Vida Kunora: Asgjë nuk do kisha bërë ndryshe!

Intervista - - MUZIKE -

Fabjola Kuburi: - Koncertet live janë të vetmet që mbushin jetën tënde artistike apo ka shumë për të treguar për Vida Kunorën?

Vida Kunora: - Unë kam mbi 20 vjet që merrem me muzikë, u jam përkushtuar më shumë koncerteve, jo se kam diçka kundër mbrëmjeve, por sepse nuk kam shumë kohë t’u përkushtohem të dyjave. Janë pjesa më e bukur e jetës sime artistike, janë frymëmarrje për mua, janë aq të bukura dhe unë i kam tashmë pjesë të pandashme të jetës sime.

- … dhe bukur!

- Sepse ashtu e ndiej t’i përshkruaj, ashtu si janë në të vërtetë.

- Bashkëpunimet e tua më të mira i ke me…

- Kam bashkëpunuar dhe vazhdoj të bashkëpunoj me një këngëtare të mrekullueshme si Anjeza Ndoj, me të cilën kam edhe koncertet më të shumta, ajo është një pjesë e bukur e karrierës sime. Anjeza është aq e talentuar dhe ne jemi kompletim i njëra-tjetrës në muzikë, jemi të dyja nga Veriu, kemi karakter të njëjtë, kemi seriozitet dhe përzemërsi në punë dhe në shoqëri. Unë e kam për zemër dhe ajo është mikja ime më e mirë.

- Çfarë mundohesh të sjellësh me performancat e tua? Më trego pak për klipin e ri që sapo ke realizuar...

- Është një këngë të cilën unë e kam kënduar shpesh nëpër dasma e gëzime familjare dhe ma pëlqenin kaq shumë sa më thonin që ta shoqëroja më klip, sepse është vërtet një këngë dasme shumë e bukur. “Hidhet vallja kuq e zi” e ka titullin dhe uroj që të pëlqehet me klip aq sa u pëlqye kur u dëgjua pa klip. (Buzëqesh)

- Të gjithë këngët, të zonës së veriut i ke apo jo?

- Unë jam nga zona e veriut vetë dhe njihem për këngët e kësaj zone, por nuk është e thënë që kam kënduar apo këndoj këngë vetëm të kësaj zone. Kam edhe dy balada shumë të bukura, njëra prej të i përshkrove aq cilave, “Unë pa ty jetoj kot” ka patur goxha sukses. Jam munduar me i stërpik nga pak të gjitha, sepse një këngëtare e vërtetë këtë duhet të bëjë.

- Mendon se këngëtarët kanë mjaftueshëm hapësira sot apo u janë “zaptuar në njëfarë mënyre?

- Ka edhe hapësira për të treguar veten. Nuk e diskutoj që ka edhe flluska apo kërpudha pas shiut, por siç dalin, ashtu edhe ikin vetë. (Buzëqesh)

- Si i përgjigjesh dashamirësisë së publikut shqiptar ndaj muzikës tënde?

- Ndoshta edhe ky është çelësi i suksesit im; jam shumë e dashur me publikun tim. Jam shumë e afrueshme, nuk di të kem kthyer një përgjigje me nota mendjemadhësie, i dua dhe i respektoj të gjithë ata që e vlerësojnë dhe e duan punën time.

- Kujt i je më tepër mirënjohëse për atë çka ke arritur deri tani?

- Zotit që më ka dhuruar zërin, vullnetin për t’u marrë me atë që dua më shumë dhe si çdokush, familjen time, bashkëshortin që më jep hapësirë të mjaftueshme të realizoj me sukses dhe pa strese punën që bëj.

- Je tip që i llogarit gjërat apo thjesht jeton momentin?

- Pak me llogari, pak me momentin, por më shumë eci me llogari.

- Cilat janë gjërat që të japin më tepër bezdi?

- Me japin bezdi thashethemet. As nuk bëj, as nuk dua t’i dëgjoj.

- Me çfarë syri e sheh çdo gjë që realizon?

- Jam shumë kritike ndaj vetes, kërkoj shumë e më shumë.

- Çfarë të ofron tregu muzikor shqiptar? Po ai i huaj?

- Unë nuk jam paragjykuese për asnjë rrymë muzikore, secila ka vendin e vet për aq kohë sa publiku i do. Unë përqafoj çdo preferencë të publikut dhe nuk kam pse gjykoj njërën apo tjetrën rrymë.

- Do të sakrifikoje gjithçka për muzikën?

- Ggjithçka jo, ndoshta deri në njëfarë pike, sepse e bëj me shumë dashuri dhe pasion, por kur vjen puna për të sakrifikuar gjëra të mëdha, jo.

- Çfarë të mjafton për t’u ndier e lumtur?

- Unë jam njeri që di ta lumturoj veten, ia krijoj vetes komoditetein e të ndierit mirë, madje që në mëngjes jam e buzëqeshur sepse ndihem shumë e kënaqur me atë që kam.

