Çfarë dini për djegiet nga dielli?

Intervista - - TEST -

Vera po afron e bashkë me të, edhe banjot e diellit dhe larja në det. Dihet tashmë se djegiet e diellit janë të rrezikshme për lëkurën dhe për të evituar këtë, ne përdorim kremra me faktorë mbrojtës. Megjithatë, ka raste që digjemi. A dini si të veproni në këto raste, çfarë rreziku sjell kjo dhe çfarë metodash përdoren për të lehtësuar djegien? Bëni testin tonë, për ta zbuluar:

1. Një djegie e keqe nga dielli në fëmijëri, shton rrezikun e kancerit të lëkurës. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 2. Njerëzit me lëkurë të errët nuk digjen nga dielli dhe nuk rrezikohen nga kanceri i lëkurës. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 3. Kanceri i lëkurës ndodh vetëm në vendet e ekspozuara ndaj diellit. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 4. Nuk është mirë të bësh solar në moshë të re sepse... a. Bëhesh rezistent ndaj kremërave me SPF. b. Shtohet rreziku i kancerit të lëkurës. c. Vështirëson nxirjen me kalimin e kohës. 5. Kur nxiheni, nuk keni më nevojë për krem. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 6. Grimi mund ta mbrojë lëkurën tuaj nga dielli. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 7. Xhami i dritares mund ta mbrojë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 8. Cilat nga kapelat e mëposhtme ofron mbrojtje më të mirë ndaj diellit? a. Një kapelë bejsbolli b. Një kapelë me strehë të gjerë c. Që të dyja janë njësoj. 9. Rrobat e errëta të mbrojnë nga dielli më shumë se ato me ngjyrë të çelët. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 10. Syzet me ngjyrë të errët, bllokojnë më shumë rreze ultravjollcë se ato me xhama me ngjyrë të çelët. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 11. Cilat ilaçe ju bëjnë të digjeni më lehtë në diell? a. Pilulat kontraceptive b. Ibuprofeni c. Diuretikët me thiazid d. Të gjitha së bashku 12. Cilat zona të trupit prek më shpesh melanoma, kanceri më vdekjeprurës i lëkurës? a. Hundën dhe veshët b. Krahët dhe duart c. Qafën dhe gjoksin d. Kurrizin dhe këmbët 13. A skadon kremi me faktor mbrojtës kundër diellit? a. Po b. Jo 14. Kremi i diellit dëmton koralet. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 15. Vaji i kokosit mund të përdoret si krem mbrojtës ndaj diellit. a. Po b. Jo 16. Cila nga gjërat e mëposhtme e lehtëson më shumë lëkurën e djegur? a. Qumështi b. Aloe vera c. Kamomili d. Të gjitha së bashku 17. Çfarë këshillon Shoqata Amerikane e Dermatologëve për të shëruar lëkurën e djegur nga dielli? a. Të vini një pecetë me ujë të ftohtë mbi të. b. Të çani flluckat me ujë. c. Ta lyeni zonën me alkool.

