Ish-të dashurat e Shpatit, kërcënojnë të dashurën e tij të re

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Pas ndarjes me Afërdita Dreshajn, Shpat Kasapi është shoqëruar me disa emra, por deri më tani nuk kishte ende një emër konkret. Kjo derisa vetë e dashura e tij, bën të ditur jo vetëm se ka një vit që është e lidhur me këngëtarin, por shumë më tepër se kaq. Qëndresa Dulaj jeton në Lozanë të Zvicrës dhe që pas një viti lidhjeje me Shpatin shprehet e shqetësuar për kërcënimet që kanë ardhur në adresë të saj nga të dashurat e mëparshme të këngëtarit. “Ka shumë femra që të shtyra nga xhelozia më shkruajnë mua për Shpatin dhe i shkruajnë atij për mua”, ka thënë 24 vjeçarja, e cila pavarësisht pengesave në këtë lidhje shprehet se është shumë e dashuruar me këngëtarin nga Shkupi dhe se lidhja e tyre do të vazhdojë. Një pyetje kemi ne: A bën pjesë Afërdita në grupin e ish-të dashurave që pengojnë marrëdhënien e re të Shpatit?! Ju, si mendoni?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.