Zgjidheni unazën sipas shenjës së horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Ju do ta merrni shtruar për të rregulluar një situatë të ndërlikuar. Dialogu është arma që keni zgjedhur dhe ju do të dini të gjeni argumentet e duhura për të zgjidhur tensionet. Një person i Peshores është gjithmonë i nevojshëm për të sjellë paqen dhe harmoninë në një grup. Në çift ju do të diskutoni për paratë duke filluar nga 30 maji. Është koha të vini pikat mbi i. Ju keni dëshirë të kaloni një fundjavë me një shok/shoqe, projekt që mund ta realizoni lehtësisht.

Marsi vjen në shenjën tuaj më 31 maj dhe ju do të ndiheni plot energji dhe dinamizëm. Kështu, do të mund të bëni gjithçka që nuk keni pasur dëshirë, apo energji për të bërë këto javët e fundit. Është momenti i duhur për t’iu futur punëve të mëdha. Nëse doni të filloni sportin gjatë verës, fillojeni dalëngadalë, jo menjëherë fort. Në punë do të jepni gjithçka nga vetja, bile mund të ndihmoni edhe një koleg/e që ka vështirësi, pa pritur asgjë në shkëmbim.

Deri më 31 mars, Marsi është ende në shenjën tuaj. Përfitoni nga kjo energji për të mbaruar gjërat që keni nëpër duar. Do të keni nevojë t’i ngadalësoni pak ritmet pas kësaj date. Nga ana tjetër, do të jeni më të durueshëm dhe do të bëni më shumë kujdes ndaj vetes suaj dhe nevojës për çlodhje. Kështu, do të ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme dhe do të bëni sport me masë. Në çift, situata është idilike, tjetri/ a tregon kujdes ndaj jush, nuk keni asnjë kritikë ndaj tij/ saj. Nëse jeni vetëm, mund të flisni në internet me dikë që banon larg. Në ditët e sotme nuk është diçka e lehtë të zgjedhësh unazën e fejesës. Në fund të fundit, ju do ta mbani atë në gisht gjithë jetën ( shpresojmë), kështu që sigurohuni që ajo të pasqyrojë stilin tuaj personal dhe shijet tuaja që evoluojnë. Nëse nuk dini nga t’ia filloni, ne po ju bëjmë një guidë mes stileve të ndryshme dhe po ju shpjegojmë se cilat tipe unaze janë më të pajtueshme me çdo shenjë astrologjike.

Dashi: Diamant katror me anë të rrumbullakosura

Si shenja e parë e horoskopit, Dashi ka nevojë të shohë dhe ta shohin, duke e bërë këtë lloj prerjeje diamanti që bie në sy, të përkryer për natyrën zbavitëse dhe konkurruese të Dashit. Marsi, planeti i energjisë dhe veprimit, e bën Dashin të ketë cilësi drejtuese, si edhe i jep një lloj stili të drejtpërdrejtë. Deshtë nuk u largohen kurrë dritave të projektorëve; për pasojë, ata do të adhurojnë shkëlqimin që krijon një prerje e tillë diamanti që kombinon prerjen prej smeraldi (katrore) me anët e rrumbullakosura të diamantit.

Demi: Me prerje antike

Gurët me prerje antike janë të ekuilibruar, me formë katrore të stilit klasik art-deko. Ato pasqyrojnë më së miri karakterin e thjeshtë të Demave, të cilët nuk i rezistojnë dot bukurisë klasike. Këto krijesa tokësore udhëhiqen nga Afërdita, perëndesha e bukurisë së vërtetë, luksit dhe romancës, gjë që u jep atyre shije për vlerat e vërteta. Megjithatë, edhe Demave u pëlqen të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, gjë që e arrijnë më së miri me këtë lloj unaze.

Binjakët: Unazë me përzierje metalesh

Dihet që Binjakët udhëhiqen nga dy anët e tyre, gjithmonë duke u lëkundur nga njëri ekstrem te tjetri. Ata udhëhiqen nga Mërkuri dhe e kanë të vështirë të vendosin, edhe kur bëhet fjalë për një unazë fejese. Për këtë arsye, është mirë të zgjedhin një unazë me kombinim metalesh si floriri dhe platini, ose argjendi, ose flori i kuq dhe i bardhë. Mos u tregoni të turpshëm në zgjedhjen e unazës, por provoni edhe modele antike, edhe moderne, që të jeni të sigurt, pasi shenjat e ajrit si Binjakët mund të pendohen më pas që nuk provuan këtë apo atë.

Harmonia që kanë planetet mes tyre ju jep dëshirë të bëni plane afatgjata. Në jetën tuaj po ndodhin ndryshime të rëndësishme dhe ju doni t’i keni gjërat nën kontroll, për të qenë të sigurt se gjithçka shkon mirë. Megjithatë, mos kërkoni përkryerje sepse kjo nuk ekziston. Edhe kur mendon për çdo detaj, mund të dalin probleme në minutën e fundit. Përfitoni pra nga këto momente, ku çdo gjë shkon ashtu si doni. Ju shkoni mirë edhe me kolegët dhe kjo ju ndihmon në punë.

Afërdita e bën jetën tuaj dashurore më romantike, sa edhe ju do të habiteni nga qëndrimi i partnerit/es suaj. Duket sikur ai/ajo e ka kuptuar më në fund se çfarë ju pëlqen. Ju i keni dërguar me sa duket, mesazhe mjaft të qarta. Në familje mund të ketë ndonjë tension, por ju do të veproni si ndërmjetës dhe këto do të zgjidhen shpejt. Do të bëni edhe miqësi të reja interesante që do t’i zgjerojnë edhe më shumë horizontet tuaja.

Ju duhet të merrni vendime profesionale dhe jeni pak konfuzë se çfarë drejtimi të merrni. Mos duhet të ribëni CV-në dhe të kërkoni një punë të re? Apo të qëndroni aty ku jeni? Të ndryshoni orientim? Të bëni ndonjë kurs? Të gjitha këto mendime ju sillen nëpër mend. Merrni informacion, kërkoni dhe mos merrni vendim në mënyrë të nxituar. Në dashuri rishfaqet një lidhje e vjetër, por edhe në këtë rast nuk do të dini shumë ç’të bëni, do të reflektoni. Shoqëria ju ndihmon me mendimet e saj.

Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.