ÇFARË BËRA KËSHTU?

Intervista - - MËKATE -

Përshëndetje! Unë jam Elisa. Për të shkruar histornë time, m’u desh të merrja inkurajimin e mikes sime, e cila m’u ndodh në ditët më të vështira të jetës. Para se t’ju tregoj historinë, dua t’ju vë në dijeni se unë po ju shkruaj nga një qendër e mbyllur ku mbahen refugjatët. Mikesha ime ju ka shkruar historinë e saj dhe të njëjtën gjë, ma kërkoi ta bëj edhe unë. Të gjithë juve që merrni rrugën e emigrimit, ju jap një këshillë: kurbeti është shumë i vështirë dhe janë shumë të rrallë njerëzit që arrijnë ta përballojnë.

Unë jam një vajzë shumë e re, e martuar prej dy vitesh. Bashkë me bashkëshortin vendosëm që të hyjmë në Angli duke menduar se atje do të gjejmë një jetë më të mirë. Sigurisht, paguam një shumë të madhe lekësh për të kaluar me kamion nga Belgjika për në Angli, por atë ditë fati nuk ishte në anën tonë, kështu që policia belge arriti të na kapte. Por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo që dua t’ju tregoj unë është jeta që ne filluam në kamp. Autoritetet aty na krijuan mundësinë që unë dhe bashkëshorti im të jetojmë në një dhomë dhe deri këtu çdo gjë shkonte mirë. Në këtë qendër vijnë njerëz nga të gjitha shtetet. Kishte burra gra, djem dhe vajza të reja. Që të rezistoje duhet të kishe një mendje dhe një zemër të hekurt. Ndër shumë të tjerë, aty ishte edhe një djalë vërtet shumë i bukur, i gjatë, me një fizik të mirëmbajtur nga sporti, flokë dhe sy të zinj. Ishte nga India. Harrova t’ju them se ishte dhe shumë esmer, por ai ishte i vetmi mashkull që bënte shumë figurë në atë qendër. Këtë gjë e dinte edhe ai dhe për këtë arsye, i pëlqente shumë vetja dhe donte të dukej sikur ishte i vetmi burrë mbi këtë faqe dheu. Kjo gjë më nervozonte, më bënte të ndihesha keq. Kudo që do rrije në atë qendër do shikoje vetëm fytyrën e tij. I pëlqente të bënte liderin duke folur gjithmonë me zë shumë të lartë, që të tërhiqte vëmendjen e vajzave që ishin aty.

Në qendër ishte një vend ku ishte një televizor i madh dhe të gjithë rrinin aty për të parë filma. Një ditë u ndodha edhe unë me bashkëshortin tim, duke ndjekur një film amerikan. Bashkëshortit po i dhimbte koka dhe u largua duke më lënë mua aty që të shikoja përfundimin e filmit. Unë isha në terezinë time, kur dëgjova mbrapa meje zërin e këtij djalit. Ai po diskutonte me një femër me një zë shumë të lartë. Në dorë mbaja një telefon celular, të cilin na e kishte dhënë qendra për të folur me njerëzit tanë. Nuk po e duroja dot me dhe, siç e kisha telefonin në dorë, e drejtova nga ai duke u hequr sikur e kisha pult dhe doja t’i ulja zërin atij. Ai e kuptoi këtë gjë, ama jo vetëm ai, por të gjithë ata që ishin aty. Njerëzit filluan të qeshnin dhe kjo gjë e bëri atë që të ndihej keq. Si duket në atë moment ai vendosi të merrte hak ndaj meje. Që prej asaj dite, zëri i tij nuk dëgjohej më nëpër korridore siç bënte dikur; si duket, kishte vendosur të ndryshonte taktikë. I gjithë qëllimi i tij ishte të më bënte mua për vete. Mbas atij veprimi të pamenduar që kisha bërë atë ditë, do të merrja parasysh edhe pasojat. Ai filloi të ishte shumë i sjellshëm me mua, gjithmonë gjente ndonjë cep për të ndenjur duke më vështruar. Dukej që ishte një tip që dinte se si ta bënte për vete një femër. Sa herë që bashkëshorti im largohej për pak çaste, ai më afrohej dhe më fliste në anglisht.

- Je e vetmja femër që më ke bërë për vete. Edhe pse je me burrë në krah, kam filluar të ndiej për ty.

