Sarasi dhe Kumudi bëjnë dashuri

“Sarasvatiçandra”

Intervista - - TELENOVELA -

Ndërsa zhvillohet ceremonia e martesës së Sexhalit, Kumudi i thotë Sarasit që, nëse ka guxim, le t’i propozojë në sy të të gjithëve. Sarasi del para të gjithëve dhe i thotë Vidias se ka për të thënë diçka që ka lidhje me Kumudin. Ai thotë se kur i tha “jo” propozimit të të atit për t’u martuar me Kumudin, as që e dinte emrin e saj dhe se kishte vendosur të mos martohej që të mos provonte një dhimbje tjetër si ajo që provoi kur humbi të ëmën...

Sarasi fejohet me Kumudin

Sarasi thotë para të gjithëve se kishte ardhur në atë vend për t’i thënë drejtpërdrejt “jo” Kumudit, por sa më shumë përpiqej të largohej prej saj, aq më i lidhur ndihej me të dhe se filloi ta dashuronte. Ai thotë se tashmë dëshiron të ndajë gjithçka me Kumudin dhe se ka vendosur të jetojë me të. Këto fjalë e lumturojnë Kumudin, por në të njëjtën kohë shokojnë Gumanin. Dogba i jep atij bekimin e saj. Sarasi i kërkon Vidias dhe së shoqes dorën e Kumudit. Edhe babai i Sarasit i kërkon babait të Kumudit dorën e vajzës së tij për të birin. Vidia i thotë Sarasit se ka patur gjithnjë besim tek ai dhe pranon. Kumudi është ekstremisht e lumtur, ndërkohë që Gumani po zien nga inati. Dogba i thotë asaj se Sarasi ka folur me gjuhën e nënës së tij dhe se tashmë, ajo po i mbron fëmijët e saj prej Gumanit.

Sarasi e Kumudi kalojnë natën bashkë

Mamaja e Kumudit takohet me Sarasin dhe e falënderon atë për lumturinë që i ka falur së bijës. Ajo i thotë se tashmë ai është djali që ajo gjithmonë ka dashur të ketë, pas dy vajzave dhe i kërkon të kujdeset gjithmonë për Kumudin. Nga ana tjetër, babai i Sarasit takohet me Kumudin dhe e falënderon atë që e shpëtoi Sarasin nga frika që kishte prej lidhjeve dhe që e afroi atë me të birin. Gumani flet me të birin dhe planifikon kthimin e Sarasit tek ai, në Dubai. Sarasi dëshiron ta dëgjojë nga goja e Kumudit nëse përgjigjja për propozimin e tij është “po” dhe lë një takim me të, por Gumani e ndjek nga pas...

Ndërkohë që dhëndrri e nusja shkëmbejnë kurorat e luleve, që simbolizojnë martesën, të njëjtën gjë bën edhe Kumudi e Sarasi, në një ambient të veçuar. Ata afrohen më shumë me njëri-tjetrin, gjë që i shtyn të kalojnë së bashku në një nivel tjetër. Dy të rinjtë, të dashuruar e shumë të tërhequr pas njëritjetrit, bëjnë dashuri.

Kumudi pendohet dhe grindet me Sarasin

Pas kësaj që ndodh mes tyre, Kumudi mbyllet n ë dhomën e saj duke qarë, e penduar për veprimin që ka bërë. Umeshi i telefonon Kumarit, për t’i thënë se duhet të takohen në darkë sepse ka lajme të mira për të, por ajo e mbyll telefonin sepse shikon të ëmën. Kur telefoni bie sërish, e hap Dogba, që dëgjon Umeshin të thotë vendin e takimit. Dogba nis të pyesë veten se me kë takohet e bija. Sarasi e gjen Kumudin duke qarë. Ajo i thotë se kanë bërë një mëkat, megjithëse ai përpiqet ta bindë se nata që kanë kaluar bashkë ka qenë nata më e bukur e jetës së tij dhe se në fund të fundit, ajo është gruaja e tij. Duke e parë se ajo nuk bindet, ai nis të nervozohet dhe i thotë se nëse mendon se ky ishte një mëkat, nuk duhet ta fajësojë veten, sepse ishte ai që bëri gjithçka dhe ikën.

Gunijali mëson gabimin e së bijës

Dogba i kërkon llogari Kumarit se sa kohë ka që e gënjen dhe ajo ia kthen se e gënjen për aq kohë sa edhe ajo vetë e gënjen për të atin. Sarasi bisedon me të atin për biznes dhe ky i fundit i thotë se shumë shpejt duhet të vendosin për ditën e dasmës së tij. Kumudi ndihet shumë në faj para së ëmës, e cila i kërkon t’i hapë zemrën. Kumudi i rrëfen asaj gabimin që ka bërë dhe i kërkon që ta rrahë. E ëma e përqafon dhe i kërkon që ta harrojë këtë që ka ndodhur dhe të mos i tregojë askujt për të.

