Ikja e Maj-it!

Intervista - - POSTA -

Dua t’i jetoj përjetësisht ditët e majit, në muzgun e freskët të rrugëve pa reklama, ku sytë nuk shohin iluzione ikanake, e gjuhët pushojnë mendimet pa takte. E vërteta është mbretëri për përralla, por maji i ka ngjyrat pa andralla, mbi gjurmë vigane dituria dremit, shpirti gjen qetësi këtë muaj mistik. Ti shikon shpesh një skulpturë të ftohtë, sa herë vjen fundi, i mërzitur në shtëpi, si feniks nis përhumbesh në hapësira bosh, tek zgjon prush zemre me llahtari. Pas majit, dëgjohen gjurmët e reja, arnohen kujtimet ne shkarravinat e ditarit, maj, o maj, i bukur, i pafaj, te cepi i dhomës po luan një fëmijë... (që si të tjerët të pret përsëri ty ...!)

Isidor Koti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.