Përgjigjet

1. Përgjigjja e saktë është a-ja. Fëmijët rrezikohen më shumë nga dielli, sepse lëkura e tyre digjet më lehtë. Lëkura e një bebeje mund të digjet në më pak se 10 minuta. Fëmijët gjithashtu kalojnë shumë kohë jashtë dhe nuk përdorin krem dielli. Mbajini bebet nën 6 muaj larg diellit dhe mbrojini ata me rroba dhe kapela. Lëkura e tyre e hollë është shumë e njomë për krem dielli. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja. Çdokush mund të digjet. Njerëzit me ngjyrë shpesh diagnostikohen më vonë nga kanceri i lëkurës, sepse ekziston një mit se vetëm ata me lëkurë të bardhë mund të sëmuren nga kjo sëmundje. 3. Përgjigjja e saktë është b-ja. Kanceri i lëkurës mund të ndodhë kudo në trup. Ekziston një lidhje e fortë mes ekspozimit në diell dhe dy kancereve më të shpeshta (që nuk janë melanoma) të lëkurës, si karcinoma bazike e qelizave dhe karcinoma me luspa. Këto më shumë dalin në fytyrë, në veshë dhe në duar. 4. Përgjigjja e saktë është b-ja. Rreziku i melanomës është shumë i madh, 75% më i lartë te njerëzit që e përdorin solarin para moshës 25 vjeçare. Solarët përdorin edhe rreze UVA edhe UVB, njësoj si dielli. Nxirja me to dëmton lëkurën, gjë që përshpejton plakjen e saj, si edhe shton rrezikun e kancerit. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja. Edhe nëse nxiheni, ju mund të digjeni. Në fakt, rreziku 0 nuk ekziston. Nëse ju rrini shumë në diell, e ekspozoni lëkurën ndaj rrezeve ultravjollce. Lëkura e nxirë është e dëmtuar, gjë që shton rrezikun për kancer dhe përshpejton procesin e plakjes së saj. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja. Kërkoni kremra hidratantë, tone sysh, krem-pudër dhe buzëkuqë që kanë SPF. Pudrat mund t’i ndihmojnë këto produkte, që të fiksohen në lëkurë. Evitoni buzëkuqët me shkëlqim, apo shkëlqyesit, që mund të tërheqin rrezet ultravjollcë në buzët tuaja. Nëse doni atë pamjen e buzëve të lagura, në fillim aplikoni një buzëkuq e më pas, një shkëlqyes. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja. Rrezet UVB nuk e kalojnë xhamin, por ato UVA, po. Ja, pse duhet të përdorni një krem me SPF me faktor të paktën 30 çdo ditë, edhe kur rrini brenda, por jeni të ekspozuar në diell. 8. Përgjigjja e saktë është b-ja. Megjithëse kapelat e bejsbollit mbrojnë kokën ku rriten shumica e kancerve, ato i lënë faqet, mjekrën dhe zonat e tjera të ekspozuara. Në këtë rast, është më mirë të përdorni një kapelë me strehë të madhe, të paktën 7 cm të gjerë. Është më mirë kur streha përkulet nga poshtë. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja. Rrezet ultravjollcë depërtojnë më shumë në rrobat me ngjyrë të çelët. Për t’i bllokuar sa më shumë ato, vishni rroba me ngjyrë blu të errët, ose të zezë, ose me ngjyra të ndezura, si të kuqe apo portokalli. Rrobat me thurje të dendur mbrojnë më shumë se ato me thurje të lirshme. Nëse mund të shohësh nëpërmjet cohës kur e ngre atë lart, rrezet dëmtuese të diellit mund të dëmtojnë lëkurën. Disa rroba tani kanë një faktor mbrojtës nga rrezet e diellit. 10. Përgjigjja e saktë është b-ja. Që të dyja mund ta bëjnë mirë punën. Kërkoni syzet që shkruajnë “UV absorption up to 400 nm” (thithje e rrezeve UV deri në 400 nanometër). Kjo do të thotë se këto syze bllokojnë 99% të rrezeve ultravjollcë, krahasuar me 70% të shumicës së tyre. Syzet e diellit janë të rëndësishme, sepse 1 në 10 kancere godasin qepallat e syrit. Dielli gjithashtu mund të shtojë rrezikun e perdes, degjenerimit të bebes dhe djegies se saj (keratitis), si edhe kancerit të syrit. 11. Përgjigjja e saktë është d-ja. Ashtu si ibuprofeni, edhe ilaçet e tjera që lehtësojnë dhimbjet, mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj diellit. Kështu veprojnë edhe disa ilaçe antidepresive, sulfonilurea për diabetin, ose tetraciklina dhe shumë antibiotikë të tjerë. Kur ju jep një ilaç, pyeteni doktorin tuaj nëse ai ju bën më të ndjeshëm ndaj diellit dhe pyeteni edhe për ilaçet që merrni para se të bëni pushimet në plazh. 12. Përgjigjja e saktë është d-ja. Shumica e kancereve prekin pjesët më të ekspozuara të trupit, si fytyrën, veshët, qafën, pjesën e brendshme të krahëve dhe duart. Melanoma është ndryshe, ajo prek më shpesh pjesën e sipërme të kurrizit te burrat dhe pjesën e poshtme të këmbëve dhe kurrizin, te gratë. Ja, pse është e rëndësishme të vihet kremi në të gjithë trupin. 13. Përgjigjja e saktë është a-ja Përbërësit aktivë në krem (si zinku dhe dioksidi i titanit) duhet të qëndrojnë efikasë deri në 2-3 vjet, megjithatë, është mirë të mos e përdorni kremin pas datës së skadencës. Shikojeni shishkën tuaj me krem nëse ka të printuar datën e skadencës. Nëse ajo ka kaluar, hidheni. Nëse nuk ka datë të shkruar, atëherë është mirë të shkruani datën e blerjes. Shenjat se një krem ka skaduar, përfshijnë ndryshime në pamjen e jashtme të tij dhe ndonjë erë të pazakontë. 14. Përgjigjja e saktë është a-ja. Sipas një studimi të vitit 2008, të publikuar në revistën “Environmental Health Perspectives”, kimikatet e kremërave mund të shkaktojnë viruse në një algë të quajtur zooxanthellae, që ekziston brenda specieve të koraleve. Zooxanthellae-t u japin koraleve energji ushqimore, nëpërmjet procesit të fotosintezës. Pa të, koralet ndryshojnë ngjyrë në të bardhë dhe vdesin. Ky proces quhet zbardhje e koraleve. 15. Përgjigjja e saktë është b-ja Në një studim të publikuar në revistën “Pharmacognosy Research”, u pa se vaji i kokosit kishte një faktor mbrojtës vetëm 8. Federata amerikane e shëndetit këshillojnë të përdoren kremëra me SPF 15 ose më shumë. Sipas tyre, vetëm ato që kanë këtë SPF mund të konsiderohen si krem mbrojtës nga dielli. 16. Përgjigjja e saktë është d-ja. Qumështi ose kosi janë të mirë për të trajtuar lëkurën e djegur, për shkak të acidit laktik. Lëreni qumështin për 20 minuta mbi lëkurën e djegur dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Kamomili gjithashtu përmban substanca qetësuese, ndërsa aloe vera, e cila përdoret më shpesh për lëkurën e djegur, jo vetëm që e lehtëson atë, por ndihmon edhe në rigjenerimin e indeve të dëmtuara. 17. Përgjigjja e saktë është a-ja Ja, cilat janë hapat që propozon Shoqata Amerikane e Dermatologëve në rast se keni djegur lëkurën:

Vini një pecetë të pastër dhe të lagur me ujë të ftohtë në lëkurë çdo 10-15 minuta gjatë gjithë ditës.

b. Përdorni spërkatës hidratant me aloe vera, apo sojë për të ndihmuar qetësimin e lëkurës që djeg.

c. Merrni ibuprofen për të qetësuar dhimbjen dhe reduktuar enjtjen. d. Pini më shumë ujë që të parandaloni dehidratimin. e. Mos i ngacmoni flluckat, për të penguar infeksionin dhe shenjat e plagëve që mund të ngelen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.