Kërkoj ndihmë...

Intervista - - POSTA -

Ëndrra...

Unë e vetmuar, në këtë park të mbushur me gjethe të verdha pa jetë dhe një oqean gri... të mendoj! Era lehtë fryn dhe unë me të rend, vrapoj, dua që era te ti të më çojë... Të dy jemi prapë, qeshim dhe duart fort i shtrëngojmë, vrapojmë, zogjtë ndjekim, ylberin ta kapim, perëndimin e diellit me dhimbje ta shikojmë... Sytë e tu shikoj... Plot dritë dhe jetë, buzëqeshja jote si një trëndafil, zëri i yt më i embël se një note muzikë, dhe zemra jote e mbushur më dashuri! Vetëm unë e ti... Pafundësi! Papritmas një shi i lehtë fillon dhe mua (e humbur në atë botë mendimesh) më zgjon...ohhhhh, ky shi nga ti më largoi. Një lot më bie. Qesh me vete. Eci në atë park dhe e ndjej që ti je me mua, shpirti i yt me shpirtin tim jeton... Larg por… mendojmë... Vizion, ëndrra dhe shpresa, puthje pambarim. V.

Të dashur bashkatdhetarë, ju motra e vëllezer, kudo qe emigroni ane e mbane globit, ju pershendes. Ju jeni intelegjenca e kombit shqiptar. Ju lutem, po te keni mundësi, me ndihmoni per pune, do jem mirënjohes per ndihmen tuaj. Ju faleminderit. Jam 60 vjeç. Cel. 0m8d97kbd9.

Përherë në zemrën time...

Edhe sonte të kerkova, por askund nuk te gjeta. Nuk e di ku je fshehur. Nuk e di pse te ndiej, jo, nuk e di këtë. Edhe ne ëndërr vrapoj pas teje me duar te hapura, por kot. Nuk e di se a mendon ndonjehere edhe per mua ashtu sikur mendoj unë për ty. Nuk e di a te ka falur ndonjeherë dikush dashurinë qe te kam falur unë. E di që tani ke tjetrën afër, a thua a ndjen edhe ajo te njejtën dashuri të betohem se jo. Do te doja te mos mendoja për ty por sa here qe mendoj keshtu para syve te mi me dalin sytë e tu, buzet e tua, fjalet e tua... Ti do të jesh gjithmonë i vetmi në botë për mua e unë do te mendoj përjete për ty. A.

Ëndërrova diellin të strukur në gjiun tim, ëndërrova aq fuqishëm sa rrezet e tijë më ngrohën tërë truopin, çdo qelizë e pasuruan me nergji të re, energji që gjer më tani nuk e njihja, en- ergjinë e dashurisë! Nuk ishte diell i zakonshëm ai, ishte dielli që tek unë solli rrezet e tua, ngrohtësinë tënde dhe dashurinë e pafund të ruajtur për mua! Një drithërimë në rritje më përshkoi tërë trupin dhe dalëngadal u shëndrrua në tërmet që çdo ind timin e bëri të kërcej me vallen e dashurisë. Pastaj po ky diell u shëndrrua në një ylber shumëngjyrësh, në ylberin e premtimit të dhënë për dashuri, ylberin e shpresës, ylberin e dëshirës për jetë. Po ky ylber të cilin në ëndërr e kalova, nuk më ndërroi gjininë (sikur thuhet në përralla) por më fali krahët, një palë krah të lehtë që të fluturoj drejt teje, drejt përqafimit tënd, drejt lumturis së pafund, drejt realizimit të premtimit. Dhe sa çudi, ishte kjo një ëndërr që më nxorri gjumin dhe kur ngadal hapa sytë, isha me ty, në përqafimin tënd, i zhytur në lumturin e pafund njerëzore, kurse ti kokën mbaje mbështetur në krahërorin tim dhe lehtë shumë lehtë pëshpërisje ca fjalë falënderimi për perëndinë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por një gjë e dija se isha njeriu më i lumtur në botë... mbase në koloritin e ëndrrës ëndrrimtare... S.

Për ty...

Beme te besoj se me dashuron edhe nje here, per hir te koheve te bukura, sapo une te largohem jam e sigurt se ti do te gjesh dike tjeter, por i dashur te lutem mbaj mend se une do te jem ketu, do te qendroj ketu nese nje dite do te kuptosh se ke nevoje per mua. Mos thuaj asnje fjale per te nesermen, asnjehere, kurre, do te kete kohe per te qene e ashper me veten, kur ti te kesh nevoje per mua. Jeta ime pa ty eshte si nje gure i vjeter qe fundoset ne thellesine e kesaj toke te zeze, dita ime pa ty eshte si nje motiv i lashte qe nuk dihet ku nis e ku perfundon, buzet e mia pa puthjet e tua jane si petalet e vyshkura te nje trendafili te kuq, syte e mi pa vështrimin tënd janë si nje nate sketerre e nje dimri zemerak, shtrati im pa trupin dhe aromen tende eshte si nje arkivol i frikshem, zemra ime pa zemren tende eshte si ajo bota e nendheshme ku dielli nuk arrin kurre te ngroh. Jeta shume të ka sfilitur, por jo ti kurre mos u dorëzo, me force rrembeje buzeqeshjen, per lumturine tende lufto. Ti je nje trendafil qe ferrat me gjemba te kane lenduar, por mos harro per asnje cast, jam zemra jote ketu per te ndihmuar. Syte tu per çdo nate ne enderr me dalin, sikur dashurine tende duan te ma falin, nese heshtim te dy bashke dhe heshtja ka dy sy, jane syte e mi qe te duan ty.

Më mungon...

Mungesa jote ka lene te zbrazet edhe Hapesiren. Asgje nuk me ben rehat kur ti nuk je pranë... e vetmja që më mbeti është dëshira akoma për të endërruar. Si është e mundur kjo dashuri te jete me fatkeqja... pse? Gjithçka është si nje zgjim i trishtuar, i hidhur dhe në harrese. Me kot kerkoj te paraftyroj fetyren tende te qeshur dikur se paku ne enderr edhe ajo tash me mungon!!!! Perse te dua? Cilat arsye i veshen tani urrejtjes? Pse me urren? Deshira per ta zhdukur ate qe smund ta kem apo qe eshte si une apo me ngjan njesoj mua? Une ndoshta nuk po di si te them te dua apo ndoshta nuk po gjej fjalet cilat duhet per ti thene? Ndoshta nuk po i njoh rruget tuaja per te arritur ne shpirtin tend? Asgje nuk po di vetem e di se Te Dua. Pas teje asgje tani ska rendesi. Nuk do te kete ndoshta hapesira per te permbushur sepse dikush tjeter do i permbush ato tek ti!? Me thuaj e vertete kjo? Sara.

Me mungon shpirti im. Ka kaluar vetem një ditë qe nuk te shoh dhe perseri me ka marre malli... Dje u pame vetem per gjysem ore por për mua ishte fantastike, mbi të gjitha kur më perqafove, ndjeja një siguri te madhe midis kraheve te tua. Të dua dhe nuk do pushoj kurre se theni kete fraze. Je njeriu me fantastik qe kam njohur ndonjehere je një nga personat e vetem qe me kupton dhe me do te miren... Me mungon. Te puth fort! Amari.

Unë dhe Ti...

Dhembja nuk ka fund, kurse lotet nuk kanë fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmonë do te mbetesh ne zemren time me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une e perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma kthesh lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di sesi i kaloj. Malli, dhembja per ty kurre nuk do te shu-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.