Rahmiu bie në kurthin e Harunit

Intervista - - TELENOVELA -

Xhihani qëllon Ozanin

Ozani vazhdon të sillet keq me të atin dhe situata mes tyre acarohet shumë, gjë për të cilën Xhihani fajëson Dilarën. Kerimani nis ta shantazhojë Hazallin, tashmë që ajo e di të vërtetën e saj dhe Hazalli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të sillet mirë me hallën. Xhihani del në një drekë me Hazallin dhe Gylserenin. Hazalli e akuzon këtë të fundit se e ka braktisur dhe nis ta ngacmojë se është Dilara ajo që nuk e lë atë të kthehet pranë saj.

Dilara me Harunin vazhdojnë të planifikojnë udhëtimin e tyre të përbashkët në Dubrovnik, për të çuar Hazallin në qendrën terapeutike. Haruni e fton atë të hanë darkë bashkë. Kerimani futet fshehurazi në dhomën e Dilarës dhe nis të mrekullohet me bizhuteritë e saj, por dëgjon një zhurmë dhe del me shpejtësi jashtë. Pasi ka dalë, ajo vë re se ka marrë me vete vathët e Dilarës dhe nuk ka më mundësi t’i fusë në dhomë.

Ozani fton Xhansunë e trishtuar që të dalin bashkë, por në oborr ai shkëmben fjalë shumë të rënda me Xhihanin. Ky i fundit, pa i duruar dot fjalët e të birit, e qëllon atë me shpullë, skenë që e shikon edhe Xhansuja. Ozani ikën nga shtëpia, ndërsa Xhansuja ndihet e zhgënjyer nga i ati.

Haruni e pret Dilarën në darkën romantike që ka përgatitur për të në varkën e tij, ku ka vënë edhe kasetat me muzikën që dikur u pëlqente të dyve. Dilara e shikon nga larg, por në momentin që do të shkojë tek ai, Xhansuja i telefonon për t’i treguar

Kerimani i bën shantazh Hazallit

Gylsereni shkon të takohet me Xhansunë, e cila e akuzon se e vetmja gjë që ka dashur është të bëjë një jetë prej gruaje të pasur. Gylsereni i flet shumë ashpër duke i treguar se ka qenë ajo vetë që e ka parë se si është sjellë dhe se ajo nuk ka pranuar kurrë ndihmë nga askush, por ka punuar pa u ndalur natë e ditë. Pasi i flet së bijës, Gylsereni ikën, duke e lënë atë të menduar.

Xhihani pendohet për sjelljen e tij ndaj Ozanit, por ky i fundit nuk i përgjigjet as në telefon. Kerimani e regjistron me telefon Hazallin fshehurazi duke ecur e duke folur për faktin që po ua mban të fshehtë të gjithëve faktin që ajo nuk është e paralizuar. Dilara shkon te Xhihani dhe i kërkon atij të divorcohen sa më parë.

Kerimani i tregon Hazallit se e ka regjistruar ndërsa ecën dhe i kërkon asaj të gjejë mënyrën për të kthyer vathët e Dilarës në vendin e vet. Hazalli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t’i bindet. Alperi bisedon me një

Rahmiu nga ana tjetër ka rënë në kurthin e përgatitur nga Haruni. Ai i kërkon një të njohurit të tij që t’i bëjë ftesë Rahmiut të shkojë të luajë në kazinonë e tij. Rahmiu nuk i shpëton dot tundimit për të luajtur, sidomos kur pronari i kazinosë, me urdhër të Harunit, i kërkon atij të luajë pa limit, pasi nëse do të humbasë, do t’i mbetet borxh pronarit dhe Harunit.

Haruni ndihmon Ozanin

Apartamenti i Ozkanit kthehet në gjendjen e mëparshme dhe ky i fundit shkon të marrë familjen e tij për ta kthyer atje. Megjithëse Kerimani nuk dëshiron, ajo është e pezullon të gjitha llogaritë e tij bankare. Gjendja në ndërmarrjen e tij është si mos më keq tashmë dhe Xhihani nuk di se si do të dalë nga kjo gjendje. Plani i Harunit për ta shkatërruar atë po ecën për mrekulli.

Derja i kërkon ndihmë Jëlldërëmit për të nxjerrë të shoqin nga burgu dhe ai i garanton se do ta bëjë këtë. Dilara shkon ta takojë Ozanin në punën e tij të re dhe i kërkon atij ta lërë atë punë e të kthehet në shtëpi. Ozani tregohet i vendosur për të vazhduar me jetën e tij dhe i thotë asaj se nuk do që ta shikojë më të atin me sy. Atëhere Dilara i tregon se ka vendosur të ndahet nga Xhihani dhe se tashmë ai nuk do të vijë më në shtëpinë e tyre.

I habitur nga gjithë këto ndryshime, Ozani del shëtitje, por ngatërrohet me disa djem në rrugë dhe nis të rrihet me ta. Haruni që e shikon nga larg, shkon me njerëzit e tij dhe e nxjerr nga sherri. Pa i thënë asgjë, kur sigurohet se Ozani është mirë, ai ikën. Ozani mbetet i habitur nga ky njeri i çuditshëm...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.