Rrëfen një fizioterapiste Prostitucioni i qendrave të masazhit në Tiranë

Intervista - - AKTUALITET -

tilla, se tashmë është përhapur fjala, se femrat kanë marrë kot, se papunësia është e madhe, njerëzit nuk kanë lek, etj etj. Ndoshta x vajzë mund të ketë familje e fëmijë dhe nuk e paragjykoj fare, sepse do të mbajë fëmijët dhe për ato 100 euro që i merr bakshish, do ta bëjë se s’bën. Por, ka edhe nga ato që u ka lezetuar leku, sepse kjo punë vetëm për lekë bëhet. Pastaj, në Shqipëri ka shumë maniakë, që duken që nga shkëlqimi i syve, që zgjedhin vajzën më simpatike, apo me trupin më të bukur...

Ne nuk e kemi kulturën e masazhit, nuk i dimë vlerat e tij. Masazhi është antibiotik, lufton shumë sëmundje, rregullon qarkullimin e gjakut, zemrën, herniet, problemet neurologjike e psikologjike, dhimbjen e kokës e shumë të tjera, përveç vetive të tij relaksuese. Klientët që bëjnë çdo muaj një masazh terapeutik, kanë shpëtuar nga dhimbjet e mesit, të qafës, të këmbës e kontrakturat e ndryshme...

- Pse thua se ne, shqiptarët, nuk e kemi kulturën e masazhit?

- Të huajt e dinë çfarë mirë çfarë është masazhi dhe e bëjnë ndarjen mes masazhit terapeutik dhe atij erotik. Me një komunikim shumë të mirë ata të pyesin që në fillim nëse ofrohet “happy ending”, apo masazh erotik. Ti u thua se jo, të kërkojnë të falur, të falënderojnë dhe në atë moment, mbyllet ky diskutim. Ata pastaj janë klientë të rregullt. S’kanë paragjykime për ambientin, për luksin, apo lyerjen e qendrës, ata shohin shërbimin, ndërkohë që në Shqipëri nuk shikohet shërbimi, por luksi...

- Më trego një situatë të sikletshme me një klient që kërkon më shumë se një masazh...

- Klientit ne i japim mbathje të vogla, boksera, ose pantallona të shkurtëra, por ka edhe nga ata që ne u themi t’i mbajnë të brendshmet dhe ata i heqin fare. Gjithsesi, nuk është problem, pasi vendosim një peshqir të madh që i mbulon të gjithë trupin. Normalisht, masazhi fillon ndërsa klienti është në pozicionin përmbys dhe sjellja e tij e keqe fillon kur ti u bën masazh këmbëve. Nuk pranojnë t’u bësh masazh shputën e këmbës që është e rëndësishme për të gjithë trupin e njeriut, por pjesën nga gjuri e lart, deri në brendësi të kofshës, ndërkohë që në këtë pjesë të trupit nuk bëhet masazh. Pasi mbaron pjesa e trupit mbrapa, kur nis t’u masazhosh duart, të kapin duart dhe mundohen të të prekin anash, si padashje. Këto janë shenjat e para të ngacmimit. Klienti dallohet që në lëvizjet që i bën trupit, në mospranimin e hedhjes së peshqirit, fillon të bëjë komplimente, të të pyesë si quhesh, nga je, a je beqare, a bën masazhe jashtë punës... Pastaj nis të të thotë se do të të japë bakshish. Në njëzet minutat e fundit të njëorëshit të masazhit vjen momenti kur klienti do të kthehet para. Kjo është pjesa më e vështirë sepse klienti thotë se nuk e do peshqirin sepse “në x qendër (e thonë emrin e qendrës) nuk e bëjnë me peshqir”. “Edhe jashtë nuk e bëjnë me peshqir”, thonë, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Klientët mundohen ta largojnë peshqirin nga organet gjenitale, të kapin dorën dhe ta vendosin në organin e tyre. Vazhdojnë të thonë se masazhin e duan thellë në brendësi të kofshës, gjë që nuk lejohet, sepse këtu fillon pjesa e masazhit erotik. Te fytyra dhe koka nuk e duan fare masazhin sepse kanë ardhur me një qëllim tjetër...

