Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

Zoti Sali Berisha, dua të denoncoj Sajmir Tahirin se më ka bastisur shtëpinë. Nuk më zë shumë meraku për shtëpinë, por për ato tri vazot që kisha mbjellë me hashash në ballkon. Kur erdha në shtëpi, policët e Tahirit më kishin bërë pis çentron te televizori dhe më kishin thyer dy pjata pa dashje. Nuk thashë gjë, por kur pashë vazot e hashashit që mungonin, më ra pika.

Ndaj vendosa që ta denoncoj. Mundësisht, më nxirrni edhe me emër e mbiemër, që ta dijë gjithë Shqipëria se më ka rënë në qafë Ministri i Brendshëm. Qeveria duhet ta ndihmojë popullin e jo ta vjedhë e të ikë pa lënë një pusullë. Lëqë iku pa pusullë, po më ka arrestuar edhe të dashurën se rastisi që po fshinte pluhurat te shtëpia ime… Nejse, të dashurën le ta mbajnë, unë dua vazot me hashash. Këtë pamje kishin vazot. Po ju nis foton. Përgatiti: Speci Djegës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.