Më kanë mbyllur në një kamp në Belgjikë

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje! Sot, në datën 20 të muajit maj, kam “kënaqësinë” t’ju shkruaj nga njëri prej kampeve ku shteti belg mban të mbyllur të gjithë personat që udhëtojnë me dokumente të parregullta. Vendosa t’jua tregoj historinë time pikërisht nga ky kamp, pasi në këtë mënyrë jam më pranë atij që unë e quaj mallkimi i shqiptarëve dhe i të gjithë atyre të cilët bien pre e këtyre kampeve.

Unë që po ju shkruaj jam rreth të dyzetave dhe në vendin tim kam qenë një zonjë e nderuar dhe e respektuar nga të gjithë ata që më njohin. Përveç kësaj, jam një grua intelektuale, shumë e zonja në punën që kam kryer dhe kurrë në jetën time nuk kam qenë e dënuar apo me precedentë penalë. Edhe kur dëgjoja për të tjerët që kishin probleme të tilla, ndihesha shumë keq sepse jam e bindur se njeriu duhet të jetojë i lirë. Unë jam e martuar prej pesë vitesh me një shqiptar që jeton në Belgjikë. Në këto vite kam jetuar pikërisht në këtë shtet dhe jemi munduar që të rregullojmë dokumentet duke bërë bashkim familjar. Kemi bërë tri herë kërkesë që unë të merrja dokumentet, por në të trija rastet na ka ardhur përgjigje nega- (Vijon nga numri ikaluar)

- Si mund të lihet një grua si ju?

- Oh, ju lutem, po më bëni të ndihem keq!

Po ju, a jeni i martuar? - ajo nuk kishte qenë në punë në darkë kur erdhëm ne në hotel, kështu që nuk e dinte se isha me familjen aty.

- Po, jam. - instinktivisht ula sytë. Në ato momente doja të isha beqar apo i divorcuar, vetëm që të mos mbaronte ky çast.

- Duhet të jesh i lumtur që je i martuar e jo të ulësh kokën.

- Jam ose më saktë, kam qenë i lumtur po të mos më dilje para ti!

- Më falni se bëmë muhabet pak si tepër. Më duhet të ngrihem e të vazhdoj punën.

- Po nuk ke klientë. Pse nuk rri edhe pak e flasim?!

Ajo u ngrit dhe unë e kuptova se iku sapo mori vesh se jam i martuar. E piva atë kafe dhe dola për një xhiro, por më mbeti mendja tek ajo femër. tive. Arsyeja është e thjeshtë: bashkëshorti im jeton me asistencë dhe përgjigjja na vjen negative me pretendimin se ai nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të më mbajtur edhe mua. Në përgjigjen që kam marrë nga shërbimi i të huajve, shkruhet qartë se nuk mund të pajisem me dokumente, por as nuk jam e detyruar ta lë shtetin e Belgjikës. Kjo gjë më ka bërë të jetoj normalisht në këtë shtet duke u integruar, duke u shkollurar dhe duke bërë një jetë normale. Gjatë këtyre viteve shkoja në Shqipëri dhe kthehesha përsëri, pa asnjë lloj pengese, sepse isha e regjistruar në komunë si bashkëshortja e burrit tim. Autoritetet në doganë pasi më verifikonin dokumentet, më linin të hyja në këtë shtet, kurse këtë herën e fundit... Edhe në ëndrrat e mia më të këqija nuk kisha mundur ta imagjinoja atë që m’u desh të kaloja këtë herë.

Shkova në Shqipëri për probleme familjare dhe kur u ktheva, më ndaluan në aeroport. Autoritetet më verifikuan dokumentet dhe më thanë se kam jetuar në mënyrë të paligjshme në shtetin e tyre. U mundova të justifikohesha duke iu treguar të gjitha dokumentet që kisha me vete, por ata bënë një raport, të cilin e dërguan në ministri dhe më pas më erdhi përgjigjja se duhet të kthehesha në Shqipëri, të rrija tre muaj dhe të vija përsëri. Gjatë kësaj kohe, bashkëshorti im ishte shumë i nervozuar. Ai nuk ishte me mua në ato momente pasi ishte në punë dhe mundohej të lidhej me autoritetet e policisë për t’u shpjeguar rastin tim, por ata nuk pranonin të flisnin me të.

