Djali ynë i vetëm nuk na do më

Intervista - - MËKATE -

Jam një burrë plak, sot tetëdhjetë e një vjeç. Kam dy javë që debatoj me time shoqe për faktin se dua ta tregoj historinë tonë në faqet e gazetës tuaj! “Nuk e shes djalin tim unë nëpër faqe gazetash”, thotë gruaja ime. Në fakt, edhe unë nuk dua të shes apo të shaj djalin, fëmijën tim të vetëm, dritën e syve të mi, por kërkoj pak dashuri e pak ngushëllim sepse tashmë jam shumë i plakur për ta përballuar këtë dhimbje.

Kam lindur në një fshat shumë afër Tiranës. Atëherë ishte fshat sepse sot është bërë pjesë e kryeqytetit. Kemi qenë katër fëmijë dhe megjithëse në fshat, babai arriti të na jepte shkollë e zanat të katërve. Unë kam punuar gjithë jetën në ushtri. Në fillimet e mia kam qenë kapter e meqenëse isha i dhënë pas makinave, më dërguan në repartin e tankeve.

- Partia të do aty sepse aty je shumë i dobishëm për të mbrojtur atdheun, - më tha komandanti kur më transferuan nga reparti ku isha.

- Jam ushtar i denjë i atdheut tim dhe do ta mbroj me gjak e nder, - iu përgjigja.

Kështu, më çuan në një fshat kufitar kur unë isha njëzet e pesë vjeç. Mendoja se isha specialist për tanket dhe do të më sillnin ndonjë tank që të rrija në gatishmëri, por siç ishin gjërat në atë kohë... tankun e sollën pas (Vijon nga numri i kaluar)

E pashë të arsyeshme të mos e zgjasja më atë ditë dhe mendova të gjeja një mënyrë që ta takoja vetë atë grua. Ia dola ta gjeja një numër pasi për fat, ajo nuk kishte ikur ende në Francë. I lashë takim dhe ajo nuk e bëri dysh fjalën se si duket, kishte dëshirë edhe vetë të më takonte.

- Besoj e ke kuptuar se përse desha t’ju takoja.

- Përse? - pyeti ajo shkurt.

- Mora vesh se ke patur një histori me burrin tim. - Histori?! - u habit ajo. - Nuk e di tamam se çfarë ka qenë. Mua më mbeti në mendje ajo fjalë që më the atë ditë, që isha me shumë fat. dy vitesh. Ndërkohë, unë isha kapteri korrekt që filloi të zbriste ndonjëherë edhe në fshatin ngjitur, herë për të blerë, herë për të shkuar në shtëpi te prindërit se do çmendeshim vetëm mes ushtarëve. Ndër këto udhëtime, në sy më ra një vajzë e hollë dhe e bukur, me sytë gjithë shkëlqim. E shihja tek punonte në arë me kooperativistet e tjera e më dhimbsej se ishte aq e vogël e duhej të bënte normën sa të tjerët. Kjo dhembshuri shumë shpejt mu kthye në dashuri të cilën vazhdoj ta ushqej edhe sot për gruan time.

Një ditë, kur isha në fshatin e saj, e pashë rrugës vetëm tek kthehej nga burimi dhe i kërkova ujë me sebepin për ta ndalur. Ajo më dha ujë pa i ngritur sytë. Atëherë mu desh t’i flisja prapë që të lija një takim me të.

- Mund të më takosh çdo ditë kur kthehem nga burimi e të të jap ujë, - më tha me zë krejt të qetë e me faqet e kuqe.

Si piva ujë dy apo tri herë nga duart e saj, unë u tregova prindërve të mi në rrugën e parë që erdha në shtëpi dhe bashkë me babain, i kërkuam dorën në shtëpi. Shumë shpejt, u fejova. Edhe martesën e bëmë shpejt se në fshat ishte e pamundur të takoheshim, por edhe unë kisha nevojë të kisha familjen time. Vitet e para të mar- tesës sonë i kaluam në fshatin e saj sepse unë atje isha me punë dhe ajo vazhdoi punën në kooperativë. Ndërsa donim një fëmijë, kjo dhuratë nuk na erdhi dy vitet e para. Dhe unë, si më me pozitë që isha, kërkova në komitetin e partisë së rrethit një punë tjetër për gruan për arsye shëndetësore. Sapo ime shoqe filloi punë në çerdhen (çerdhja dhe kopshti ishin bashkë në të njëjtën dhomë) e fshatit, ajo mbeti shtatzënë. E merrni me mend sa u gëzuam, por nuk do të zgjaste shumë kjo lumturi. Kur gruaja ime ishte në muajin e pestë të shtatzanisë, i vdiq fëmija në bark dhe gati sa nuk vdiq edhe ajo vetë sepse e mori vesh vetëm kur kishte vizitën e radhës në konsultore. Pastaj, në spital, me kushtet e atëhershme, e terrorizuan aq shumë sa ditët e para kur u kthye në shtëpi, më tha që nuk donte të kishte më fëmijë, me ç’kishte hequr. U përpoqa të ngushëlloja gruan, ndërsa vetë më dukej sikur më kish vdekur gjysma ime. Gruaja filloi punë e pasi iu rikthye përditshmërisë, u qetësua. Pas një viti mrekullia na ndodhi sërish, gruaja ime ngeli shtatzënë. Këtë radhë, kolegia e saj përpiqej të bënte gjithë punët që ajo të mos lodhej, por sërish s’ishte shkruar të gëzoheshim. Në muajin e katërt ajo e humbi sërish fëmijën. Trauma këtë radhë ishte më e madhe vetëm se shyqyr që kemi qenë injorantë e jo si sot. Ju betohem që, të na kishte ndodhur sot, me stresin që njerëzit kalojnë sot, do ishim çmendur burrë e grua.