- A e përjetojnë artistët dashurinë ndryshe nga njerëzit e thjeshtë?

- Janë pak më shumë të ndjeshëm, i shikojnë gjërat me më shumë detaje dhe i përjetojnë ndryshe, më intensivisht.

- Çfarë sheh të përbashkët mes muzikës dhe jetës?

- Muzika është puna ime. Kam lënë punën si mësuese për muzikën.

- Nëse unë them: muzika sot… Ti, si do ta vazhdoje fjalinë?

- Muzika sot e përgjithmonë mbetet gjëja më e bukur për njeriun. Unë nuk e konceptoj jetën pa muzikë.

- Më thuaj disa këngë të tuat që janë më të kërkuarat nga publiku?

- Kam shumë këngë që publiku im i ka të preferuara por “Djemtë e Malsisë teme” është një ndër këngët më të kërkurara. Meqë të gjithë u këndojnë femrave, mendova që unë t’u këndoj meshkujve. (Buzëqesh) Kjo këngë është aq e kërkuar sa kanë arritur ta kërkojnë deri në 13 herë në një koncert apo në një dasmë ku kam qenë e ftuar. - Si është për ty një person të cilin nuk do të doje ta humbisje kurrë?

- Kam shumë njerëz që nuk dua t’i humbas kurrë... Duhet të jetë si unë, të më ngjasojë në karakter, në personalitet, në mendime, në veprime.

- Sa për qind të asaj që e ke dëshiruar gjithmonë, e ke realizuar deri më sot?

- Kam realizuar gjithçka kam dëshiruar. Ndoshta pak me vonesë, por gjithmonë ia arrij. Po nuk u nise, nuk arrin kurrë. Kjo vlen edhe për ty. (Buzëqesh)

- Çfarë do të konsideroje si arritjen tënde më të madhe?

- Kam një familje shumë të mirë, kam një vajzë që studion për Mjekësi, një djalë gjimnazist, një bashkëshort të mrekullueshëm, një punë që e bëj me shumë dashuri. Ndihem e kompletuar.

- Janë ëndrrat dhe këmbëngulja fort në to apo talenti, ai që të sjell suksesin?

- Unë i besoj fatit, por edhe këmbëngulja ka të bëjë shumë. - Ke ndonjë talent të fshehur? - Profesionin tënd do ta kisha bërë shumë bukur. (Buzëqesh)

- Si po i kalon këto ditë të fundit pranverore dhe ku do të të gjejë stina e nxehtë?

- Çdo fundjavë në fluturim. Nëse bie tërmet në tokë, unë shpëtoj në ajër. (Buzëqesh)

- E mban mend cila ishte kënga jote e preferuar e fëmijërisë?

- “Dorë përdorë me luleborë”, ka qenë kënga që unë këndoja në teatrin “Migjeni” në Shkodër kur isha ende fëmijë e vogël.

- Kam dëgjuar që këngëtarët e dasmave janë ata që marrin fitimet më të mëdha sot. Ti, ç’mendim ke?

- Edhe unë mendoj njësoj, të njëjtin mendim kam me ty. (Qesh) Dasmat janë shumë fitimprurëse, shumë të bukura e të veçanta. I dua dhe shkoj me qejf, madje familjarët me pyesin edhe për organizimin sepse unë i kam mësuar ritualet shumë mirë.

- Duke u rikthyer pas në kohë me mendime, çfarë mendon se duhet ta kishe bërë ndryshe?

- Çdo gjë ka ndodhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, asgjë nuk do kisha bërë ndryshe.

- Nëse ndodh të mos jesh në formë, si ia ben për të fituar energji?

- Ka shumë raste që nuk jam në formë. E vetmja gjë që marr është ndonjë injeksion për fuqi, e bëjnë të gjitha këtë. Për të tjerat jam tërësisht bio, nuk konsumoj as cigare, as alkool. (Buzëqesh)

- Cilat janë projektet e fundit me të cilat po merresh aktualisht?

- Përveç klipit që sapo kam realizuar, deri në fillim të tetorit, do jem e angazhuar me dasmat dhe më pas kam plan të bëj një album, por më mirë t’ia lëmë kohës së duhur.

- Çfarë do na thuash pa të pyetur, në fund të kësaj interviste?

- Që ti je shumë e mirë njëherë, je shumë e dashur me ne dhe në duhet të jemi të mira me ty. (Buzëqesh) Falënderoj dhe përshëndes të gjithë publikun tim kudo që është, mikeshën e zemrën sime Anjezën dhe doja të përmendja edhe punën e jashtëzakonshme që po bën mikesha ime Bora, e cila jeton në Gjenovë në Itali, një vajzë pukjane shumë e mirë e cila kohët e fundit po më organizon gjithçka përsa u përket koncerteve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.