Pse meshkujt e bëjnë më shpejt fizikun e bukur?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për ju. Unë stërvitem rregullisht me të dashurin tim, por atij i merr fiziku formë të bukur shumë më shpejt sesa mua. Bëjmë pothuajse të njëjtin program dhe ai ka rënë në peshë e ka formuar muskuj, ndërsa unë vazhdoj të mos kem rezultatin që dëshiroj. Përse ndodh kjo gjë?

Mario, instruktor: - E nderuar lexuese, meshkujt dhe femrat nuk duhet të bëjnë të njëjtin program stërvitor. Edhe nga femra në femër stërvitja është personale, gjithmonë duke u bazuar te fiziku i gjithsecilit prej nesh dhe tek ajo që dëshirojmë të arrijmë me stërvitjen. Meshkujt dhe femrat ndryshojnë si dita me natën nga mënyra e të ushtruarit e po ashtu, edhe rezultatet nuk mund të jenë kurrë njësoj si te njëri apo te tjetri. Studimet kanë treguar që stërvitja e meshkujve ka më shumë efekt dhe ata i arrijnë rezultatet që dëshirojnë më shpejt sesa femrat. Meshkujt janë ndryshe nga femrat dhe për këtë arsye, niveli i ushtrimeve është i ndryshëm mes tyre. Sigurisht, edhe rezultati. Por, ku qëndron ndryshimi?

- Meshkujt kanë më shumë hormon tes- tosteron, ndërsa femrat kanë estrogjen. Është pikërisht hormoni testosteron që ndihmon në shtimin e masës muskulore dhe ndërtimin e muskujve. Prandaj, nëse një mashkull dhe një femër të së njëjtës gjatësi dhe peshë trupore do të kryejnë të njëjtat ushtrime dhe do të ndjekin të njëjtin regjim stërvitjeje, mashkulli do të ketë më shumë re- Pasi kalova këtë vend të çuditshëm, u gjenda përpara një deti shumë të bukur e të qetë dhe u ula aty duke u qetësuar. - Ngjitja në mal tregon suksesin tuaj dhe fakti që keni kaluar nëpër thëngjij, tregon rrugën tuaj të vështirë dhe guximin që keni marrë dhe e merrni vazhdimisht për të arritur atë që dëshironi. Në fakt, ju ia arrini çdo gjëje sepse jeni person që punoni dhe guxoni shumë. Do të arrini sukses dhe pasuri, zultat pas një periudhe të shkurtër kohore.

Së pari, pas një periudhe ushtrimesh fitnesi, trupi i meshkujve fillon të hollohet duke ardhur në formë, pasi fiton masë muskulore, fenomen që nuk ndodh me trupin e femrës. Së dyti, duke pasur më shumë masë muskulore sesa femrat, masa muskulore i udhëheq meshkujt drejt djegies më të shpejtë të kalorive, pasi kanë një metabolizëm më të mirë për të djegur kaloritë, edhe kur ndjekin një jetë sedentare. Pra, meshkujt do t’i arrijnë rezultatet e shumëpritura në një kohë më të shkurtër se gjinia femërore.

- Ndërsa femrat kanë fleksibilitetin më të lartë sesa meshkujt, pra, këtu, ju i tejkaloni meshkujt. Kur bëhet fjalë për disa disiplina të fitnesit, ju femrat jeni më në avantazh sesa meshkujt. Ju jeni më në avantazh përsa u përket ushtrimeve fizike që kanë të bëjnë me shtrirjen e muskujve, siç njihet ndryshe stretçing, te disiplinat e njohura si: pilates dhe joga, kërcimi, aerobia, kango, etj.

Përveç faktorëve të lartpërmendur, do të shtojmë edhe frymëmarrjen, regjimin e të ushqyerit dhe metabolizmin, të cilat ndryshojnë nga njëra gjini te tjetra. Për këtë arsye, femrat duhet të bëjnë më shumë ushtrime për të arritur rezultatet e duhura pasi rrit- ja e metabolizmit dhe krijimi i masës muskulore kërkon një kohë më të gjatë tek ato. Ju këshilloj të konsultoheni me instruktorin tuaj që t’ju japë një program për femra dhe mos u krahasoni me partnerin tuaj, por prisni me durim rezultatet që dëshironi. Gradualisht, me vullnet dhe duke u ushtruar me cilësi, çdokush arrin rezultatet që dëshiron. ndonëse hasni vështirësi herë pas here. Deti i qetë tregon gjendjen tuaj emocionale aktuale dhe në vazhdimësi, që është dhe do të jetë e qetë.

I dhashë cigare një të vdekuri

- Çfarë do të thotë t’i japësh cigare një të vdekuri, pra, një personi që nuk jeton realisht? Ai e vuri në buzë, por cigarja nuk ishte e ndezur. Pres një përgjigje. Faleminderit. - T’i japësh diçka një të vdekuri do të thotë vështirësi për pak kohë, humbje ekonomike ose ekuilibri të gjendjes shpirtërore psikologjike. Cigarja e pandezur tregon njëfarë shprese që keni ju për të ardhmen tuaj. Shpresoni ose prisni ndonjë lajm të mirë, ose të ndodhë diçka që ka të bëjë me ju, me jetën tuaj, me familjen, me personat që keni në krah, këtë e dini vetëm ju. Ama, jeni në pritje dhe unë uroj t’ju realizohet siç dëshironi ju. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.