Më trishton kjo heshtja jote

Intervista - - POSTA -

Dua të prehem atje ku je ti, dashuri, Të më falësh si dikur qetësi e ngrohtësi! Pa ty, e humbur lodroj në këtë botë, Çdo çast më përvëlon kujtimet zjarri yt... Kam mall, për ty, oh sa kam mall, Të kërkoj në çdo skaj, po ku je vallë? Se në ëndërr më vjen ti gjithmonë, Si margaritar rrugën më ndriçon... Kur krahët i zgjat e më pushton, dhoma si nën rrezet e diellit avullon... Ti në pëllëmbët e tua më përkund, E unë në ninullat e tua e tëra humb... Ku je tani, përse më je larguar?... Apo me dikë tjetër më ke ndërruar? Unë jam në pritje, si kurdoherë, Petale trëndafili pres nga ti nëpër erë... Eja dashuri, rri gjithmonë me mua, të lodroj e të endem në pafundësitë e tua, Dua këtë fillim tetori bashkë ta gëzojmë, Vjeshtën me zjarr dashurie ta mbulojmë. Më trishton pareshtur kjo heshtja jote, Eja të shëtisim si zogjtë nëpër mote! Psherëtimat e tua më kanë munguar... Të pres të vish natë e ditë e përmalluar!

Luljeta Gjosha Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.