Kujdes me aknet!

Intervista - - AKTUALITET -

Eke kaluar tashmë adoleshencën, por vazhdon të kesh puçrra? Nuk je as e para, as e fundit. Shumë gra vazhdojnë të vuajnë nga aknet edhe në moshë të rritur, por me pak kujdes e zgjuarsi, ky problem mund të zgjidhet...

Në disa raste, puçrrat vazhdojnë të qëndrojnë edhe pas moshës 22 vjeçare, bile edhe në të 30-at dhe të 40at.

Pse ndodh kjo? Arsyet janë të shumta dhe të ndërlikuara. Ka gra që kanë tendencë të kenë akne vazhdimisht ose herë pas here dhe të tjera që kanë lëkurë të pastër edhe në moshë të re. (Vijon nga faqja 3)

- Po patjetër që prostitu- cion është dhe është e ndaluar me ligj. Nëse në Shqipëri, si jashtë, do të jenë të lejuara masazhet erotike, do të ishte shumë e drejtë. Do të kisha shumë dëshirë të dëgjoja për hapjen e një qendre të tillë, sepse kjo na shpëton edhe neve. Kështu do të quhemi vërtet terapiste dhe atje ku bëhen masazhe erotike, të shkojnë të gjithë klientët që u pëlqen ai lloj shërbimi. Jo të vijnë në këto qendra ku shohin vajza me uniformë, të edukuara, të shkolluara e profesioniste dhe të kërkojnë një gjë të tillë.

- Mendon se do të kishin guximin njerëzit të futeshin në një qendër të deklaruar të masazheve erotike? A nuk jemi ne një shoqëri që na pëlqen të mbajmë maskën e puritanizmit?

- E vërtetë, por ka një zgjidhje edhe për këtë... Mund të hapen qendra që ofrojnë të gjitha llojet e masazheve, ama, te kasa të shënohet masazh erotik dhe të jetë e aprovuar nga shteti. Mua më duket shumë normale kjo gjë.

- Nga eksperienca që ke, ç’mund të më thuash, janë shtuar apo janë pakësuar kërkesat për masazhe të tilla?

- Ka një ndryshim nga viti në vit. Para një viti nuk ka qenë kaq shumë sa është në 2016-ën.

- Pse mendon se janë shtuar?

- Ka shumë arsye: Sepse janë hapur shumë qendra të

Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e akneve?

Hormonet janë një nga shkaktarët kryesorë të akneve. Puçrrat fillojnë të dalin në ditët e para të ciklit dhe mund të qëndrojnë derisa ai të mbarojë. Edhe gjatë ovulimit mund të kesh ndonjë puçërr. Pas moshës 30-35 vjeçare, kur niveli i estrogjeneve fillon të ulet në organizmin e femrës, disa gra vuajnë nga një periudhë acarimi e akneve derisa trupi i tyre mësohet me nivelin e ri hormonal.

Dieta me shumë yndyrna, sheqerna, ëmbëlsira, kripë, si edhe duhani e alkooli ndikojnë në daljen e puçr- rave.

G jend ja shpirtërore ndikon në shfaqjen e akneve. Ekzistojnë puçrra që dalin kur jemi në gjendje të keqe emocionale, kur jemi të mërzitur dhe me humor të keq. Kjo gjendje ndikon në lëkurë, ul mbrojtjen e organizmit, i cili nuk mund të luftojë më kundër baktereve që infektojnë poret e lëkurës e që shkaktojnë puçrrat. Nervozizmi, ankthi dhe stresi rrisin adrenalinën dhe kolesterolin, dy substanca që shtojnë puçrrat.

Lodhja dhe mungesa e gjumit, formojnë jo vetëm rrathët poshtë syve dhe shtojnë rrudhat, por favorizojnë gjithashtu edhe shfaqjen e puçrrave. Pushimi dhe fjetja e mirë janë thelbësore kur vuan nga aknet. Për këtë arsye, nuk është çudi që pas një periudhe pagjumësie, puçrrat të rishfaqen.

Mjekimet. Je duke marrë qetësues, valium ose antidepresivë? Një nga efektet dytësore të përdorimit të tyre mund të jetë shfaqja e puçr- rave. Pi pilula kontraceptive? Zakonisht, kur merr pilula kontraceptive aknet zbuten, por te disa gra ato kanë efekt të kundërt. Nëse kështu ndodh edhe me ty, këshillohu me gjinekologun.

Çelësi i një higjiene perfekte

Megjithëse masat që duhet të merren për luftimin e akneve janë të shumta, thelbësore në parandalim dhe luftim mbetet higjiena. Hapi i parë: Hiqni tualetin duke përdorur një pambuk të njomur me një locion që heq grimin, për lëkurë me puçrra, që të mos ketë yndyrë. Pastroni zonat me akne. Hapi i dytë: Lagni fytyrën me pak ujë dhe pastaj, me një xhel pastrues, lani fytyrën duke e masazhuar lehtë me mollëzat e gishtave. Hapi i tretë: Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe të ftohtë për të mbyllur poret. Hapi i katërt: Thajeni lëkurën me një pecetë të pastër dhe të butë, vetëm duke e mbështetur pecetën mbi lëkurë e pa e sforcuar atë që të mos stimulohen gjëndrrat dhjamore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.