Ty do të të them po

Intervista - - POSTA -

Ti luan me heshtjen dhe druhesh të thuash Kam kohë që e ndiej, e projektoj me sy I hedh poshtë të gjitha... Mjafton të më duash Do të thoja Po! Do të jem me ty. Do të thoja Po, dy shpirtëra bashkuar Mjafton të të kem ty, s’ka vend për të tjerë E gjerë zemra jote, oqean i kulluar Përmbi tokë të gjallë. Bashkë dhe si të ndierë. Të kem sytë e tu dhe dorën mbi dorën time Asgjë tjetër s’dua. As ti mos kërko Edhe fundin zgjedh... Më faltë nëna ime Vdekjes së sigurt do t’i thoja “PO” Nuk i shoh barrierat. S’kam vesh për të ligjtë Vepër e poshtër e atyre që duan të ndal Do të jem me ty, te ty, për ty Në më quajtshin shenjtore apo të përdalë Sikur kundër të kem edhe një mijë vetë Nuk pyes për njeri... As fis dhe as farë Dëshirë paçin të gjithë t’më bëjnë biografi Dorën më mbaj fort. Jemi të pandarë. Por si një tregti s’e dua dashurinë Nuk vlen një peshore, e flak me zemërim Heshtja e te dyve të tregojë historinë Dashuria jeton mbi çdo fjalë, unazë dhe celebrim. Sikur fati kundër një ditë të na dalë dhe qiellin e hapur të kem si strehim Trupi të më nxihet nga dielli dhe acari Do të thoja Po, pa të voglin dyshim. Mjafton të kërkosh edhe do të gjesh Do luash me fatin ashtu si vetë do Derën që trokite hapur do ta kesh. Kur do të më pyesësh... Ty do të të them PO.

Nina Selimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.