Nora Istrefi anashkalon Robertin, këtë herë me një mashkull tjetër

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ndërsa të gjithë janë të angazhuar duke “kryqëzuar” Robertin për ambicien pa talent lidhur me këngën, Nora Istrefi duket se nuk po harxhon shumë kohë me këtë temë. Ajo ka prioritete të tjera dhe ato kanë të bëjnë me karrierën e saj. Në këtë kontekst, flitet se për momentin, këngëtarja sensuale po impenjohet me realizimin e këngës së saj më të re e cila pritet të jetë një bashkëpunim. Bëhet fjalë për një duet me një nga reperat e spikatur në shoubiz dhe ai është 2Ton. Në fakt, nuk kanë qenë të pakta bashkëpunimet e Norës me këngëtarë të tjerë meshkuj, por thuhet se ajo po punon fort që ky të jetë edhe hiti i kësaj vere. Kënga do të vijë e punuar nga “Massive Production” që ka punuar gjithashtu për hitin e fundit të këngëtares “Sa t’kom dasht”. Merreni si një tregues të këngëtares e cila punon fort për suksesin ose si një mënyrë të femrës që përpiqet të largojë vëmendjen nga dështimi i bashkëshortit me këngën e vjedhur nga rumunët, “Made In Albania”. Në secilin rast, ajo që vlen të thuhet është se prej Norës priten gjithmonë gjëra të bukura, ndaj edhe pritja ia vlen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.