Pse jemi pesimistë ne biznesmenët?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I nderuar doktor Demiri, unë jam një biznesmen që më njohin të gjithë, ndaj nuk po e shkruaj emrin tim. Kam vënë re se jo vetëm unë, por pothuajse të gjithë biznesmenët që njoh unë, shpesh bëhemi pesimistë e jemi me humor të keq. Ndoshta nuk ju besohet, por vërej se ata që janë të punësuar te ne e që marrin ca rroga me të cilat habitem se si ia dalin, jetojnë më të gëzuar sesa ne. Si është e mundur kjo?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: - I nderuar biznesmen, edhe ju bëheni pesimistë sepse edhe ju njerëz jeni. Shumë miq të mitë më thonë: “Lodhemi shumë e nuk kemi kohë as të harxhojmë paratë që fitojmë”. Shumë biznesmenë e kanë kuptuar rëndësinë e rolin e psikologut dhe ato pak para që i harxhojnë me psikologun e për të mirën e trurit e të shpirtit të tyre, nuk i quajnë para të humbura, por të fituara. Unë shpesh u them atyre se nuk ka asgjë të keqe të kesh shpirtin e konkurrencës për të dhënë më të mirën nga vetja, por mos bëni krahasime sepse bëheni padashje ziliqarë.

Ne nuk jemi të gjithë heronj dhe nuk fiton vetëm ai që është “i pari”, por në radhë të parë duhet të kënaqemi me atë që kemi e bëjmë. Nga ana tjetër, mjerë ata biznesmenë të cilët përpiqen të pengojnë ose të dëmtojnë të tjerët me mënyra nga më të këqijat, larg qoftë, deri në krime! Asaj pasurie nuk ia sheh hajrin. As ata të cilët ndërtojnë biznese zhvatëse, si për shembull ato të bixhozit, që pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve, unë për vete nuk i miratoj, pavarësisht se i ka lejuar ligji. Unë i përmbahem parimit që njerëzit pranë nesh si nëpër ca orbita, duhen afruar e larguar sipas dobisë tonë, por edhe të atyre.

Nuk ka si të mos bëhet pesi- mist një pronar i pikës së basteve, kur djali i vetëm i komshiut të tij i dha fund jetës për shkak të humbjeve në bixhoz. Kam dëgjuar se te kjo ngjarje e vërtetë, teksa po e vajtonte të birin, e ëma tha: “Mos e paftë pikën e hajrit, iu bëfshin kancer lekët tona atij që na e hapi këtë bixhoz te shkalla jonë e na tërhoqi fëmijët tanë adoleshentë”. Një mallkim që i ra në vesh edhe vetë biznesmenit, nga e shoqja e cila si komshie që ishte, gjendej pranë arkivolit.

Një herë, ca miq të mitë biznesmenë, miqësisht më “rrëmbyen” e më çuan te një restorant në Dajt dhe më thanë: “Të kemi marrë peng se duam të të “grabitim” ca mendime”. Unë me humor u thashë: “Po pse duhet të grabisni? As të varfërit nuk grabisin, por i blejnë ato që u duhen. Megjithatë, gërmoni ju me kazëm, që të nxjerr edhe unë me lopatë”.

Përmes humorit vërshuan edhe pyetjet, shumica e të cilave kishin përmbajtjen: “Pse na duket sikur s’na gëzon paraja?!”. U thashë se nuk ka gjë më të keqe sesa ai që quhet “inkurajim” i gabuar i biznesmenëve, pra, çdo biznesmen do që ta shohë veten vetëm në rritje, atij nuk i “lejohet” të bjerë sadopak apo të qahet për hallet e tij, pasi të tjerët përreth nuk ia besojnë “dobësitë” dhe as nuk ia lejojnë që t’i ketë apo t’i shprehë ato. Edhe nëse do t’i ofronin ndihmë apo mbështetje, biznesmenit do t’i dukej atyre sikur po e miklojnë për interes material ose për t’i marrë paratë.

Kështu, pra, nëse një biznemen e ka fitimin ditor 500 euro, ai do të mërzitej sikur të fitonte ndonjë ditë 400 euro, pasi nuk do t’i dukej sikur fitoi 400 euro, por sikur humbi 100 euro, ndërkohë që një punonjës i firmës së tij, edhe më pak sesa fitimi i tij ditor, ka rrogën mujore.

Prandaj duhet të na kënaqë ajo që arrijmë dhe jo ajo që kemi synim e as të mos krijojmë zili apo inate me ata që janë më lart sesa ne. Le të gëzohemi nëse çdo qenie njerëzore ecën apo ka sukses, pasi nga kjo nuk do të kemi kurrë humbje. Profeti Muhamed ka thënë: “Tri gjëra janë ato nga të cilat nuk shpëton askush: zilia, hamendësimi dhe oguret (supersticioni). Do t’ju tregoj se si të dilni prej tyre: Nëse të zë zilia, mos urre; nëse hamendëson, mos heto dhe nëse sheh një ogur, vazhdo dhe mos u ndal”. (“Rukje fetare islame” fq. 21).

Është i lumtur ai njeri i cili arrin të zbulojë talentin e vet dhe ta vërë atë në punë jo për të fituar para, por për t’u shërbyer të tjerëve. Atëherë normalisht që do t’i gëzohesh edhe parasë. Nuk ka asnjeri në botë që të jetë tërë kohës në qejf, prandaj mos u mërzisni nga momentet e trishtimit apo të melankolisë, pranojini dhe i lini ato që të kalojnë.

Çdo njeri e ka të nevojshme që ndonjëherë edhe të mërzitet, madje edhe të qajë me lot, pasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.