1. Ai shtrëngon duart

Intervista - - INTIMITET -

Zakonisht, ne themi se sinqeriteti është virtyti më i çmuar, sepse të shpëton nga shumë telashe të tjera. Megjithatë, ka gjëra që nuk thuhen, por as nuk është e lehtë t’i kuptosh. Për shembull, ti pyet veten nëse je e mirë në shtrat dhe, nëse partneri, bashkëshorti, apo i dashuri yt ndihet mirë kur bën seks me ty. Sigurisht, të vjen zor ta pyesësh për këtë, leqë edhe po e pyete, ka shumë gjasa të të thotë gënjeshtra. Mos u shqetëso, për këtë jemi ne këtu, për të gjetur disa shenja bazë që do të tregojnë nëse partneri që ke përballë e shijon vërtet seksin me ty dhe nëse ti je vërtet një mbretëreshë seksi, siç e mban veten. Kështu, pra, lexoji me vëmendje, sepse mbase kjo temë do të të ndryshojë jetën.

Kjo, sipas ekspertëve, është shenja bazë se një burrë është në ekstazë dhe është gati të bërtasë. Pra, nëse ndjen të ushtrojë pak më shumë forcë dhe presion në krahët e tij, të pasmet ose ndonjë pjesë tjetër të trupit gjatë seksit, është shenjë e sigurt se ti po bën diçka shumë mirë.

2. Do edhe më

Nuk është logjike kjo? Kush nuk do ta donte prapë diçka kaq të jashtëzakonshme?! Kjo s’do të thotë se kur nuk kërkon një raund të dytë nuk të ka pëlqyer ( ekziston edhe mundësia të jetë i lodhur ose që po përballon vështirësi të tjera objektive). Megjithatë, nëse e ke lodhur vërtet, por mbledh forcat e fundit dhe do edhe vazhdim, atëherë mund të fillosh të vetëshpallesh mbretëreshë e seksit, sepse e tillë je!

3. Vazhdon të ketë dëshirë

Çfarë bëjnë burrat pas seksit, në përgjithësi? Kthejnë kurrizin dhe fillojnë të gërhasin. Ose flenë afër teje, ose ikin në shtëpinë e tyre, duke iu marrë këmbët. Megjithatë, në rastin kur partneri yt, pas seksit, fillon të të përkëdhelë, të të puthë dhe në përgjithësi, nuk mund të shkëputet prej teje, ose shkon në shtëpinë e vet dhe fillon të të dërgojë njërin mesazh pas tjetrit, atëherë dije se kjo mbrëmje do të qëndrojë gjatë në kujtesën e tij.

4. E shpreh me fjalë

Nëse, për shembull, mbaruat punë dhe ai shtrihet i lodhur në shtrat duke thënë: “O Zot, ishte një mrekulli!”, ky është një tregues serioz se ai ia kaluar mirë dhe... jo pa shkak.

5. I hyn punës për të mësuar... gjëra të reja

Sigurisht! Nëse ti je personifikimi i epshit, i fantazisë dhe i jep me shumicë tjetrit momente kënaqësie dhe lumturie, atëherë edhe ai (në rastin kur nuk është mosmirënjohës), do t’i futet punës të provojë gjëra të reja, që të ta shpërblejë të mirën që i bën. Në këtë pikë, i themi edhe një bravo të madhe, sepse e meriton.

Ju qe keni strese, ankth, fiksime, brenga, nervozizem, dhimbje koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshe, drejtohuni te Psikolog, Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme edhe me neuropsikiatrin Dr. Abaz Quko. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit Selman Stermasi (ish-Dinamo), tek nisja e autobusëve për Athinë. Merrni ne Cel. 0692255562 per të fiksuar takimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.