Dielli

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Burri dhe djali

- Kam parë në ëndërr sikur ika te burri në Francë dhe, kur e takoi djalin, unë fillova të qaja me dënesë. Çfarë kuptimi ka? - Një ëndërr e tillë tregon se do të ngushëlloheni në realitet. Pas një periudhe jo të mirë, do të qeshni sërish. - Më ndodh shpesh të shoh diellin në ëndërr. Mbrëmë pashë sikur kisha drejtuar fytyrën drejt qiellit dhe po shijoja rrezet e diellit që sikur më përkëdhelnin. Më dukej aq i bukur, por në një moment ndieva sikur po më digjnin rrezet e tij dhe aty u zgjova nga frika. - Dielli ka një shpjegim të gjerë nëpër ëndrra, në varësi të përmbajtjes së ëndrrës. Ëndrra juaj konkrete tregon se do të realizoni një nga planet tuaja më të mëdha dhe kjo do t’ju gëzojë shumë. Ama, duhet të keni kujdes, sepse duke u ndier shumë i suksesshëm, mund t’ju hipë deliri i madhështisë dhe të prishni gjithë çfarë keni ndërtuar. Imazhi që do të lini tek ata që ju rrethojnë, ndikon shumë në suksesin tuaj, ndaj mbajeni vath në vesh; në çfarëdo grade të jeni, ju leverdis të jeni të thjeshtë në sy të të tjerëve, të përulur, në kuptimin pozitiv të fjalës.

Shfletimi i librit

- Isha me shoqen time të ngushtë duke folur për një libër që e kam lexuar, ndërsa e shfletonim atë. Ajo çfarë më çudiste është se nuk i dëshifroja dot shkro- njat e librit dhe shikoja me habi te shoqja ime. Ashtu u zgjova. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr? - Sigurisht që ka kuptim. Faqet e librit që po shfletoni bashkë me shoqen tuaj, tregojnë që dikush do të abuzojë me një sekret që i keni treguar. Nuk është e thënë të jetë patjetër shoqja e ngushtë, mund të jetë edhe dikush tjetër, por tregon që është në rreth miqësor. Nëse jeni rrëfyer për një sekret kohët e fundit, personi që ia keni thënë, nuk do ta ruajë atë. Do të ndiheni paksa të zhgënjyer, por do ta kaloni lehtësisht, ashtu si faqet e një libri.

Një engjëll

- Një shoqja ime ka parë në ëndërr një engjëll, sikur për një moment i ishte afruar. Më pas, kur ajo ka dashur ta prekë, ai është larguar dhe e shikonte me nerva. Mund të na e shpjegoni ju lutem, sepse ajo është shqetësuar shumë? - Të shohësh në ëndërr një engjëll është shenjë e mirë, tregon që do të merrni lajme të mira ose do t’ju ndodhin ngjarje pozitive. Por, nëse engjëlli ju largohet siç ka ndodhur edhe në ëndërr, kjo parashikon një rrugë jo të mirë, që duhet ta ndryshoni patjetër. Pra, shoqja juaj mund të jetë në një rrugë jo të mirë dhe duhet të ndryshojë patjetër drejtim. Engjëlli i është shfaqur si një këshillë të cilën duhet ta ndjekë.

Dallëndyshja në dritare

- Mund të më thoni çfarë simbolizojnë dallëndyshet në ëndërr? Mua më erdhi te dritarja e dhomës ku fle dhe mu bë sikur më fliste si njeri, por nuk mbaj mend detaje të tjera. Faleminderit. - Një ëndërr e tillë tregon që së shpejti do t’ju vijë një lajm i mirë nga një person i afërt. Në ëndërr ju ka ardhur në dritare dhe ju ka folur, ndaj prisni lajme të mira.

Hoxha dhe bashkëshorti

- Në ëndërr kam parë një hoxhë, të cilin e njoh realisht. Ai sikur kishte vdekur dhe rrinte i shtrirë. Unë i rrija aty pranë, por më pas sikur shtrirë në vend të hoxhës ishte bashkëshorti im. Nga tronditja e madhe fillova të qaja me të madhe dhe me zë. Papritur e pashë sikur u ringjall dhe po ecte. Aty, nga tmerri, u zgjova. - Shfaqja e hoxhës, priftit apo çdo lloj predikuesi tjetër në ëndërr, tregon që jeni në rrugën e duhur dhe gjërat po ecin siç dëshironi ju. Ndërsa bashkëshorti i vdekur në vend të tij, tregon që ai ka shëndet të mirë, por në të njëjtën kohë, tregon konflikte mes ju të dyve. Ju ndiheni e pakënaqur nga bashkëshorti dhe grindeni shumë kohët e fundit. Ringjallja e tij në ëndërr tregon që problemet që keni mes jush do të sheshohen dhe jeta do të rikthehet normale dhe e mirë, siç ka qenë më parë.

Ecja nëpër thëngjij

- Para dy netësh pashë sikur isha në mal dhe gjithë vendi ishte i djegur. Unë ecja nëpër thëngjij dhe çuditesha se si nuk digjesha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.