I KISHA NDARË!

Intervista - - MËKATE -

shumë, nuk martohej me mua! - ia thashë këto fjalë fyese se dhe ajo më preku shumë me fjalët e saj.

- E ke pyetur? Ta ka pohuar me gojën e tij?

Nga mënyra se si m’i tha këto fjalë, u stepa. Mua nuk më shkonte ndërmend kurrë se burrri im do të donte një tjetër grua më shumë se mua, sepse unë isha shumë më e re se ai.

- Pa pyete njëherë! - e tha si urdhër a si këshillë, këtë nuk e kuptova.

Ajo nuk e pati hallin tim fare, po sa tha këto fjalë, u ngrit e iku duke më lënë mua ashtu në dyzime. U ngrita e shkova në shtëpi. Në fillim nuk i thashë gjë burrit. Kur shkuam të flinim, i thashë: - E di kë takova sot? - Jo, kë? - Ish-të dashurën tënde. - Akoma me këtë gjë vazhdon ti? Po sa herë duhet të ta them të mos merresh me histori që janë harruar?

- A e ke harruar vërtet ti? - e pyeta duke u munduar ta shikoja në sy, që të mësoja të vërtetën. - E ç’më pyet tani? - Pyetja ishte direkte, ndaj përgjigjen e dua direkt, pa bishta.

- Ehu! Tani kemi nevojë për gjumë se nesër do nisemi.

E kuptova nga këto fjalë se ajo grua kishte të drejtë. Ai ndoshta e ka dashur gjithmonë dhe unë asgjë nuk kisha kuptuar. Që nga ajo ditë, mua më bren mendimi për të vërtetën e kësaj historie. Nuk e di se çfarë e shtyu tim shoq të martohej me mua duke lënë atë dhe nuk e di nëse ai vërtet e ka harruar, apo vazhdon ta dojë, siç e donte ajo. Sa keq më vjen që nuk e dija që atëherë e të mos isha martuar me këtë burrë! Tani, më duket se gjithë jetën do të jetoj me merakun se ai e ka mendjen diku tjetër e jo tek unë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.