Si ta rinovoj patentën?

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A mund të më thoni se kur mund ta rinovoj lejen e drejtimit, pra, patentën? Nuk e di se kur mund të nxjerr kartonin e ri dhe çfarë dokumentesh më duhen... Pres një përgjigje.

- Rinovimi i lejes së drejtimit bëhet në rastet kur ju ka skaduar, kur ju është dëmtuar, vjedhur, për tejkalim të afatit të vlefshmërisë e ndryshim të vendbanimit dhe kryhet në zbatim të neneve 123, 124 dhe 125 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Procesi i rinovimit realizohet në Drejtoritë Rajonale në sektorin e Lejeve të Drejtimit. Më poshtë, po ju japim gjithë dokumentacionin që duhet për çdo rast të rinovimit të lejes së drejtimit. Dokumentet e nevojshme për rinovimin e lejes së drejtimit në rastin e tejkalimit të afatit të vlefshmërisë:

- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;

- Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës;

- Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;

- Dokumentin e përcaktimit të grupit të gjakut dhe rehzusit (jo për personat që kanë patur leje drejtimi dixhitale);

- Leje drejtimi ekzistuese origjinale.

Dokumentet e nevojshme për rinovimin e lejes së drejtimit në rast humbjeje, vjedhjeje:

- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;

- Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës;

- Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;

- Dokumentin e përcaktimit të grupit të gjakut dhe rrezusit (jo për personat që kanë patur leje drejtimi dixhitale);

- Vërtetimin e denoncimit të lëshuar nga policia ( shërbimi kryhet pas 30 (tridhjetë) ditëve nga data e depozitimit të denoncimit).

Dokumentet e nevojshme për rinovimin e lejes së drejtimit në rast dëmtimi:

- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;

- Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës;

- Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e push- tetit vendor;

- Dokumentin e përcaktimit të grupit të gjakut dhe rehzusit (jo për personat që kanë patur leje drejtimi dixhitale);

- Leje drejtimi ekzistuese origjinale.

Dokumentet për rinovimin e lejes së drejtimit në rastin e ndryshimit të vendbanimit

Transferim i dosjes së lejes së drejtimit nga një Drejtori Rajonale në një tjetër:

- Dokument identifikimi të lëshuar nga organi i vendbanimit të ri;

- Vërtetim i vendbanimit të ri të lëshuar nga organet përkatëse të pushtetit vendor;

- Leje drejtimit ekzistuese;

- Certifikatë mjekësore, të lëshuar me datë jo më shumë së 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës (vetëm për rastet kur pajiset për herë të parë me lejedrejtimi të re ose kur i ka kaluar afati i vlefshmërisë së lejes pararendëse);

- Dokumentin e analizës së grupit të gjakut dhe rehzusin (vetëm kur pajiset për herë të parë me leje drejtimi dixhitale); Kërkesa e aplikantit së bashku me dokumentacionin për transfer-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.