8 pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të lidheni me një koleg

Intervista - - INTIMITET -

Ne të gjithë kemi parë, provuar apo menduar për lidhjet në punë. Disa thonë se është një ide shumë e keqe (fillojnë thashethemet, ose situata të rrëshqet në punë nëse ndaheni), ndërsa të tjerë thonë se janë të përkryera (je me kolegët tetë orë në ditë dhe keni të paktën një gjë të përbashkët). Por çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo në lidhjet në punë?

Mendimi i specialistit

Aktualisht mendohet se kalon kaq shumë kohë në zyrë dhe në internet, sa këto janë medoemos vendet ku mund të takosh partnerin/en e ardhshëm. Ka edhe nga ata (më rrallë) që lidhen në palestër, në supermarket, apo kafene, sepse ato janë vendet e vetme ku shkojnë njerëzit sot. Meqë njeriu kalon një të tretën e jetës në punë, nuk është e çuditshme që romancat të fillojnë pikërisht atje. Kjo është kohë e kaluar me njerëz që i njohim dhe, teorikisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë vrasës apo maniak.

Një sondazh i bërë nga siti CareerBuilder tregoi se afro 40% e të punësuarve kishin pranuar se kishin një lidhje romantike me një koleg/ e dhe afro një e treta e këtyre lidhjeve përfundonin në martesë. Duke konsideruar se janë afro 8 miliardë njerëz në këtë planet, lind pyetja se pse duhet të zgjedhësh një koleg zyre për partner, me gjithë rrezikun e thashethemeve, tmerrin nëse gjërat shkojnë keq, ose edhe pushimin nga puna? Po në fakt, askush nuk e di se ku godet dashuria e vërtetë. Ajo mund të ndodhë në punë, ashtu si në dasmën e një kushëriri, apo te dyqani i bukës. Pse duhen vënë parametra arbritrare në diçka kaq të rëndësishme? Sigurisht, janë me qindra raste të kolegëve që kanë gjetur dashurinë në punë, janë martuar dhe më pak kanë jetuar të lumtur. Aktualisht, thotë ai, suksesi i kësaj rruge do të varet prej teje, prej partnerit tënd, shefit, mjedisit të punës dhe nga shumë faktorë të tjerë. Të takon ty të vendosësh dhe të peshosh pro-të dhe kun- dra-t, nëse do të lidhesh, apo më mirë t’i evitosh lidhjet në punë. Para se të marrësh këtë vendim, ja se çfarë pyetjesh duhet t’i bësh vetes:

1. A është ky person shefi apo i varur direkt prej teje?

Nëse përgjigjja është po, atëherë qëndrojini larg. “Mund të lindin probleme kur lidhesh me dikë prej të cilit je i varur, ose që varet direkt prej teje”, thotë specialisti. Nëse shefi ( që ndodh të jetë edhe partneri yt) të çon për drekë, ose të ngre në detyrë, njerëzit do të fillojnë të thonë se ky është favorizim dhe se ti nuk i ke fituar këto me meritë. Gjithashtu, është problem nëse ti e meriton rritjen në karrierë, por partneri nuk e bën, sepse ka frikë se njerëzit do ta quajnë favorizim. Ki parasysh edhe këtë: Nëse gjërat nuk shkojnë mirë në lidhjen tënde me një të varur, atëherë ai/ajo mund të deklarojë se është një ngacmim seksual, ose se mjedisi i punës është armiqësor.

2. Cili është rregulli i shoqërisë në këtë drejtim?

“Rregullat e ndërmarrjeve në këtë drejtim kanë kaq shumë variacione, sa mund të kesh shefa të butë, me rregullta strike, ose pa rregulla fare”, thotë specialisti. Disa ndërmarrje bëjnë një zgjedhje të ndërgjegjshme për të mos i përfshirë këto raste në rregullat e veta për “ngacmimet seksuale”. Me apo pa rregulla, dashuria ndodh. Kështu, në mungesë të rregullave të shkruara dhe/ ose interpretimit të tyre, ka një barometër të përbashkët: Mendimi yt praktik. Ky duhet të mbizotërojë gjithmonë.

3. Sa afër punon me këtë person?

Nëse keni njëfarë distance dhe personi tjetër punon në një departament tjetër, kat, ose ndërtesë tjetër, kjo do t’i bëjë gjërat më pak të sikletshme, të rrëmujshme dhe sfiduese. “Nëse nuk jeni në një situatë konkurrence në punë, kjo do t’i lehtësonte gjërat”, shton specialisti.

4. A mund të funksionojë kjo lidhje?

Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen e një lidhjeje, por ti duhet ta marrësh shtruar për ta përfytyruar atë. “A është ajo krejtësisht jorealiste? Keni shumë gjëra të përbashkëta? Mund të ndodhë që të krijoni një lidhje që ka filluar në punë t’ju afrojë, sepse ndani të njëjtat interesa dhe mund të mbështesni njëri- tjetrin. Vetëm ti mund të peshosh pro-të dhe kundra-t e kësaj lidhjeje dhe të marrësh vendimin e duhur”, thotë specialisti.

5. I ke marrë në konsideratë pasojat?

A mund të të kufizojë kjo lidhje në karrierë? Do ta urreje punën nëse gjërat nuk do të funksiononin? Ekziston rreziku të prishësh marrëdhëniet me miqtë në zyrë? Mund të jetë e vështirë të mendosh për fundin e lidhjes dhe se sa mund të të lëndojë ajo kur sapo ke rënë në

6. Je i përgatitur t’i tregosh punëdhënësit detaje të lidhjes tënde?

Disa punëdhënës kërkojnë t’ua shpjegosh me të shkruar natyrën e lidhjes tënde. Kjo gjë mund të të kërkohet nëse ka ndonjë konflikt interesash me një të punësuar ose klient (qoftë edhe me të tretë, shitës, etj). Qëllimi i punëdhënësit është transparenca e plotë. Ai do të sigurohet se ti vepron me ndërgjegje të plotë dhe do të mbrojë punonjësit e vet dhe të tjerët nga akuzat në të ardhmen. Ty mund të të jepet një paralajmërim me gojë, ose me shkrim, se çdo gjë që pengon kryerjen e punës mund të rezultojë në pushim nga puna. Kjo është dhe pjesa më zbavitëse...

7. A mund të jeni ju të dy diskretë?

Vetëm ti dhe partneri e dini si mund ta menaxhoni këtë aventurë romantike, për shembull, a do të jeni të eksituar deri në atë pikë sa të dëmtoni përqendrimin tuaj, të hutoni të tjerët, ose në përgjithësi, t’ju pengojë të ecni përpara. “Çdo situatë është e ndryshme, por ajo që ka rëndësi është se si ju të dy do të notoni në ujëra të turbullta dhe si do të reagojnë menaxherët dhe kolegët tuaj”, thotë specialisti.

8. Çfarë do të ndodhë nëse tjetri ngrihet në detyrë?

Tani, rregullat ndryshojnë. Ti papritmas do të jesh e lidhur me shefin, ose me dikë në drejtori që mund të thotë fjalën e vet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo në vendimet që ndikojnë në punën tënde. Vetëm pranoje se ke marrë përsipër një rrezik, ku në rastin më të keq do të gjendeshe në një marrëdhënie shef/punonjës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.