Elvis Roshi: “Isha “dru” kur deklarova dorëheqjen”

Intervista - - AKTUALITET -

Me të mësuar që kryetari i bashkisë së Kavajës dha dorëheqjen, e telefonova dhe lamë së bashku një takim. Ishte mjaft i gatshëm për intervistë, por më kërkoi që ta bënim në Rinas...

- Krejt rastësisht Kaso. Isha një ditë pranë shatërvanit që kam ndërtuar në mes të Kavajës. Shikoja aty adoleshentë të cilët ishin ulur në bordurat e atij shatërvani. Një djalë po i hidhte dorën në qafë një vajze. Ajo ia largonte. Në atë moment m’u kujtua vetja kur isha në moshën e tyre.

- M’u kujtua se si disa shokë të mitë, kur isha në Itali, mbërthyen një vajzë forcërisht. Unë ulërija.

- Jo, jo, vajzën mbërthyen, por u ndieva keq. Nejse, që ta vazhdoj. Ulërita dhe bëra të pamundurën që ta shpëtoja atë vajzë. Nuk ia dola. Nga t’ia dilja, kur unë atëherë peshoja vetëm 45 kilogramë?! - Absolutisht joooo! Madje kam goditur edhe të tjerët me grushta, që ata të hiqnin dorë nga ajo vajzë. Tani, që të jem transparent; në vend që të godisja ata, mbase kam goditur gabimisht edhe vajzën, por gabimisht ama.

- Po kaloja aty afër selisë së PS-së, se doja të ndërroja ca euro te kambistët. Aty shikova një polic. U tremba. - Ku pyesja për Berishën unë atëherë?! Unë me Berishën isha. Çdo kavajs me të ka qenë.

- Forcë e zakonit. Meqë në Itali më ndiqte shpeshherë policia, me faj dhe pa faj. Që të ta vazhdoj. Shikoj policin, shikoj edhe eurot. “Ç’të bëj?”, mendova. “Të futem në seli të PS-së? Jo”, i thashë vetes. Aty pashë lokalin me emër “Austria”. “Po futem këtu”, thashë dhe u nisa.

- Meqë lokali kishte emrin Austria pra. Sa herë kisha probleme në Itali, kaloja kufirin dhe futesha o në Zvicër, o në Austri. Meqë lokal me emrin “Zvicra” nuk kishte, u futa tek ai me emrin “Austria”. - Aty brenda në lokal pashë shumë deputetë socialistë. Pashë edhe Majkon me Ramën. U ula në një tavolinë pranë tyre. Ata po bisedonin për kandidatët e bashkive. - Jo, të betohem Kaso, por ata po debatonin dhe biseda dëgjohej. Të betohem! - Ju besoj zoti Roshi, sidomos tani që ju kujtoni gjithçka... “Më vendosni mua, u hodha dhe u thashë unë. Unë jam kavajs!”... “Si quhesh?”, më pyeti zoti Rama duke i mbajtur sytë te thesi me euro që unë kisha afër. “Mbiemrin e kam Roshi”, i thashë unë.

- S’e mbaja mend, Kaso. Ç’të turpërohesha kot e t’i thosha ndonjë emër tjetër për tjetër, nga ato që kisha në atë kohë. Aty ndërhyri Pandeliu. “Kushëri”, thashë unë. - Jo, or Kaso, ç’kushëri e kam unë! Ia ngopa kot.

- Ç’të bëja, Kaso?! Duhet njeriu i shkretë të gënjejë ndodisaherë. E nejse, aty ndërhyri zoti Majko: “Hë Pandi, si t’ia bëjmë?”, tha Rama. “Ta vendosim kandidat në Kavajë këtë?”.

“I vogël, i vogël, por unë e njoh Kavajën të gjithën, se kam qenë me Saliun në fillim”, thashë unë. E kështu, pas disa argumenteve të mia që i zunë mat, u bindën që të më kandidonin. Tani të më falësh Kaso, se po nisem në Evropë të pastroj emrat…

Ndërsa po çonim gazetën në shtypshkronjë, mësuam lajmin se zoti Rroshi u tërhoq nga vendimi për të dhënë dorëheqjen, sepse në Itali mori dëshminë e penalitetit që është i pastër. Menjëherë u lidhëm me të në telefon:

- Të them të drejtën, Kaso, nuk di fare ç‘kam thënë e ç‘kam bërë këto ditë. Kam qenë fare dru... Më solli njoni një mall të ri dhe më ra në kokë… M’u fiksu që kisha përdhunu njonën dhe nuk e hiqja dot nga mendja…

- Kisha lënë sot takim në Itali me avokatin më të mirë, me avokatin e Berluskonit. E takova sot. “Ti sje për mua, honorevole, më tha. Ti je për dottore”. Mendova se më tha që duhet të takohesha me ndonji pezzogroso. “OK, i thashë, takoj kë të duash, menjëherë...”. Ai mori dikë në telefon dhe për 5 minuta erdhi ambulanca. Më çuan në spital e me dy gjilpëra u bona xham. Hoqa dorë nga dorëheqja. Nesër filloj punën. Sapo i shkrova një letër zyrtare edhe Ramës për këtë...

Bisedoi me shaka:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.