Në fillim i mora me të qeshur fjalët e tij, po në fakt, ai djalë po më bënte që të mendoja shumë për të. Nuk po kuptoja më asgjë, më dukej sikur brenda vetes po rritej një ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë. Ishte një ndjenjë e bukur, por që kisha frikë ta përjetoja. Gjërat filluan të ndryshonin për mua, doja të rrija më shumë pranë tij. Edhe pse nuk mund t’i flisja gjithmonë, më mjaftonte mendimi që ai po më shikonte. Aty kishte femra shumë të bukura, madje më të bukura se unë, por ai nuk ua hidhte më sytë. Shikoja se ai kishte ndryshuar shumë dhe nisa të mendoja se kishte filluar të dashurohej mbas meje. Gjërat mes meje dhe burrit tim sikur kishin filluar të ftoheshin dhe kjo, jo për fajin e tij. Më kishte kapur një ndjenjë e fortë që sigurisht ishte një ndjenjë e çmendur, që po e përjetoja në atë burg të mallkuar. Sa herë që im shoq largohej diku, unë përfitoja që të flisja me të. Ai më lutej që ta lija bashkëshortin dhe më kërkonte të martohesha me të. Më thoshte se nuk ishte ndier asnjëherë kaq i dashuruar sa këtë herë. Ai fliste aq bukur, aq ëmbël dhe serioz, sa unë fillova t’i besoja. Kisha filluar t’i përkushtohesha më shumë atij se burrit tim. Për fat të mirë, im shoq kishte shumë besim tek unë dhe kurrë nuk i shkonte mendja se mund të kisha diçka të keqe në mendje. Unë dhe djali nga India filluam të ndiqnim kursin e frëngjishtes dhe aty kishim më shumë kohë që t’i shkruanim njëri-tjetrit, pasi burri im nuk vinte në këtë kurs. Si të thuash, aty ishte edhe takimi ynë, ku gjenim pak liri. Në mënyrë të fshehtë, i shkruanim njëri-tjetrit fjalë dashurie në gjuhën angleze dhe ai gjithmonë vizatonte dy zemra të bashkuara dhe inicialet e emrave tanë. Ju nuk e keni idenë sa shumë e prisja që të vinte ora e frëngjishtes, që unë dhe ai të ishim bashkë. Letrat e tij nuk mundesha t’i grisja, por i fusja në një xhep xhakete ku nuk i shkonte mendja asnjë njeriu për t’i gjetur.

Thuajse isha në kulmin e lumturisë time, kur djalit nga India i erdhi përgjigje negative nga gjyqi që kishte hapur për të ndenjur në shtetin belg. E gjithë ajo lumturi që më kishte mbërthyer iku menjëherë kur ai më tregoi për përgjigjen që kishte marrë. M’u mbushën sytë me lot; ishte një dhimbje e madhe për mua. Ai do të ndahej prej meje dhe unë nuk kisha mundur që t’i jepja qoftë edhe një puthje të vetme. Në të njëjtën ditë kur ai kishte marrë përgjigjen, unë përfitova nga situata kur të gjithë burrat kishin dalë për të luajtur me top përjashta dhe u futa në dhomën e tij. Ai ishte vetëm dhe përgatiste valixhen për t’u larguar kur unë u futa brenda dhe iu hodha në qafë duke qarë. Ai më kapi nga beli, më shtrëngoi fort dhe filloi të më puthte pa mbarim. Çdo gjë po ndodhte me shumë shpejtësi, ndjenja për të ishte aq e fotë saqë nuk po mundesha t’u rezistoja puthjeve. Në pak minuta unë u bëra e tija e gjitha. Ishte çasti më i bukur, po edhe më i trishtuar i jetës sime. Mbas asaj që ne kaluam bashkë, ai më tha me qetësi:

- E gjitha kjo ishte një lojë. Unë nuk të dua ty dhe as që të kam dashur ndonjëherë. Kjo ishte një hakmarrje për situatën e keqe që ti më bëre të kaloja për fajin tënd. Asnjë femër deri më sot nuk më ka bërë të ndihem i poshtëruar deri në atë pikë, kështu që kjo është përgjigjja ime...

Kur ai po m’i thoshte këto fjalë, nuk po u besoja dot syve të mi. E gjithë ajo ishte një lojë, një veprim i pamenduar bëri që unë të përjetoja marrëzinë më të madhe të jetës sime. Mbas asaj dite, gjeja momente kur unë rrija vetëm në dhomë dhe qaja për marrëzinë që kisha bërë, nuk mundem që këtë gjë t’ia fal vetes asnjëherë. Ngushëllohem me faktin që bashkëshorti im nuk arriti të mësojë asnjë gjë nga kjo histori, përndryshe unë do të isha shkatërruar si njeri. Ja, pra, këtë doja t’ju thoja, se kampet ku mbahen emigranët nuk janë zgjedhja më e mirë që mund të bëni, sepse ndodh edhe kështu... kur fëmijët të jenë pushim, i marrim. Për ne, kjo është lumturia, të rrimë me fëmijët, - dhe ia bëra me shenjë gruas time të rrinte urtë.

Ai debat nuk vazhdoi kurrë më dhe dita e kthimit erdhi e ne u kthyem në shtëpinë tonë në Tiranë. Nga ajo ditë, gruaja ime asnjë natë nuk vë gjumë në sy pa qarë një apo dy orë përpara. Nga gjithë ajo mërzi që e kapi, kaloi një trombozë që i dëmtoi këmbën e djathtë. Sot ecën me paterica sa për të shkuar në banjo sepse dëmtimi është i pariparueshëm. Djali ynë i vetëm nuk erdhi në spital për të parë të ëmën kur i ra tromboza, edhe pse ndenji një muaj e shtruar. Nusja e djalit merr në telefon të paktën dy herë në javë për të pyetur si jemi. Ne e justifikuam te të gjithë njerëzit tanë që nuk merrte dot leje, e justifikuam që na ka dërguar para që t’u jepnim mjekëve, e justifikuam që na sjell para për të blerë ç’të na shohë syri.

Vetëm diku nuk e justifikuam dot: NË ZEMRAT TONA! Sh.

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.