A mund të kërkoj njohjen e atësisë së fëmijës?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përsa i përket problemit juridik, kodi i familjes jep përcaktimet se si mund të fitohet njohja e atësisë për babain biologjik. Atë i fëmijës së lindur jashtë martese është personi madhor që e njeh fëmijën si të tij. Njohja e atësisë është e vlefshme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmijës, të cilën e lajmëron nëpunësi i gjendjes civile. Kur nëna e kundërshton këtë njohje ose nuk përgjigjet brenda 1 muaji nga marrja e lajmërimit, burri që ka njohur fëmijën si të tijin mund të ngrejë padi para gjykatës kompetente për të vërtetuar se ai është i ati i fëmijës. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e një viti nga data e marrjes së lajmërimit n g a nëpunësi i gjendjes civile, për mospranimin nga ana e nënës. Ai që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, mund ta njohë në çdo kohë fëmijën e tij të lindur jashtë martese para nëpunësit të gjendjes civile ose me testament. Njohja e bërë nga i ati ka efekt vetëm ndaj tij, në rastin kur nuk tregohet emri i nënës dhe kur ajo nuk ka dhënë pëlqimin për njohjen e fëmijës. Njohja e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese nuk mund të revokohet, edhe sikur të jetë bërë me testament. Padia për vërtetimin e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese mund të ngrihet nga nëna e fëmijës edhe kur ajo është e mitur ose nga kujdestari i saj, me pëlqimin e gjykatës. E drejta e padisë së nënës parashkruhet me kalimin e 3 vjetëve nga lindja e fëmijës. Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe nga vetë fëmija madhor. E drejta e padisë nuk parashkruhet. Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të atij që kërkohet të vërtetohet se ishte i ati i fëmijës. Fëmija, kur bëhet madhor, mund të kundërshtojë që të jetë i ati i tij burri që e ka njohur. Padia për kundërshtimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të burrit që ka bërë njohjen. E drejta e padisë nuk parashkruhet. Burri që e quan veten si i ati i fëmijës së lindur jashtë martese, mund të kundërshtojë që një burrë tjetër, i cili e ka njohur fëmijën, të jetë i ati i tij. Kjo padi mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të burrit që ka njohur fëmijën si të tijin. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e një viti nga regjistrimi i atësisë në regjistrin e gjendjes civile.

- Përfundimisht, përsa i përket pyetjes suaj, mund të themi me kompetence të plotë se ju brenda afatit 3 vjeçar mund të kërkoni njohjen e fëmijës suaj me kërkesë-padi babait biologjik. Gjatë procesit gjyqësor do të bëhet analiza e ADN-së e cila është prova kryesore në gjykim. Për më shumë informacion, mund të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”! Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Av. Drn. Alban Duraj Tel. ++355 44 53 25 12 Email: info@durajlavv.com Fcb: Duraj Law Firm; Web: www.durajlaw.com Bulevardi “Bajram Curri”, Pall. “Aviacioni i ri”, K. 1, Zyra no.4, Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.