Ti ishe endrra ime e pare

Intervista - - POSTA -

Ti ishe ëndrra ime e parë E fundit ëndërr më ishe ti Nuk rrija dot jo pa të parë Dhe kur kish diell, dhe kur kish shi Ti ishe këngë në buzën time Të kisha dritë në syte e mi Ndaj edhe më hyre në kujtime Dhe kaq lehtë nuk del tani Lotët e fundit po derdh tani Duke të thënë lamtumirë Ty që të quajta dashuri Të të harroj e kam vështirë… Lotët e fundit mos m’i shiko Lotët e fundit jo, s’janë për ty Gjersa ti thua se s’më do As unë s’kërkoj më ata sy! Lotët e fundit i derdh për veten Që humba jetë me ditë me orë Duke u ndier e dashuruar Jo me një djalë, por një mizor… Vitore Stefa Leka Përgatiti faqen: Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.