Forumi njëri-tjetrit... Prindërit nuk më deshën kurrë...

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kur të vdesim është. - Po nuk punove vetë për të ardhmen tënde, asnjëherë nuk do të jetë mirë. Mos rri duke prit, por lëviz këmbë e duar dhe mendje, që të kesh një të ardhme më të mirë.

- Djemve që të vegjël ua ka qejfi sepse janë shumë të ndjeshëm në atë pikë, ama duhet një moshë për këtë gjë, duhet një pjekuri si fizike, ashtu edhe mendore. Mendoj se djemtë mund ta fillojnë marrëdhënien pas moshës 22 vjeçare.

Vajzat pas moshës 18 vjeçe janë gati për gjithçka, ndërsa meshkujt janë gati kurdoherë, ama zhvillohen më me vonesë fizikisht se femrat. Ndaj nga mosha 20 vjeç ndoshta.

- Unë i kam filluar marrëdhëniet në moshën 17 vjeç, ama me një femër më të madhe se vetja dhe që kishte eks- periencë. Plako, si fillim të duhet një femër më e madhe se vetja që ka eksperienca, më dëgjo mua, e kam nga përvoja. S’ke ç’i do këto të voglat, ti i virgjër, ajo e virgjër, nuk do qullosni gjë. haha.

- Nëse është gjithsecila në shtëpinë e vet, do të jeni të mira të dyja. Por nëse do të jetoni në një shtëpi, këtu më duket e vështirë. Sado të mira të jeni, njëra nga ju do të dalë e keqe.

- Nuset janë më të këqia, se vjehrrat përpiqen gjithmonë për të mirën e çiftit, sepse e duan shumë djalin e tyre dhe nuk do t’i bënin kurrë keq. Flas sepse jam vjehrrë vetë. Nusja më ka ardhur me shpatë në dorë që në fillim, me frikën se vjehrrat janë të këqia, por i doli huq.

-Vjehrrat jane me te keqija sepse u duket se nusja u mori djalin. Keshtu qe llastohen para djalit qe te detyrojne nusen ti rrije sus se ndryshe i ndan.

- Do të dëgjoja versionin e saj se çfarë e ka shtyrë ta bëjë këtë gjë dhe pastaj do të vendosja.

- Do ta ndihmoja që ta linte atë rrugë, por nuk do ta braktisja si shoqe. Jo, nuk do të rrija më me të.

- Përshëndetje na rrënqethe mishin me këtë histori. Ty stë paska dashur familja por Zoti të paska dashur shumë që të ka dhënë këtë forcë të madhe për ta përballuar jetën. Më vjen mirë që e paske krijuar familjen ashtu me forcat e tua. Të uroj shëndet ty dhe familjes tënde të re nga unë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.