A dal në pension të parakohshëm me vitet që kam?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I nderuar letërshkrues, së pari, faleminderit për letrën tuaj dhe përshëndetjen. Përsa i përket pyetjes tuaj, bazuar në ligjin 104/2014 në nenin 17 përcaktohet sa më poshtë:

- Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në ne- nin 92 kur: a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

- Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koefiçienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj.

Në rastin tuaj, mosha e daljes në pension është 65 vjeç dhe me këtë moshë plotësoni kushtet për të dalë në pension të reduktuar. Por krahas moshës, kërkohet edhe vjetërsia e plotë në punë sipas nenit 92, e cila për vitin 2016 është 35 vite e 8 muaj dhe në vitin 2017 bëhet 36 vite. Sidoqoftë, në rast se dëshironi dhe i keni mundësitë financiare, ka edhe një rrugëzgjidhje nëpërmjet sigurimit vullnetar, për periudha që keni të pambuluara me sigurime shoqërore, që nga 01.10.1993 e deri në periudhën aktuale. Masa mujore e pagesës për sigurim vullnetar është 4752 lekë. Në këtë mënyrë, ju mund të kompesoni vjetërsinë e nevojshme për pension të reduktuar. Por, ashtu sikurse u theksua më lart, pensioni do të reduktohet me 0.6 për qind të pensionit të plotë. Ju falënderoj për besimin.

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.