Albani dhe Miriami gjatë një arratisjeje

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Janë disa personazhe në radhën e atyre të quajtur VIP, të dedikuar ndaj fesë islame dhe veçanërisht agjërimit. Edhe këtë herë, ashtu si çdo vit, ata mezi e presin datën 6 qershor, ditë kur edhe nis zyrtarisht agjërimi në Shqipëri. Shpat Kasapi, Mc Kresha, Bexhet Pacolli, Leonora Jakupi dhe Big Mama janë vetëm disa nga “veteranët” e përkushtuar ndaj këtij akti, të cilët premtojnë se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për gjatë dhe gjatë gjithë muajit. Por së fundi, këtyre u janë shtuar të tjerë si Memli Krasniqi, Gili, Tuna, Ledri dhe Adrian Gaxha dhe ne s’na mbetet veçse t’iu urojmë “Agjërim të mbarë”!

Ka qenë një drekë ndryshe ajo e sotmja për çiftin Alban dhe Miriam. Më mirë të themi një drekë “me leje”. Themi kështu pasi dy prindërve të rinj, u është dashur “leja” e vogëlushes Ameli, në mënyrë që të shkëputeshin për pak nga angazhimet e përditshme dhe të merrnin kohë për vete, qoftë edhe për një drekë së bashku. Ka qenë mama Miriami ajo që ka publikuar një foto me babain e Ameli-së, Albanin, të dy në makinë, me padurimin për të shijuar një drekë të shpejtë jashtë, larg impenjimeve të shumta ditore. Ja një nga rastet kur fjala “liri” merr kuptim të plotë! Në fakt, kjo është një periudhë e mirë për të dy këngëtarët, veçanërisht për Albanin. Krahas ardhjes në jetë të vajzës si fëmija i parë, artisti po shijon tani edhe suksesin e këngës së tij të fundit, “Kam nevojë” që është pritur mjaft mirë nga publiku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.