Por me kohën shërohet gjithçka. Sërish pas një viti gruaja ime mbeti shtatzënë. Këtë radhë mjekët thanë që duhej të shtrohej në spital e të qëndronte regjim shtrati, por prapë, shtatzania arriti deri në muajin e pestë e njësoj si dy të parat, u shkëput.

Kjo na ndodhi edhe tri herë të tjera. Për dhjetë vite që jetuam në atë fshat, ime shoqe ka dështuar gjashtë fëmijë e mjekët nuk e gjenin dot arsyen. Pas ndërhyrjes së një mikut të familjes arrita të kthehesha në punë afër Tiranës dhe u sistemuam në një hotel punëtorësh (kështu quheshin atëherë). Ishim ngushtë në një dhomë, por kjo nuk na mërziste. Kishim njëri-tjetrin dhe ëndrrën për të patur një fëmijë. Tre vite pasi erdhëm me shtëpi afër Tiranës, gruaja ime filloi punë dhe filloi të përshtatej edhe me mënyrën e jetesës. Vitet kalonin, por fëmija ynë po vononte. Të gjithë miq e kushërinj s’kishin muhabet tjetër veç të na thoshin të mos mërziteshim. Punët po na ecnin mirë, morëm edhe shtëpi në pallat dhe me rrogat tona që për kohën ishin të mira, mundëm edhe ta kompletonim. Gruaja kishte zënë një shoqe në punë. Ajo ishte nga veriu, natyrë e qetë dhe fjalëpakë, se e kisha takuar disa herë. Ajo i kishtë thënë gruas time që njihte një plakë që me një ilaç popullor e ndihmonte të mbetej shtatzënë dhe ta mbante shtatzaninë deri në fund. Unë kisha filluar të mos mendoja më për këtë çështje, sikur i vura kapak nga dhimbja e humbjes së gjashtë shtatzanive, por gruaja ime këmbënguli që të shkonte ta provonte.

- Ç’do më gjejë? Po sikur të funksionojë e të mbetem sërish shtatzënë? Të shkoj ta provoj një herë... - mu lut për dy javë rresht.

- Po ç’do shkosh të provosh? Ti je dyzet vjeçe! Edhe nëse mbetesh shtatzënë, me ato që ke kaluar, nuk e çon dot deri në fund. Ti e di ç’ke hequr ndërsa mjekët t’i nxjerrin fëmijët të vdekur! Apo do të vdesësh edhe vetë? Unë kam dashur fëmijë, por tani mendoj se duhet të mendoj më shumë për ty se më je bërë si fëmijë, - i thashë disa herë, ama nuk u bind ajo, por unë.

Kështu, gruaja ime shkoi të plaka mrekullibërëse dhe mori ilaçin, i dha edhe paratë dhe krejt e lumtur u kthye në shtëpi. Në fakt, ilaçi e bëri efektin, gruaja ime mbeti shtatzënë në moshën dyzet e një vjeçare. Kur gruaja më dha lajmin, nuk dija a të gëzohesha apo të trembesha, por gëzimi i saj më përfshiu edhe mua dhe menjëherë me shokun tim takuam një mjek gjinekolog në Tiranë për t’i kërkuar ndihmë. Gruaja ime u shtrua të nesërmen te materniteti te Rruga e Trenit dhe aty i kaloi të tetë muajt e tjerë të shtatzanisë. Zoti më në fund e kishte dëgjuar lutjen e zemrës sonë dhe na dha një djalë të shëndetshëm.

E merrni dot me mend gëzimin tonë, të të gjithë fisit tim dhe të fisit të gruas?! Nuk ka mbetur kushëri apo shok e shoqe pa na ardhur për të na uruar lindjen e djalit. Sigurisht, djali u rrit me gjithë të mirat dhe fëmijë i llastuar deri në tërbim. Të gjithë komshinjtë e duronin, edhe shokët në shkollë qysh në klasën e parë e kanë duruar sepse dihej që ishte fëmija i parë pas gjashtë abortesh. Kur djali mbushi pesëmbëdhjetë vjeç, u rrah me një shok dhe na erdhi në shtëpi i gërvishtur pak në ballë. Ime shoqe vuri alarmin kur e pa. Ndërsa e pyeta se ç’i kishte ngjarë, më tregoi dhe më tha që atë tjetrin e kishin çuar në spital. Ashtu, i gërvishtur siç ishte, i dhashë dy shpulla që më dhembën duart dhe i ulërita:

- Do të shkosh në burg? Po ata, mendon se e kanë djalin e tyre tepër që ta vrasësh ti? Në këtë shtëpi do rrish vetëm nëse mbledh mendjen e kokës, - dhe desha të nisesha për në spital të shihja ç’kishte bërë djali im, por gruaja ime më erdhi nga pas e zihej pse rraha djalin. ... (Vijon numrin e ardhshëm)

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.