Ju pyesni mjeku përgjigjet Nuk kam energji dhe humbas ekuilibrin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktor Agroni, kisha një pyetje për ju. Jam 35 vjeçe dhe ka disa kohë që nuk ndihem mirë me shëndetin. Jam e lodhur, e këputur edhe kur nuk bëj asnjë punë. Para pesë vitesh kisha dhimbje koke jo të forta, por shqetësuese, dhimbje qafe, shpatullash dhe më dridheshin këmbët kur rrija në këmbë. Pas shumë vizitash, më thonin se s’kisha ndonjë sëmundje. Edhe pse jam përmirësuar shumë, përsëri nuk jam si më parë. Kjo gjendje më ka ardhur natyrshëm dhe pa arsye. Ka raste që jam e lodhur, e përgjumur, nuk më duket mendja e kthjellët si përpara. Nuk kam forcë, energji, më dhemb qafa, shpina dhe ka raste që e humbas ekuilibrin, më duket sikur do të bie me kokë në tokë, më lodh përqendrimi. Kur ka zhurmë, ose kur flasin shumë njerëz njëherësh, s’e duroj fare stresin. Fle normal- isht, jam e qetë, por e ndjeshme. Ka kohë që nuk marr ilaçe se nuk di ku të drejtohem. Ju lutem, doktor, më jepni ndonjë këshillë ose më tregoni ku mund t’ju gjej që të bëj ndonjë vizitë? Faleminderit.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: - Sipas të dhënave, mendoj se ju vuani nga një shqetësim nervor, që ne mjekët e quajmë neurozë. Kjo është pasojë e prishjes së raportit: nxitje/frenim, që ndodh në sistemin nervor qendror ( S. N. Q.). Zakonisht, ky shqetësim shihet në subjektet me sistem nervor të ndjeshëm dhe ka si faktor

- Jam një vajzë që e lexoj shpesh këtë rubrikë dhe kam një pyetje në lidhje me orgazmën. Unë nuk e arrij asnjëherë orgazmën dhe kjo gjë më shqetëson shumë. E dua shumë të fejuarin tim, e dashuroj marrëzisht atë, por nuk e arrij orgazmën, edhe pse ndjej një lloj kënaqësie. Dua të di nga se vjen kjo gjë dhe a mund të arrij një ditë të kem orgazëm si gjithë femrat e tjera? Pres një përgjigje, faleminderit.

Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe: - E nderuar lexuese, shqetësimi që keni ju është më se i drejtë dhe quhet anorgazmi. Anorgazmia është përkufizimi mjekësor që i bëhet vështirësisë për arritjen e orgazmës pas një stimulimi të mjaftueshëm seksual. Kjo është një gjendje e shpeshtë që prek shumë gra, më tepër sesa mendohet. Orgazma është ndjesia e një kënaqësie të madhe dhe çlirimi shpërthyes situatat stresante (apo të vështira) që mund të keni kaluar, ose po kaloni, ose praninë apo kalimin e ndonjë sëmundjeje, si për shembull ato që lidhen me tiroiden, ose sferën gjinekologjike, apo përdorimi i duhanit, kafesë, ose prishja e regjimit ushqimor etj. Këto shkaqe duhen zbuluar e mjekuar pas një konsultimi me ne mjekët neuropsikiatër, në mënyrë që ato të njihen dhe të shmangen, që neuroza të shërohet përfundimisht e të mos ripërsëritet.

- Si dukuri klinike, janë ato që keni ju, pra, dhimbjet rënduese të kokës, çrregullimet e gjumit, humorit, apo të përqendrimit, apo të oreksit, si dhe një varg shqetësimesh që lidhen me organe apo sisteme të tjera si zemër, mushkëri, aparat tretës, ai urogjenital etj. Si mjekim, krahas shmangies së pijeve nxitëse të S.N.Q. (siç janë kafeja, kakao, duhani, pijet energjike etj.), rëndësi kanë edhe shëtitjet në ajër të pastër, ose qëndrimi në ambiente të gjelbra, në shoqërinë e njerëzve tuaj më të afërt. Si mjekim, mund të përdorni, gjithmonë në konsultim me ne mjekët specialistë ( neuropsikiatër) për shembulll: stugeronin, loroxylin, titusin e kompleks vitamine, si për shembull tonotilin, energun etj. Vetëm kështu ju do të ktheheni gradualisht në normalitet. shkaku konkret që mund të keni ju, zbulohet duke bërë diagnostikimin, nëpërmjet anamnezës mjekësore: pra, jeta, histori infeksionesh të kaluara, ndërhyrje kirurgjikale, të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në vënien e diagnozës. Bëhet gjithashtu edhe ekzaminimi fizik, duke nisur nga tërësia e aparatit gjenital.

Trajtimi i anorgazmisë është i vështirë, pasi varet nga shkaktarët, por më i rëndësishmi është kombinimi i ndryshimeve në stilin e jetës, me terapinë në çift dhe preparatet. E rëndësishme është të kuptosh anatominë e trupit tënd, të kuptosh mënyrën e pëlqyer të prekjes, për të çuar në një kënaqësi seksuale më të plotë. I duhet kushtuar pak kohë eksplorimit të trupit. Nëse veteksplorimi është i pamundur, kjo mund të realizohet nëpërmjet partnerit. Shumë gra kanë nevojë për stimulim direkt apo indirekt të klitorisit për të arritur orgazëm, por jo të gjitha e realizojnë këtë. Ndryshimi i pozicioneve seksuale mund të sjellë stimulim të klitorisit. Në të njëjtën kohë, në Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Adresa: Klinika Gjinekologjike GEA, Bulevardi zogu i I, pallati 53, hyrja 3, kati i dyte. Cel . 0682313410 Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.