Fatima Ymeri: Do të rikthehem në muzikë!

Intervista - - SPEKTAKEL -

të gjithë ndjekësit e gazetës “Intervista”. Po, është e vërtetë që martesa me Edlirin dhe lindja e vajzës Ajsi, ishte një nga dhuratat më të bukura që më kanë ndodhur në jetë. Po ashtu, kjo ishte edhe arsyeja pse u shkëputa për një kohë pak të gjatë nga karriera ime muzikore, por kjo s’do të thotë se hoqa dorë. (buzëqesh)

- Dhe kisha dëgjuar diçka... Por më trego pak më shumë ti vetë!

- Unë sapo kam përfunduar këngën time më të re dhe bashkë me Edlirin, që është kompozitori i këngës, kemi vendosur ta sjellim me videoklip. Kënga do jetë e rrymës dancehall. Është punuar shumë për këtë projekt dhe shpresoj që gjithë mundi të shpërblehet në fund.

- Fatima, ti ke bashkëpunuar me një nga ikonat e muzikës shqiptare, Dr. Florin. Çfarë ke marrë nga muzika e tij?

- Unë kam pasur fatin që të kisha dy bashkëpunime me Dr.Florin. Ka qenë një nga artistët e parë që më ka mbështetur shumë sepse ai besonte tek unë dhe unë jam shumë krenare dhe e vlerësuar që kam qenë krah një artisti të madh në skenë si Dr.Flori, i cili ende është mes nesh.

- Rikthehesh pas një shkëputjeje. Si mendon se do të pritet ky rikthim?

- Shkëputja nuk është e mirë për një artist. Në raste të veçanta ndodh që artisti të shkëputet për një periudhë për arsye menaxhimi, ndërsa rasti im ishte një shkëputje për arsye të rëndësishme në jetën time, siç është familja. Unë mendoj dhe shpresoj të pritem shumë mirë.

- Duket sikur gjithë sa të rrethon tani, është një ëndërr e bukur. Ke qenë dhe je një vajzë e dhënë pas ëndërrimeve?

- Gjithkush ka në jetë ëndrra dhe ëndrrat janë vërtet të bukura, sidomos kur i realizon. Një nga ëndrrat kryesore ka qenë që unë të kisha një familje, gjë që Zoti ma dhuroi dhe ëndrra tjetër është rruga e artit që po vazhdoj ta ndjek.

- Kujt ia dedikon gjithçka ke arritur deri tani?

- Kam dy persona të veçantë të cilët janë mbështetja ime kryesore në çdo hap. E para, që më ka shtyrë dhe më ka ndjekur hap pas hapi, është nëna ime që ka sakrifikuar shumë që unë të arrija diçka në jetë dhe i dyti është Edliri, bashkëshorti im, gjithashtu edhe kompozitori i të gjitha këngëve të mia, por dhe të shumë artistëve të tjerë.

- Sa dhe si ndikoni ti dhe Edliri te njëri-tjetri profesionalisht?

- Patjetër që ne jemi një familje dhe domosdo flasim bashkë dhe diskutojmë për çdo projekt që realizohet, qoftë nga ana ime dhe anasjelltas. Me pak fjalë, s’bëjmë dot pa njëri-tjetrin. (Buzëqesh)

- Ndonjë nga këngët e tua, reflekton emocione të tuat, personale?

- Nga këngët që unë kam realizuar deri tani nuk është se ka pasur një dedikim special, por do të veçoja këngën me Dr.Florin “Pasion”, ku teksti ka shumë të përbashkëta me dashurinë dhe historinë tonë.

- Po ta konsideroje veten një nxënëse në muzike, Edliri do të ishte mësuesi më i mirë?

- Besoj se Edliri do të më llastonte dhe do të më mbante me hatër. (Qesh) Edliri ka qenë një mësues i mirë në jetën time, pasi ai më ka këshilluar dhe korrigjuar në shumë gjëra përsa i përket muzikës, por do të veçoja që ai ka shumë durim dhe i përkushtohet punës me shumë pasion.

- Cila është kënga që do të zgjidhje për të filluar ditën?

- Kënga më shoqëron në çdo moment të ditës, që sa hap sytë dhe deri kur bie për të fjetur, pasi ne jemi një familje muzikantësh dhe tashmë kemi edhe vajzën që nuk na lë më në preferencat tona. Zgjohem me gocën, që pa hapur sytë mirë, ka vënë këngën “O maçok çamarrok”. (Qesh)

- Si është një dashuri si e juaja?

- Dashuria jonë është e plotësuar në çdo aspekt, aq më shumë tashmë që Zoti na ka bekuar me ardhjen në jetë tëAjsit, por pa dashur ta anshkaloj, ne kemi një marrëdhënie shumë të fortë me njëri-tjetrin dhe nuk di çfarë të veçoj. Jemi shumë të lumtur.

- Çfarë mund t’u rrëfesh fansave për Edlirin që ti e njeh nga afër?

- Edliri ka një karakter të fortë, është shumë korrekt përsa i përket punës dhe jetës së përditshme. Sa u përket fansave, Edliri nuk është thjesht një kompozitor. Ai ka edhe një armë të fortë, zërin dhe këndon shumë bukur. Në të ardhmen do ta shihni edhe si kantautor.

- Si e dashuruar, çfarë do t’i thoje një të padashuruari?

- Dashuria nuk është me fjalë, por me ndjenja. Mos rrini me askënd nëse nuk e ndjeni. Duke pasur parasysh sa materialistë janë bërë njerëzit në ditët e sotme, kjo është këshilla ime.

- Përjetimi më i bukur në këtë lidhje...

- Janë shumë perjetime në lidhjen time. Mund të veçoj puthjen e parë, propozimin për martesë, për ta mbyllur me princeshën tonë, Ajsin.

- Cila është e vërteta që ke mësuar rreth dashurisë?

- Nëse dashuron me zemër dhe ndien me shpirt, ajo quhet dashuri!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.