- Ku nuk u bindesh këtyre kërkesave, çfarë ndodh?

- Arrihet deri në acarim. Unë jam munduar ta përfundoj masazhin shpejt e shpejt dhe klienti ka ikur gjithë nerva, duke përplasur ndonjë gjë. Njëherë një kolege nuk e bëri masazhin deri në fund, e bëri 45 minuta dhe ai nuk pagoi 3000 lek, por 2500, se pse e nxori më herët, ndërkohë që arsyeja pse e nxori më herët ishte sepse ajo ishte aq e mërzitur nga ngacmimet e tij sa nuk mund të vazhdonte më... Kur ata që kanë shumë pushtet na largohen si klientë, ne shpresojmë të mos thonë për ne llafin e keq dhe të mos na prishin punë me biznesin sepse ata janë përgjegjës të shumë zyrave. Të them të vërtetën, deri tani nuk na ka ndodhur ndonjë gjë e keqe.

- Ka ndodhur t’ju kërkojnë shërbime të tilla edhe klientet femra?

- Neve nuk na ka ndodhur, por kam dëgjuar se kjo ndodh në qendrat që kanë masazhatorë meshkuj...

- Me sa di, çfarë ndodh në qendrat e tjera me personazhe të famshme të politikës apo ekranit?

- Ka klientë shumë të pasur, me poste të larta, personazhe të njohura, edhe gazetarë e drejtues emisionesh shumë të famshme, që bëjnë masazh trup me trup, ku vajza nga koka deri te këmbët bëhet me vaj dhe bën gjithçka, deri në marrëdhënie seksuale me klientin. Ai i jep 100 apo 200 euro dhe ajo i bën të gjitha për të. Kjo është shumë e përhapur këto muajt e fundit... Unë njoh deputetë, njerëz shumë të pasur, në krah të ministrave sot për sot, dikur kam hasur edhe ministra, edhe drejtorë që kanë ofruar 2000 euro nëse vajza pranonte të kryente marrëdhënie seksuale. Edhe ambasadorë ka patur, po gjithmonë ata që e kanë origjinën nga Shqipëria, apo nga Kosova. Jemi shumë maniakë...

Sot, pronaret femra që kanë qendra të mëdha masazhi, kur marrin punëtore të re, u dërgojnë mesazh të gjithë klientëve për t’i njoftuar dhe patjetër, në katër punëtore të reja, dy janë vajza që bëjnë masazhe erotike. Në një qendër pak larg nga qendra e Tiranës, pyeteshin punëtoret me detaje edhe ku shkonin pas punës, donin të dinin çdo gjë për vajzat, kanë apo nuk kanë lidhje sepse në këtë qendër të gjithë klientët bënin seks, apo masazh erotik dhe vajzat largoheshin nga ajo punë të tronditura. Në një qendër tjetër, ku pronari është mashkull, çmimi është 3000 lek për masazh terapeutik dhe 5000 për masazh erotik. Nëse klienti paguan 5000 lek, pronari i detyron vajzat ta bëjnë atë për të cilën klienti ka paguar dhe i japin asaj 500 lek, përveç bakshishit të klientit, kuptohet, që varion nga çfarë mund të ofrojë ajo... 100 euroshi mund të jepet për gjëra më të vogla sesa marrëdhëniet seksuale.

- Për ta mbyllur pas gjithë këtyre që thamë, kam një pyetje personale për ty: A ndihesh e paragjykuar që bën këtë punë?

- Shumë, jashtëzakonisht shumë, po ngelemi beqare... (Qesh) Ka një mendim të përgjithshëm se kush është masazhatore, e bën edhe këtë gjë, por kjo nuk është e vërtetë. Janë më të pakta ato që ofrojnë shërbime erotike, sesa ato që janë fizioterapiste të mirëfillta...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.