Kam marrë gjobë 2 milionë për një aksident

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje në lidhje me dënimet me gjobë. Mendoj se jam dënuar jo sipas ligjit, më duket si diçka jo normale. Pata një aksident i cili ishte për faj të kalimtarit. Vërtet u ndjeva shumë keq dhe po paguaj të gjitha shpenzimet në spital për atë person, por nga ana tjetër, polici i zonës e quajti kundërvajtje penale dhe më vuri një gjobë 2 milionë lekë shqiptare. Kjo më habiti dhe patëm një zënkë. Ju lutem, më thoni, si është dënimi me gjobë, ligji çfarë thotë në këtë rast? Mos duhet të hap çësh- tje e të marr avokat për këtë rast? Nikolini.

- I nderuar Nikolin, po të më kishit shpjeguar më qartë se çfarë lloj natyre kishte aksidenti, do t’ju jepja më me detaje mënyren se si duhet të kishit vepruar me ligj dhe nëse është e drejtë apo jo gjoba që ju ka vënë punonjësi i policisë. Sipas ligjit mbi dënimet me gjobë, po ju citoj më poshtë se: Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj. Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose kundërvajtje penale. Për personat që kryejnë krim, gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë lekë. Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 5 milionë lekë. Për per- sonat që kryejnë krime për motive të fitimit të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj përfitimi tjetër material, nëse dispozita penale parashikon vetëm dënim me burgim, gjykata mund të japë edhe dënim me gjobë nga 100 mijë gjer në 5 milionë lekë.

- Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në vendimin e gjykatës. Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë që gjoba të paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre. Kur gjoba nuk paguhet në afatin e caktuar, gjykata vendos zëvendësimin e im dosjeje, mund të depozitohet në Drejtorinë Rajonale të vendbanimit të ri ose në atë të vendbanimit të mëparshëm.

Lëshimi i vërtetimeve mbi bazën e kërkesës së qytetarëve: - Dokument identifikimi; - Kur vërtetimi kërkohet për jashtë shtetit, kërkesa bëhet pranë Drejtorisë Rajonale dhe vërtetimi lëshohet nga DPSHTRR-ja. ni: Hapat që duhet të ndiq-

- Aplikanti paraqet në sportelin përkatës të drejtorisë rajonale me dokumentet e kërkuara;

- Dokumentacioni shqyrtohet nga punonjësi i pranimit dhe kur është i rregullt, pranohet kërkesa për shërbim;

- Qytetari paguan tarifën e shërbimit;

- Kërkohet konfirmim nga ana e Arkivës Rajonale të Regjistrimit të lejedrejtimit, mbi vërtetësinë e kategorive përkatesë të lejedrejtimit të shtetasit;

- Nga ana e pranuesit, plotësohet formulari dixhital i prodhimit të lejes së drejtimit, duke marrë foton dhe nëshkrimin elektronik të qytetarit; Vlefshmëria e lejes së drejtimit kombëtare është maksimalisht deri në 10 vjet dhe i asaj ndërkombëtare, deri në 1 vit. Pagesa për rinovimin e lejes së drejtimit kombëtare është 3500 lekë. gjobës me burgim, duke llogaritur 5 mijë lekë për një ditë burgim. Kur gjoba është dhënë për kryerjen e një krimi, zëvendësimi i saj me burgim nuk mund të kalojë tre vjet, ndërsa kur ajo është dhënë për kryerjen e një kundërvajtjeje penale, zëvendësimi nuk mund të kalojë një vit burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin e dënimit me burgim që parashikon dispozita përkatëse. Kur i dënuari si më sipër, gjatë zbatimit të burgimit, paguan gjobën, gjykata revokon vendimin, duke bërë llogaritjet sipas kriterit të paragrafit 7 të këtij neni.

- Tani në rastin tuaj, do t’ju kisha këshilluar të kontaktoni një avokat, që ta shqyrtoni çështjen në fjalë më me hollësi. Në këtë mënyrë, edhe ju nuk do të keni përplasje me shtetin, edhe merrni atë dënim që është me të drejtë ligjore, gjithmonë duke dëgjuar të dyja palët, të aksidentuarin edhe juve, por edhe punonjësin e policisë me të cilin keni hapur debate. Ndaj kontaktoni vetë me një avokat dhe mos i zgjasni më shumë debatet me punonjësin e policisë, pasi rrezikoni të merrni edhe ndonjë dënim për fyerje apo cënim të policit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.