shumë partnerë, përfshi këtu edhe pas martese dhe gratë kishin më shumë orgazma me ta, sesa me burrat me fytyrë asimetrike. 14. Përgjigjja e saktë është b-ja. Fluturat e natës dhe minjtë eksitohen nga feromonet, gjë që mund të ndodhë edhe te njerëzit. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë provë reale se feromonet njerëzore ekzistojnë ose eksitojnë njerëzit e tjerë, siç ndodh te kafshët. Shkencëtarët janë ende duke i studiuar ato. Megjithëkëtë, shoqëritë e prodhimit të parfumeve shesin spërkatës me përmbajtje feromonesh që thonë se nxisin joshjen seksuale. 15. Përgjigjja e saktë është b-ja. Gjatë një studimi në SHBA, burrat dhe gratë renditën cilësitë që kërkonin te një partner potencial, si shëndeti, besnikëria, devotshmëria ndaj familjes dhe pamja. Pastaj ata i radhitën këto cilësi te vetja dhe doli se shumica kërkonin njerëz si vetja e tyre. Studime të tjera kanë treguar se njerëzit duan partnerë që kanë të njëjtin sens humori, vlera dhe parime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.