Shoferi

Intervista - - ARGËTIM -

I pari: - Të paska rënë pilë...

I dyti: - Jo, jo, më ra nja 46 herë kokë, po pastaj më humbi monedha...

Polici rrugor ndalon një automjet dhe i kërkon shoferit të bëjë testin e alkoolit.

- Oh, nuk mundem, zoti polic... Vuaj nga astma dhe po të fryja aty, do të mbetesha pa frymë.

- Po mirë atëhere, eja me mua në komisariat, të bëjmë një analizë gjaku...

- Nuk mundem... Vuaj nga anemia dhe do të vdisja në vend!

- Atëhere, po ju marrim një kampion urine...

- Çfarë? Urine? Po unë vuaj nga një sëmundje e rëndë veshkash dhe do të dehidratohesha në vend!

- Zotëri, po e humbas durimin me ju! E shikoni këtë vizën e bardhë të rrugës?! Ecni drejt në të!

- Nuk mundem, zoti polic... Jam shumë i dehur për ta bërë këtë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.