Gumani dëgjon bisedën e tyre dhe gëzohet. Ajo përballet me Kumudin dhe nis ta pyesë se çfarë ndodhi që pas takimit të ëmbël që pati me Sarasin dhe që i bëri ata të jenë në luftë me njëri- tjetrin. Umeshi takohet me babain e Ku- marit dhe i kërkon atij dorën e saj, ndërkohë që ky i fundit përgatit hakmarrjen ndaj Dogbës.

Gumani i bën shantazh Kumudit

Kumudi i shkruan një letër Sarasit, ku i kërkon të falur për fjalët e rënda që i ka thënë. Ajo i thotë se është e shqetësuar vetëm sepse ka thyer besimin e prindërve të saj, por beson plotësisht në dashurinë e tij. Pa mundur ta shikojë dot në sy njeriun që do, ajo e lë letrën pranë krevatit të tij dhe ikën, por letra bie në dorën e Gumanit. Kjo e fundit vjen te Kumudi dhe i thotë se nëse mendon se e ka fituar Sarasin, e ka gabim. Ajo i thotë se ka në dorë një provë të fortë, letrën e saj, që do ta thyejë krenarinë e Vidias.

Gumani i tregon nënës së Kumudit letrën e kësaj të fundit. Gunajali i thotë se është në dijeni të asaj që ka ndodhur dhe se duhet t’i falin fëmijët e tyre përderisa shumë shpejt do të martohen. Gumani thotë se Sarasi mund të mohojë sërish martesën me Kumudin, por ky futet brenda dhe i thotë se nuk ka për ta bërë kurrë këtë.

Sarasi i del kundër Gumanit

Sarasi i del n ë mbrojtje Kumudit, duke thënë se ajo ka qenë dhe është e pastër. Sarasi ia bën të qartë Gumanit se Kumudi është gruaja e tij dhe se nuk lejon atë që ta fyejë. Kumudi i dëgjon këto fjalë dhe gëzohet. Gumani përpiqet ta bindë të shoqin se lidhja e Kumudit me Sarasin nuk do të zgjasë. Kumudi takohet me Sarasin dhe i kërkon të falur që e quajti gabim natën e kaluar së bashku. Ata ndihen më të lidhur se kurrë. Gumani përpiqet të afrohet me Kumarin dhe i thotë asaj se mund ta ndihmojë për t’u lidhur me të dashurin. Laksminandani kërkon të caktojnë sa më shpejt datën e dasmës, pasi do që ta marrin Kumudin me vete në Dubai. Sarasi cakton ditën e dasmës, pas pesëmbëdhjetë ditësh.

Kumari takohet me të atin

Kumari takohet me Umeshin dhe Gumani i ndjek. Vidia i kërkon Dogbës t’i tregojnë gjithçka Kumarit, por ajo i thotë se nuk mund t’i tregojë se ishte Dogba që e futi të atin e saj në burg. Umeshi i thotë Kumarit se do t’i propozojë për martesë dhe e prezanton me të atin. Ajo e përqafon dhe ai i tregon se ka qenë Dugba ajo që e ka futur në burg. Kumari i thotë se askush nuk do ta ndajë më prej tij. Gumani gëzohet nga kjo. Kur kthehet në shtëpi, Gumani e pengon bisedën e Kumarit me të ëmën. Më vete, Gumani e bind Kumarin të mos i tregojë së ëmës se e ka takuar të atin, pasi kjo do të jetë më e mira për të. Dani i telefonon Sarasit për ta uruar për fejesën dhe i thotë se do të vijë në Indi.

Umeshi është i martuar. Dani njihet me Kumarin

Gu - mani shkon ta takojë Umeshin për t’i thë në se do ta ndihmojë të martohet me Kumarin. Rastësisht, ajo mëson se Umeshi është i martuar dhe ka dy fëmijë. Gumani e ndihmon Kumarin të gënjejë familjen e të shkojë të takojë Umeshin. Kumari i thotë se do të kishte dashur që e ëma të ishte si ajo. Ndërsa del, Kumari bëhet me baltë nga një makinë e bukur që kalon në fshat. Në timon është Dani, djali i Gumanit, i cili i kërkon të falur dhe ofrohet ta shoqërojë me makinë në shtëpi, kështu që ata vijnë së bashku në shtëpinë e Vidias. Sarasi me Danin janë shumë të dashur me njëri-tjetrin, gjë që nuk i pëlqen aspak Gumanit. Ajo nis të tallet me Kumudin kur Dani i thotë asaj se i ka sjellë dhuratë veshje perëndimore...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.