Kurorë mbi kokën time

Intervista - - POSTA -

Përballë teje qëndroj, Në të do derdh gjithë ëndrrat e mia, Perlat e bukurisë do t’i vargëzoj, Në vetmi do të vargëzoj mendimet. Gjithçka që ndodh në këtë jetë, Kur të iki do t’i lë gjalle këto kujtime, Mbyllmëni po të doni në vargëzim, Jeta ime në të humbet e tëra. Dua të largohem nga ky vend, E të mos i dëgjoj këto “mrekulli” Sytë e mendjes do të shohin edhe përtej, E kur të largohem, nuk dua vajtim. Jeta ime, vaj nuk kaloi, Kur sytë t’i mbyll, dua vargëzime, Buqeta lulesh të m’i ktheni, Kurora dafinash, margarita mbi kokën time.

Luljeta Gj. Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.