Ajo bëri dashuri me mua dhe më dha duart

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

M’u duk aq e bukur dhe u ndjeva aq mirë në bisedë me të, sa nuk isha ndier ndonjëherë! Si më erdhi fati edhe mua në këtë ditë të shënuar kur familja më bëri këtë surprizë, duke më treguar se më do aq shumë?!

Kur mbarova shëtitjen, u ktheva në lokal dhe pashë se të gjithë pjesëtarët e familjes ishin zgjuar dhe po pinin kafe në bar. I përshëndeta, por sytë më shkonin tek ajo femër që kisha njohur në mëngjes. Ishte aq e bukur dhe përputhej me shijen time!

- Do të shkojmë për shoping, - tha vajza. - Do vish ti babi?

- Jo, unë do rri të shijoj këtë peizazh të bukur. Po ti, do të shkosh? – e pyeta djalin. - Jo, unë do të rri me ty. Kjo nuk më pëlqeu, por të paktën shumica po ikte. Pasi ato u larguan, djali shkoi në dhomë se donte të shihte televizor dhe të luante në ko- mpjuterin e tij. Unë përfitova nga rasti dhe ia bëra me shenjë banakieres së bukur. Ajo e kuptoi dhe erdhi në katin e dytë, ku isha unë.

- Kam pak kohë që të kam njohur dhe po më çmend mendimi se nuk do të të shoh kurrë, kur të largohem nga këtu.

- Të lutem, se mos na vjen ndonjë njeri. – kështu tha e mu hodh në qafë.

E përqafova sikur nuk kisha përqafur ndonjëherë grua. Pa një, pa dy, ne u futëm në dhomën time. Aty kisha fjetur një natë më parë me gruan, por nuk po më brente aspak ndërgjegjja. E mbylla derën me çelës dhe hoqa nga koka mendimet që do të më pengonin të shijoja këtë çast magjik, edhe pse pak me frikë, se mos djalit i shkrepej të vinte e të trokiste.

- Ishte një mekulli të bëje dashuri me ty. – i thashë kur ajo po vishej të dilte nga dho- ma.

- Edhe për mua. – tha dhe më dha një puthje me dorë.

Ndenja ashtu për pak kohë dhe më pas u ngrita e u bëra gati të ulesha në lokal për drekën. Pasi isha bërë gati, më mori gruaja në telefon:

- Merre djalin e hajde se do të hamë në një lokal këtu në qendër!

- Mirë, - i thashë i pezmatuar se mua më rrihej vetëm në atë vend ku kisha atë femër rreth e përqark.

Ajo drekë me familjen nuk më shijoi aspak. Edhe ata e vunë re këtë gjë.

- Çfarë ke, zemër? Mos je sëmurë? - më pyeti gruaja.

- Më dhemb pak koka, po mos u bëni merak se tani kur të shkojmë në hotel, do të pushoj e do të jem më mirë.

- Po ne nuk do të shkojmë në hotel tani. - tha vajza. - Do të dalim shëtitje e në darkë kemi rezervuar një vend shumë romantik.

- E di se jeni të gjithë të gatshëm të më bëni qejfin, por unë nuk ndihem mirë dhe dua të shkoj në hotel. Po ju vazhdoni e bëni qejf. Sapo të pushoj, vij edhe unë aty ku jeni.

- Mirë thotë babi! – Ia preu shkurt ime shoqe, si gjithmonë. – Ku ka fuqi ky të vijë andej rreth e rrotull? Shko zemër pusho e na merr në telefon kur të jesh mirë.

- Dakord! - i thashë gjithë gëzim.

Kur u ktheva në hotel, ajo sapo kishte lënë turnin dhe po largohej për në shtëpi. E prita te cepi i rrugës dhe e pyeta direkt: - Mbarove? - Oh, ju! - Nuk po kënaqesh që po më sheh? - i thashë kur pashë se ajo u tërhoq nga unë.

- Më fal, po as vetë nuk e di se ç’më gjeti në mëngjes. Dola jashtë natyrës sime...

- Edhe unë ashtu bëra, por kështu e kanë këto punë...

- Më fal edhe njëherë, po unë bëra një gabim të madh dhe tani ju lutem, më lini të shkoj në shtëpi.

Në atë moment, erdhi autobusi dhe ajo u ngjit në të. Pasi u nis autobusi, ajo u kthye nga unë dhe më përshëndeti. As vetë nuk po e kuptoja nëse isha në ëndërr apo zgjuar. Mirë të më bëhej! Lashë familjen time për të! Mbeta vetëm në dhomë gjithë pasditen dhe në darkë, kur ata u kthyen, bëra sikur flija.

- Zemër, je më mirë? - ishte zëri i gruas që ishte në merak për mua.

- Po, jam mirë, vetëm dua të fle.

Në fakt, mua nuk po më merrte gjumi aspak dhe nuk më mori atë natë e ende e bëj gjumin me copa, duke kujtuar atë femër që më bëri të prekja mrekullinë për pak çaste. Nuk e di në do të mund ta takoj ndonjëherë tjetër, por ju betohem se ndihem shumë keq larg saj...

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.