PADASHJE,

Intervista - - MËKATE -

- Po ashtu je. Nuk e kam thënë kot.

- E di se jam me fat, po ti, a je me fat?

- Unë isha me fat dikur, por ma more ti fatin tim.

Këto fjalë me vranë në shpirt. - Unë?! - Po, ti. Para se të njihej me ty, burri yt ka qenë marrëzisht i dashuruar me mua e unë me të. Erdhi në qytetin tënd dhe kur unë e prisja të më kërkonte dorën në familje, mora vesh se po fejohej me ty.

- Po unë nuk dija asgjë. - u mundova të hiqja fajin nga vetja.

- E dije apo s’e dije, këto janë fjalë boshe. Unë që nga ajo ditë nuk kam dashur më njeri. Edhe kur u martova me një francez për dokumente, nuk arrita të bëja fëmijë me të, ndoshta ngaqë nuk e doja. E si mund të jem me fat? - Po unë… - Po unë, po ti! Më kanë thënë kur u fejuat se je një llacticë, po edhe tani që të kanë rënë pendët e nuk je më e re, llasticë paske mbetur.

- Ju lutem, nuk ju lejoj të më fyeni!

- Po unë që ju lejova të më merrni burrin e jetës sime?

- Po ai po t’ju donte aq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.