ANSI AGOLLI: Dikush duhej të largohej...

Intervista - - SPORT -

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ansi Agolli, tregon “recetën” me të cilën Kombëtarja mund të ketë sukses edhe në Euro 2016, ndërsa të ardhmen e tij e sheh të lidhur me Karabakun. Futbollisti i Shqipërisë ka gjetur mundësinë për të biseduar pak momente për kompeticionin e Euro 2016 dhe të ardhmen e tij. Megjithëse intervistat nuk janë të gjata për shkak të pamundësisë së futbollistëve për të folur, mjaftojnë vetëm pak fjalë për të kuptuar emocionet apo edhe pritshmëritë e futbollistëve.

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje Agolli. Si shkon grumbullimi?

Ansi Agolli: - Përshëndetje, si jeni. Shumë mirë, është një atmosferë e mirë dhe po e presim me padurimin fillimin e kompeticionit. - Keni emocione? - Do të gënjeja nëse do të thoja jo. Pavarësisht moshës dhe eksperiencës, kjo nuk krahasohet me asgjë tjetër.

- Keni mbaruar ndeshjen me Ukrainën. Si shkoi për ju?

- Ishte një ndeshje miqësore dhe normalisht që si të tillë e pamë. Para Evropianit na ndihmoi për të parë grupin dhe gjendjen ku jemi.

- Një krahasim mes Katarit dhe Ukrainës...

- Nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën, pasi janë dy ekipe me karakteristika dhe nivel komplet të kundërt. Ukraina mposhti edhe Rumaninë, kështu që ndeshja me të na shërbeu pa masë. Katari na ndihmoi për të kuptuar ku jemi dhe për të parë edhe nivelin tonë.

- Pa ju humbur shumë kohë, si e prisni “Euro 2016”?

- E pres me shumë emocione dhe si një eksperiencë që do të shënojë kulmin e karrierës sime futbollistike. Arritja më e madhe për mua.

- Sa mundësi kemi për të ecur përpara?

- Nëse bëjmë të njëjtën lojë si në Eliminatoret e Evropianit, atëherë kemi mundësi të mëdha të kalojmë grupin, sepse skuadrat që kemi përballë nuk kanë ndryshime me ato që kishim në raundin kualifikues për në “Euro 2016”.

- Cilën skuadër vlerësoni më shumë?

- Franca është kundërshtari më i fortë dhe rrezikshëm në grupin tonë.

- Çfarë i nevojitet ekipit në këto momente?

- Ekipi ka nevojë për sa më shumë harmoni. Kemi entuziazëm që na ndihmon të jemi pranë njëritjetrit. Mendoj s e k a larmi moshe dhe karakteresh në skuadër.

- A është e vështirë të përshtatesh?

- Mundohemi të përshtatemi në mënyrë që të ecim sa më mirë bashkë dhe ia kemi arritur. Ne jemi një grup prej 30 lojtarësh që kemi af- rimitet të madh. Mendoj se të gjithëve na vjen keq për ata që janë larguar dhe ishte emocionuese. Të gjithë kemi ndier keqardhje, pa përjashtuar këtu edhe trajnerin De Biazi.

- Si ju dukën largimet e teknikut?

- Nuk më takon mua të gjykoj. Trajneri i mendoi të tilla dhe është zgjedhja e tij. Unë jam i kënaqur që jam pjesë e listës dhe do të luaj. Ata janë djem të rinj dhe jam i bindur se do të bëjnë më shumë në të ardhmen dhe do të ndikojnë për të arritur sukseset të tjera.

- Jeni i mërzitur për Gjimshitin, Rashicën, Rrahmanin dhe Shalën?

- E thashë edhe më sipër që kemi ndier keqardhje për të gjithë, por dikush duhej të largohej. E përsëris që nuk mund të them asgjë, pasi nuk është në kompetencat e mia.

- Të flasim në aspektin personal. Si ishte ky vit me Karabakun?

- Kam pasur një sezon shumë të mirë. Kam qenë titullar i përhershëm dhe kam luajtur thuajse në të gjitha takimet. Kemi fituar kampionatin, por edhe në Evropë kemi ecur mjaft mirë.

- Si e shihni të ardhmen?

- Pas Evropianit janë eliminatoret e Ligës së Kampionëve, të cilat vlejnë shumë për klubin ku unë aktivizohem dhe më duhet të shkoj direkt atje. Kam një verë shumë impenjative.

- E kisha në aspektin e largimit nga skuadra...

- Kam edhe një vit kontratë me Karabakun dhe kemi një objektiv madhor për të hyrë në grupet e Kampionëve. Të ardhmen time e shoh pikërisht te ky ekip.

- Po për Tiranën, ka ndonjë mundësi?

- Tiranën e mendoj shpesh, pasi është skuadra që më ka dhënë shumë, por jam i fokusuar te Karabaku, pasi dua të arrij akoma më shumë suksese atje.

- Si ju duket kampionati shqiptar?

- Kampionati shqiptar, pavarësisht problemeve, prodhon patjetër lojtarë, madje do të ketë edhe në të ardhmen.

- Ansi, me kë keni qenë më përpara tifoz në Evropian?

- Deri para dy vitesh kam qenë me Gjermaninë. Këtë vit nuk do kem arsye të bëj tifo për Gjermaninë.

- Si do të jetë sfida me Zvicrën?

- Nuk mund të bëj parashikime, s’e kam bërë kurrë.

- Atëherë fat dhe gjithë të mirat...

- Gjithë të mirat. Faleminderit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.