I ngacmoj shqiptarët aty ku u dhemb

Gjon Karrica, këngëtari i “Sex toy”

Intervista - - MUZIKE -

Gjon Karrica është një ndër këngëtarët më të guximshëm shqiptarë, që ka provuar të sjellë në skenë klipe eksperimentale. Nga një sadomazokist në klipin e nxehtë “Sex Toy” (Lodër seksi) ku e shohim me ish-të dashurën e tij braziliane, Xhesi Henesi, ai shkon në kërkim të një vajze të virgjër, me videoklipin e këngës “E du një virgjëreshë” dhe më pas me “Bombardime”. Djali simpatik nga Gjakova jeton prej vitesh në Zvicër, ndërsa ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës së huaj, mes të tjerësh edhe me producentin Anton Nue. Në bisedë me të (ndryshe nga përshtypja që më krijoi në videoklipin e tij “Sex toy”) njoha një person të thjeshtë, të komunikueshëm dhe mbi të gjitha, mjaft të edukuar. Momentalisht ai po punon për albumin e tij më të ri, të cilin pretendon ta sjellë sa më shpejt për publikun. Në intervistën e mëposhtme, Gjon Karrica na rrëfen se cili ishte qëllimi që donte të arrinte ai me këto këngë, ardhjen në jetë të djalit të tij të parë në fillim të muajit maj, si edhe dëshirën e tij për një virgjëreshë apo një lodër seksi…

Anika Lena: - Përshëndetje Gjon! Klipi yt i fundit mban titullin “Bombardimet”. Për çfarë bombardimi bëhet fjalë?

Gjon Karrica: - Për bombardime të nxehta, ndërnjerëzore. Jam kundër luftërave me armë, por jam pro luftërave në shtrat.

- Këngët e tua janë shumë provokative. Përse ke zgjedhur këtë mënyrë për t’u prezantuar në pub- Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com lik?

- Sepse i tillë jam unë. Nuk më pëlqen të jem si të tjerët, por as të jem “delja e zezë”.

- Ti vetë je ashtu si shfaqjesh në videoklipe?

- Sigurisht që në videoklipe ka edhe dozë artistike, ka gjëra që nuk përkojnë me realitetin, por bindjet e mia në përgjithësi janë këto. Thjesht, ky jam unë dhe as që më duket se po provokoj. Këto gjëra i shoh si natyrale, sepse janë stili i jetës sime.

- Ke punuar ndonjëherë si zhigolo? - E çka nëse po? - Të pëlqen të jesh një “lodër seksi”?

- Për këtë temë kam folur edhe në këngën “Sex Toy”, një këngë që është diskutuar pa masë. Të qenurit lodër seksi e dikujt është fyese, por nëse arrin t’ia zëvendësosh dikujt lodrën me të cilën është mësuar, atëherë kjo është diçka tjetër.

- Cili ishte qëllimi që doje të arrije me këtë këngë?

- T’i hapja shqiptarët, t’i ngacmoja aty ku u dhemb. Ne i dimë të gjitha, por jemi pak të turpshëm. Mua nuk më pëlqen morali i rremë.

- Cilat ishin komentet e njërëzve të tu më të afërt dhe miqve që të rrethojnë?

- Të gjithë ata që më njohin, e dinë kush jam dhe si jam. E dinë që kornizat e mia edhe mund të thyhen dhe këtë e kanë përjetuar si thyerje kornizash.

- Ka qenë për ty frymëzim filmi “50 hijet e Greit”?

- Absolutisht, jo. As që e kam parë në atë kohë. Kjo këngë është punuar si ide shumë vite m ë parë.

- K e patur ndonjë ftesë për të interpretuar në filma erotikë? - Unë jam këngëtar. - Me fabulat e këngëve ke kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin! Nga “Sex toy”, përse publikove “E dua një virgjëreshë”?

- Sepse më pëlqejnë kontrastet. Ne jetojmë në një shoqëri kontrastesh të forta. Ne, duam të bëjmë gjithçka, ndyhemi shpesh dhe prapë kërkojmë gjëra të virgjëra, të pastra. Shpesh, sa për sy e faqe.

- Kujt ia beson tekstet e këngëve?

- Shpesh, vetvetes. Unë kam shkruar shumë nga tekstet e këngëve të mia, ndonëse kanë provuar të shkruajnë edhe disa autorë të njohur. Por, si duket, jam pak i vështirë. Këngën e fundit që do të vijë shpejt, e ka shkruar Gjikoja.

- Si është marrëdhënia jote me koncertet?

- Unë dua që diçka të jetë shumë mirë ose më mirë asgjë. Kam refuzuar me dhjetëra ftesa, pasi askush nuk është gati të investojë në performanca. Nuk dua që puna ime të dalë kot, sepse nuk do të isha vetvetja. Nuk jetoj nga muzika, por e kam luksin që të zgjedh.

- Mendon se do të ishe bërë i njohur po të zgjidhje tekste jo të kësaj natyre? - Patjetër që po. - Pjesë e këngës “Sex Toy” ti thua se është ish-e dashura jote, Xhesi Henesi. Mos është kjo nëna e fëmijës tënd së sapolindur?!

- Xhesi tani është një shoqe shumë e mirë, me të cilën kuptohemi lehtësisht, ndoshta edhe vetëm nëpërmjet shikimit.

- Pse je kaq hermetik kur flitet për bashkëjetesën tënde?

- Nëse do të doja ta përdorja më shumë këtë pikë, ndoshta do të bëja edhe më tepër sensacion.

- Si e priti nëna e fëmijës publikimin e procesit të lindjes së saj në rrjetet sociale?

- Ajo e di shumë mirë se me cilin person e ka krijuar lidhjen. Ka kohë që ka mbaruar periudha e surprizimit për të.

- Si prind, cili do të ishte drejtimi që do të doje t’i jepje djalit tënd?

- Do respektoja dëshirën e tij. Do të doja të jetë i hapur dhe jo paragjykues. Ta drejtojë vetë jetën e tij.

- Në vazhdimësi, do të të shohim sërish me tema të tilla po kaq të nxehta?

- Do më shihni me tema me temperatura afrikane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.