Disi kështu!

Intervista - - POSTA -

Përpiqemi të jemi të kujdesshëm Gabojmë rëndë (për t’mos gabuar). Harrojmë që, më shumë se vetja Askush nuk duhet respektuar! I bie pragut të dëgjojë dera Ç’të dëgjojë një derë-dru? E të tjera, e të tjera Ka dhe njerëz disi kështu! Shumë njerëz vendosëm t’i largonim Me gjysëm zemre (gjysëm dëshirë) Por me kohën do t’kuptonim Ç’u bë më mirë, sa s’ka më mirë. Kisha një mik dikur. Një mik Kaluar vëllait (që s’kisha kurrë). Ta dija, do t’zgjidhja një çiflig’ Sesa një mashkull që nuk është burrë... Them ndonjëherë, si nostalgjik “Kisha dhe unë një mik, dikur”…

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.