I loton vazhdimisht njëri sy

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktoreshë Rezarta. Djalit tim 2 vjeç i loton vazhdimisht njëri sy. Kur e kontrollova te mjeku okulist, më tha se e ka të lindur, ndërkohë që dikush tjetër më tha se ai ka të mbyllur kanalin e lotëve. Mos duhet ndonjë ndërhyrje? Përse ndodh ky bllokim? A ka mundësi të ketë lindur ashtu? Si veprohet në këto raste? Faleminderit. Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I nderuar letërshkrues! Nga përshkrimi i situatës së lotimit të djalit tuaj 2 vjeçar kuptoj që kemi të bëjmë me një bllokim të lindur të kanalit të lotit. Situata quhet dacryocys- titis congenital dhe ka të bëjë me një forcim të tepërt të kristës lacrimale, e cila është e pozicionuar në kockën e hundës së fëmijës dhe si pasojë e këtij forcimi të tepërt, është bllokuar kanali i lotit. Loti që prodhohet nga gjëndra e lotit nuk kalon përmes kanalit të bllokuar të derdhet në hundë, por rrjedh në fytyrë dhe prindi ia fshin syrin fëmijës me pecetë herë pas here. Fillimisht, situata menaxhohet nga mjeku okulist duke dhënë si terapi një antibiotik të pastër me pika dhe kombinohet edhe me një masazh të zonës së kanalit të lotit.

- Kjo situatë pritet të qetësohet për rreth 2 javë dhe lotimi të pakësohet deri në ndalim të plotë të tij. Në qoftë se lotimi vazhdon, atëherë duhet të ndërhyjmë me sondë për hapjen e kanalit të lotit. Pas hapjes së kanalit të lotit, fëmija mbahet përsëri nën efektin e një antibiotiku me pika për disa ditë dhe kanali hapet. Shpresoj të ndiqni këto udhëzime. Faleminderit që më shkruat! pozicione të ndryshme bëhet e mundur që partneri të bëjë prekjen e klitorisit gjatë aktit seksual. Mund të bëni terapi në çift. Duke diskutuar për tensionet dhe mospërputhjet sociale, mund të rregullohet edhe jeta seksuale. Edukimi seksual, përmirësimi i aftësive komunikuese, ushtrimet e sjelljes dhe mënyrës së prekjes së partnerit ndihmojnë gjithashtu. Ekziston edhe trajtimi me medikamente në formë pilulash, paçi apo xheli, përdorimi i estrogjenëve lokalë vaginalë, që rrisin fluksin e gjakut në vaginë dhe përmirësojnë dëshirën seksuale. Një metodë tjetër është mjekësia alternative: përdorni vajin bimor Zestra. Masazhimi i klitorisit me këtë vaj bimor sjell rritje të kënaqësisë seksuale dhe si rrjedhojë, orgazëm. Një tjetër është ArginMax, një suplement oral, me përmbajtje Larginine, që shkakton relaksim të vazave të gjakut dhe rritje të fluksit të gjakut në organet gjenitale, sidomos në klitoris. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.