Në një moment, një ndër policët që po merreshin me rastin tim, pranoi të komunikonte me bashkëshortin tim, por ky bisedim u kthye në një sherr të vërtetë. Burri im, shumë i nervozuar, e kishte sharë policin i cili po raportonte për mua, e kishte ofenduar duke i thënë se “ju jeni racistë, jeni pederastë, jeni njerëz pa nder dhe pa familje”, por të gjitha këto bënë që çdo gjë ta vuaja unë. Pashë që polici, i cili ishte ofenduar nga bashkëshorti im, ishte shumë i nervozuar dhe më nxori nga zyra e tij me një nervozizëm të paparë. Nga ai moment, fillova të qaja shumë, po rrija duke pritur se çfarë do të ndodhte me mua. Para meje po qëndronin tre policë, dy burra dhe një grua. Njëri prej tyre më tha me shumë egërsi: “Duhet të vish me mua!”. Duke qarë, fillova t’i ndiqja. Në duar kisha bagazhet; një çantë të rëndë dhe një valixhe. Telefoni binte pa pushim, ishte burri im, i cili ishte në ankth pasi nuk e dinte se çfarë po ndodhte me mua. Po ecnim nëpër disa korridore të ngushta ku pluhuri ishte dy pëllëmbë, dukej sikur në atë rrugë nuk ishte shkelur nga këmba e njeriut prej vitesh me radhë. Frika nisi të më shtohej akoma më shumë, nuk e dija se ku po më çonin dhe çfarë do të bëhej me mua. Ato rrugë më dukeshin si labirinte, të cilave nuk do t’ua gjeja fundin asnjëherë. Të tre policët rrinin shumë seriozë dhe as që e merrnin mundimin të më ndihmonin me çantat. Përveç kësaj, më shikonin aq me inat, sa unë fillova të mendoja se diçka do të ndodhte me mua. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte se do të më çonin në një vend të fshehtë dhe do të më përdhunonin. Ishte e tmerrshme, në ato momente po e mallkoja burrin tim për atë që më bëri të kaloja. Fillova të ndieja se këmbët po e ngadalësonin hapin, ndieja bllokim në frymëmarrje, frika që më kishte mbërthyer kishte bërë që të ndihesha keq, e ndieja se zemra kishte filluar të më rrihte me shpejtësi. Ndalova unë, ndaluan edhe ata. Shikimet e tyre më bënin të ndihesha akoma më nervoze. Rruga që përshkuam në këmbë përfundoi dhe ata më hipën në një makinë policie të rrethuar me hekura. Aty fillova të mendoja se po më çonin në polici. Në jetën time nuk e kam ndierë veten asnjëherë aq të poshtëruar. Po më trajtonin tamam si një kriminele; atyre as që u bëhej vonë për lotët e mi... Makina ecte, unë qaja dhe telefoni binte pa pushim. Ata më kishin rrethuar dhe nuk më jepnin asnjë shpjegim, edhe pse unë ua kërkoja pa pushim, për të ditur se ku do të më çonin.

Mbërritëm në një vend të rrethuar me mure, ku më futën në një zyrë. Nga bisedat mes tyre kuptova se do të qëndroja në një qendër të mbyllur. Mbas shumë procedurash ata me çuan në dhomën time dhe më pas më shoqëruan për në dhomën e ngrënies. Ju nuk do ta besoni dot, por ai ka qenë çasti më i vështirë i jetës sime; as fjalët nuk i gjej dot që ta përshkruaj atë moment. Kur hyra në sallën e ngrënies, qindra njerëz të cilët ishin ulur aty e kthyen shikimin nga unë në mënyrë të menjëhershme. U ndjeva shumë e turpëruar, sikur të kisha bërë ndonjë krim shumë të rëndë. Më vonë e kuptova se më shikonin të gjithë sepse unë isha e re aty. Nga vështrimet e tyre u ndjeva aq keq saqë kuptova se u skuqa shumë dhe filluan sërish të më rridhnin lotët, sikur t’i kisha hapur me rubinet. Shoqëruesi që kisha në krah e kuptoi gjendjen time dhe më hodhi dorën në qafë duke u munduar të më qetësonte, po unë qaja e qaja pa pushim. Shoqëruesi më lutej që të pushoja dhe të haja darkën sepse nuk do të gjeja ushqim më vonë, por atë ditë fjeta pa ngrënë darkë.

Në ditët e tjera nisa të qetësohesha. Aty njoha edhe shqiptarë të tjerë që më shpjeguan se si funksiononin gjërat aty brenda. Tashmë kam nisur procedurat për të dalë jashtë dhe jam e sigurt se kam për t’ia dalë mbanë. Arsyeja pse desha t’jua shkruaj këtë ngjarje ishte fakti që t’ju vë në dijeni se jeta në kamp nuk është ashtu si ju e mendoni; këtu nuk je gjë tjetër veçse një i burgosur që jeton në dhomë me njerëz të panjohur ku çdo ditë mund të ndodhë diçka e paparashikuar. Unë e përjetova shumë keq dhe nuk dua që dhe ju të bini pre e mashtrimeve që ju bëjnë të tjerët duke menduar se këtu mund të gjeni parajsën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.